PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ndizet nga fenerët
2015-03-05 16:59:48 CRI Komenti juaj Printoni

Është "Festa e Fenerëve" dhe pothuajse çdo lagje rrezaton ngjyrë të kuqe. E kuqja është ngjyra më e përhapur gjatë Festës së Pranverës dhe gjithashtu më e preferuar nga njerëzit. Ajo simbolizon gëzim, mirësi dhe shpresë për të ardhmen. Feneri i kuq është zbukurimi më i përhapur gjatë Festës së Pranverës. Fenerët e kanë skeletin me rripa bambuje ose druri dhe mbulohen me vello të kuqe. Feneri i madh ka një diametër prej disa metrash.

Në natën e Festës së Fenerëve hëna ndriçon qiellin e errët, ndërsa mijëra fenerë ndriçojnë tokën.

Festa e Fenerëve ka një histori të gjatë prej mbi 2000 vjetësh.

Sipas traditës kineze, në natën e Festës së Fenerëve, banorët duhet të ndezin shumë fenerë në formën e luleve për të gëzuar këtë festë. Të gjithë anëtarët e familjes dalin jashtë për të admiruar hënën e plotë, fishekzjarrët dhe hanë një lloj ëmbëlsire kineze, që quhet Yuanxiao.

Në lagjen tregtare më të njohur të Pekinit, lagjia Qianmen, në të gjitha dyqanet janë varur fenerë të kuq.

Dita e 15-të e muajit të parë sipas kalendarit bujqësor kinez është festa e "Yuanxiao" – një nga festat tradicionale të Kinës, është gjithashtu fundi i Festës së Pranverës në Kinë.

Kjo festë quhej edhe nata e parë me hënë të plotë e Vitit të Ri sipas kalendarit bujqësor kinez, sepse nata e kësaj dite është me hënë të plotë. Në këtë natë, sipas zakoneve popullore, varen edhe fenerë shumëngjyrësh, prandaj kjo festë quhet edhe Festa e Fenerëve.

Në këtë festë soditja e fenerëve dhe ngrënia e ushqimit Yuanxiao janë dy veprimtaritë kryesore.

Pse varen fenerët në këtë festë?

Sipas gojëdhënës, në vitin 180 parë erës së re, perandori i dinastisë Han perëndimore të Kinës, hipi në fron në ditën e 15-të të muajit të parë të Vitit të Ri sipas kalendarit bujqësor kinez. Për të kremtuar këtë, ky perandor vendosi ta caktonte këtë ditë si festa e fenerëve. Çdo vit në këtë natë ai dilte nga oborri perandorak për shëtitje, për t'u takuar së bashku me banorët. Këtë ditë në çdo familje dhe kudo në rrugë e rrugica vareshin fenerë shumëngjyrësh të formave të ndryshme. Deri në vitin 104 para erës së re , festa "Yuanxiao" u përfshi zyrtarisht në listën e festave të rëndësishme të vendit. Nga ky vendim përpjesëtimet e kremtimit të kësaj feste të fenerëve bëheshin gjithnjë e më madhështore. Sipas rregullave, në vendet publike dhe në çdo familje duhet të vareshin fenerë, sidomos në rrugë të mëdha me lëvizje të shumta, në qendra kulturore duhet të organizoheshin panaire të mëdha mbi fenerët. Banorët, si burra e gra, pleq e fëmijë, sodisnin gjithë natën, gjenin enigma të shkruara në fenerë, kërcenin valle, luanin etj. Kështu këto praktika vazhduan nga viti në vit dhe më vonë u shndërruan në zakone. Sipas shënimeve historike, në vitin 713 të erës së sonë, në kryeqytetin e dinastisë Tang, Çanan, u formua atë natë një "mal i fenerëve" 7 metrash i lartë me mbi 50 mijë fenerë shumëngjyrësh të formave të ndryshme.

Fenerët festivë punohen zakonisht me letra shumëngjyrëshe dhe formohen në figura të ndryshme, ndër to më karakteristikët janë fenerët me figura kuajsh. Mendohet se ky lloj feneri ka një histori mbi njëmijëvjeçare. Një zakon i madh në këtë festë të fenerëve është ngrënia e ushqimit "Yuanxiao", i cili filloi afërsisht në dinastinë Sun (960-1279 të erës sonë). "Yuanxiao" është një lloj ëmbëlsire, përgatitur me miell orizi ngjitës në formë topthi, brenda është i mbushur me frutave etj. Banorët e veriut të vendit e quajnë këtë ushqim "Yuanxiao", kurse ata të jugut të vendit e quajnë "Tangtuan"ose "Tangyuan".

Ky ushqim tradicional ka pësuar tranformime me kalimin e viteve. Sot "Yuanxiao"-t i gjejmë në afro 30 forma të ndryshme, me mushmollë, hide, sojë të kuqe, fara frutash, susam, kakao, gjalp, çokollatë etj. Edhe shijët e kësaj ëmbëlsire janë të ndryshme sipas krahinave. Ajo nga krahinat jugore të vendit, si në provincën Hunan dhe në qytetin Ningbo është me pite të hollë prej mielli orizi dhe shumë e ëmbël, kurse ajo nga Shangai është e vogël.

