20150130kulturebeat |
Lady Gaga ka njoftuar se së bashku me Tony Bennett do të këndojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy muajin e ardhshëm.
Këngëtarja e bëri lajmërimin përmes Twitter-it duke shprehur njëherësh edhe eksitimin e saj për këtë bashkëpunim.
Albumi i përbashkët i Gaga-s dhe Bennett-it, Cheek to Cheek, është kandiduar për çmimin e zorimit të mirë tradicional pop. Në këtë kategori konkurron gjithashtu Annie Lennox, Barry Manilow dhe Barbra Streisand.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy do të zhvillohet më 8 shkurt.
Brad Pitt mund të luajë në dramën 'Africa' të Angelina Jolie
Aktori fitues i çmimeve Oscar Brad Pitt është duke ndërmjetësuar të luajë rolin e Richard Leakey në dramën e Angelina Jolie, "Africa".
[foto nga Nandu]
Richard Leakey është një arkeolog që u bë ikonë e luftës kundër vrasjes së elefantëve në fund të viteve '80. Skenari i dramës është shkruar nga fituesi i çmimeve Oscar, Eric Roth.
Fillon xhirimet filmi biografik për Steve Jobs
Kompania filmike Universal Pictures njoftoi nisjen e xhirimeve për filmin biografik mbi figurën e Steve Jobs, themeluesit të Apple.
Filmi drejtohet nga regjisori Danny Boyle dhe ka për protagonist Michael Fassbender.
Skenat e filmit përfshijnë fundin e vitit 1998 kur u hodh në treg për herë të parë një kompjuter iMac, ndërkohë filmi shkon në prapaskenat e zhvillimit dixhital nën drejtimin e Jobs.
Universal njoftoi gjithashtu se listën e aktorëve që do të luajnë në fil, mes tyre Kate Winslet, Seth Rogen dhe Jeff Daniels.
Deri tani nuk është përcaktuar një datë për lëshimin e filmit.