20150206culturebeat |
Gruaja e fundit e aktorit të njohur amerikan Robin Williams dhe fëmijët e tij janë përballur në gjykatë për ndarjen e pasurisë.
Në dokumentet e paraqitur para një gjykate të San Francisko në dhjetor, ish-bashkëshortja e aktorit, Susan, thotë se disa nga sendet e tij personale janë marrë nga shtëpia pa lejen e saj.
Robin Williams dhe Zelda[foto nga internet]
Ajo i kërkoi gjykatës që të përjashtojë nga ndarja e pasurisë disa sende, bizhuteri dhe relikte që ajo dhe Williams i kanë përdorur.
Fëmijët, Zachary, Zelda dhe Cody, iu kundërvunë Susan duke e akuzuar atë për "fyerje dhe lëndim të thellë", duke u përpjekur për të ndryshuar marrëveshjen besimit.
Williams vdiq në shtëpinë e tij në gusht. Mjekët ligjorë thanë se ai u vetëvra.
Jay Z kërkon të blejë kompaninë muzikore Aspiro
Këngëtari amerikan Jay Z kërkoi zyrtarisht blerjen e kompanisë së transmetimit të muzikës në internet Aspiro.
Ylli i hip hop-it ofroi 56 milionë dollarë për blerjen e kompanisë skandinave e cila ofron shërbime nëpërmjet platformës Tidal në ShBA, Kanada, Britani dhe vende të tjera.
[foto nga CFP]
Gjithashtu ajo zotëron edhe shërbimin muzikor WiMP në Norvegji, Suedi dhe disa pjesë të tjera të Europës.
Të dyja shërbimet ofrojnë cilësi më të mirë sesa Spotify dhe Pandora, shërbime të cilat janë të shtrenjta, 20 dollarë në muaj.
Festivali i Filmit i Hong Kongut nxjerr në dritë Sylvia Chang
Aktorja, regjisorja dhe skenaristja Sylvia Chang është vendosur në vëmendje të Festivalit të Filmit të Hong Kongut.
13 prej filmave të saj do të shfaqen ditëve të festivalit për të kremtuar karrierën e saj. Mes filmave përfshihet edhe "Murmur of the Hearts", "Legend of the Mountain", "That Day on the Beach", midis të tjerëve.
Ajo do të marrë pjesë edhe në një seminar në qendrën e kulturës së Hong Kongut.
Chang ka një karrierë të pasur me shumë filma dhe çmime të fituar ndër vite.