20150221beat |
Super Kina, një dokumentar me shtatë episode është shfaqur në Korenë e Jugut dhe është mirëpritur nga publiku.
Një episod i posaçëm i transmetuar muajin e kaluar, e tregon Kinën si një tërësi demografike, ekonomike me burimet e saj gjeografike dhe fuqinë kulturore.
Prodhues i dokumentarit, Park Jin-hwan, i cili ka punuar në Kinë për shumë vite, thotë mirëpritja e publikut tregon se audienca e Koresë së Jugut është e interesuar për Kinën.
Në Korenë e Jugut, dokumentari është krahasuar me një enciklopedi për jugkoreanët për t'u njohur me Kinën.
Prodhuesit janë duke konsideruar filmimin e një serie të re duke u fokusuar tek ndikimi i ekonomisë së Kinës në Korenë e Jugut.
Kënga 'Happy' e Pharrel Williams materializohet në libër për fëmijë
Pharrel Williams ka siguruar një marrëveshje "të lumtur" për publikimin e një serie librash me figura për fëmijë.
Fituesi i disa çmimeve Grammy arriti një marrëveshje me Putnam Book për Lexuesit e Rinj, ku libri i parë do të jetë i frymëzuar nga kënga e tij "Happy".
Putnam njoftoi më herët këtë javë se libri "Happy" do të publikohet më 22 shtator dhe do të përmbajë fotografi të fëmijëve anembanë botës "që festojë sipas botëkuptimit të tyre të lumturisë."
Libri do të shtypet në 250 mijë kopje.
Sam Smith kthehet në vendin e parë në klasifikimin britanik
Dominimi i çmimeve Grammy e ndihmoi nga Sam Smith-in të rikthehet në vendin e parë të klasifikimit muzikor britanik me albumin "In the Lonely Hour". Albumi u ngjit në vendin e parë nga i katërti ku ndodhej, ndërsa më herët albumi qëndroi në vendin e parë për 38 javë rresht.