20141222dog |
Qeni
Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet: (1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006)
Foto: 刘必荣/东方IC
Të lindurit në shenjën e Qenit do të shënojnë në 2015 një përparim të madh në karrierë por dhe rritje të të ardhurave. dParashikohen ndryshime të vendin të punës për disa prej personave të kësaj shenje. Dashuria është në rrugë të mbarë për beqarët e kësaj shenje.
Shëndeti - Kujdes shëndetin në periudhën shtator-dhjetor kur do të keni shqetësime me aparatin tretës. Mos abuzoni me pijen dhe duhanin, pasi do të jenë shkaktarë të çrregullimeve shëndetësore.
Karriera - Fati në karrierë do të jetë imoderuar, ndaj shmangni grindjet me pronarët apo punëdhënësit tuaj. Do të vlerësoheni nëse do të punoni i qetë dhe pa përplasje për ide të ndryshme.
Paratë- Do të fitoni disa shuma të konsiderueshme pa u lodhur. Ndoshta një çmim, llotari apo bonus do të trokasë për ju gjatë vitit 2015. Këto para do të ndihmojnë të shlyeni disa borxhe dhe të krijoni buxhetin për pushime.
Dashuria –Nëse hezitoni të hidhni hapin e rëndësishëm për martesë, do të thotë se jeni dyshues për lidhjen tuaj dashurore. Personat e shenjës së Qenit përjetojnë çaste pavendosmërie për një lidhje serioze.
Mariah Carey
Foto: 李乐为 / 东方IC
VIP-a të shenjës së Qenit: Leonard Cohen, Steven Speilberg, Mariah Carey dhe Bertolt Brecht.
Tipare pozitive : I ndershëm, besnik, i vërtetë dhe mik i mire.
Tipare negative: Egoist, ekcentrik, kokëfortë.
Partneritet me: Tigrin, Kalin dhe Lepurin.