Përveç soditjes së fenerëve dhe ngrënies së "Yuanxiao-s", në këtë festë organizohen edhe shumë aktivitete të tjera kulturore e argëtuese, si valle etj. Në këto shfaqje marrin pjesë aktivisht si interpretuesit ashtu edhe spektatorët, duke krijuar një pamje madhështore festive gjatë natës së 15-të të muajit të parë të Vitit të Ri sipas kalendarit bujqësor kinez.

Sot, festën e fenerëve populli e kremton edhe me zakone të trashëguara siç është vendosja e fenerëve të kuq. Festivali i fenerëve Zigong në provincën Sëçuan të Kinës jugore dhe festivali i fenerëve prej akulli në Harbin të Kinës veriore janë festivalet më të famshëm turistikë brenda e jashtë vendit.

Gjatë ditës organizohen performanca të ndryshme si kercimi i luanit, i dragoit, kërcimi yangge, paradat e ndryshme dhe rënia e daulleve. Gjatë mbrëmjes, përveç pamjes magjike të fenerëve, fishekzjarrët gjithashtu formojnë një skenë madhështore.

Fenerët gjithashtu i gjejmë edhe në tempuj dhe sheshe. Fenerët tradicionalë bëhen nga letra. Banorëve u pëlqen skicimi i fenerëve duke përdorur figura kafshësh të zodiakut, figura historike, dhe zota të Taoizmit apo Budizmit. Zakonisht subjekti që përdoret më shumë në këta fenerëështë simboli i i kafshës së vitit, psh këtë vit është viti i dhisë. Me përparimin e teknologjisë, edhe forma e fenerëve ka ndryshuar, sot mudn të bëhen fenerë të formave të ndryshme, të ngjyrave të ndryshme dhe madje edhe duke përdoru dritë lazeri me një pamje dhe të vecantë dhe efekte të ndryshme tingujsh.

Karnavalet e Festës së Fenerëve

Zakonisht në sheshet e qyteteve e mëdha ngrihen çdo vit fenerë gjigantë me simbolin e kafshës përkatëse të zodiakut. Rreth këtij feneri gjigant, vendosen shumë fenerë të tjerë nga organizata dhe institucione të ndryshme si dhe nga vende të ndryshme të botës. Më pas vijohet me paradën dhe performancën tradicionale artistike që nis pas mesditësdhe zgjat deri në hapjen e ceremonisë së mbrëmjes. Dhe në fund vijnë fishekzjarrët. Gjithashtu organizohen dhe lojra të ndryshme, dhe ata që fitojnë shpërblehen me dhurata. Ushqimet, dyqanet, lojërat dhe dyqanet me suvenirë, si dhe performancat janë gjithnjë të pranishme pë vendësit dhe turistët gjatë kësaj feste. Karnavalet gjatë kësaj feste do të mbahen për më shumë se një javë.

Festa e Fenerëve në syrin e të huajve

Atmosferës së Festës së Fenerëve duket se nuk i gëzohen vetëm vendësit por edhe turistët dhe të huajt që jetojnë e punojnë në Pekin. Zona më e njohur që preferohet më shumë nga turistët në këtë periudhë është bulevardi Qianmen. Një paradë e veçantë mbahet këtu çdo vit për të festuar këtë festë. Gjatë kësaj parade këndohet, kërcehet dhe mbahen aktivitete të tjera kulturore për të shfaqur thelbin e traditës dhe kulturës kineze.

Në këtë paradë, vizitorët shijojnë performanca të ndryshme kulturore si kërcime akrobacie dhe valle të ndryshme.

Përpara se të fillojë shfaqja, mijëra vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit mblidhen në Bulevardin Qianmen. Megjithëse ka disa prej tyre të cilët nuk e njohin si duhet origjinën e kësaj feste, ata përsëri janë të interesuar dhe pëlqejnë shfaqjet.

Evelyne Werner nga Gjermania është një prej tyre

"Ajo që unë di rreth kësaj festeështë bie në diënt e 15-të të Festës së pranverës dhe njerëzit gjatë kësaj kohe konsumojnë disa ushqime të veçanta karakteristike. Gjithashtu kam dëgjuar se kjo quhet edhe festa e ribashkimit me familjen."

Organizatorët e kësaj feste në Bulevardin Qianmen kanë bërë që atmosfera të jetë festive si dhe të spikatet një ndërthurje e traditës me modernen. Mijëra vizitorë në këtë zonë takohen me kulturën tradicionale dhe me llojet e ndryshme të shijeve pekinase.

Bulevardi Qianmen ka qenë për një kohë të gjatë vendi ku janë zhvilluar panairet e fenerëve. Meqënëse ndodhet diku në qendër të kryeqytetit është një vend ideal për t'u vizituar nga turistët. Shumë prej tyre të mahnitur nga "Deti i fenerëve" nxitojnë të bëjnë sa më shumë foto.Gjithashtu duket se edhe fëmijët janë ata që i gëzohen më shumë kësaj feste, ndoshta ata më shumë se kushdo tjetër.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China