20141223rosster |
Gjeli
Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet: (1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993,2005)
Foto: 刘必荣/东方IC
Ky do të jetë një vit ishkëlqyer për shenjën e Gjelit. Sipas astrologjisë kineze Gjeli me kujdes do të planifikojë shumë projekte gjatë vitit 2015, të cilat do të kenë sukses.
Edhe në dashuri personat e shenjës së Gjelit do të kenë realizime. Beqarët do të krijojnë lidhje afatshkurtëra pa arritur në finale martesore.
Shëndeti - Pas një dite të lodhëshme duhet të kaloni një mbrëmje dhe një natë të qetë. Ju këshillohet të ruheni nga ftohja, sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit. Mushkëritë tuaja duan një kujdes të veçantë gjatë stinës së ftohtë.
Karriera - Konsiderojeni veten me fat që keni kaluar vështirësi në karrierë, por ky vit sjell stabilitet. Mos i besoni çdo gjëje që ju thonë. Mësoni nga gabimet në profesion dhe provoni rrugë të reja për përmirësimin tuaj.
Paratë - Festa familjare dhe miqësore, do të jenë një shpenzim i shtuar për ju. Gjeli dallohet si tip i kujdesshëm me paratë, ndaj edhe këtë vit do të arrini të jetoni mire, madje dhe të gëzoni të afërmit dhe miqtë me dhuratat tuaja.
Dashuria - Çiftet e martuara, nëse kalojnë vështirësi të jenë të bashkuar për tejkalimin e tyre. Partneri juaj do të jetë shumë mirënjohës nëse tregoheni tolerant dhe i afërt me të në çaste të vështira. Të lindurit në vitet 1969 dhe 1981, duhet të kenë kujdes nga prirja për tradhëti bashkëshortore. Për beqarët nuk priten ndryshume statusi gjatë 2015.
Hayden Christensen
Foto: Antoine Cau / 东方IC
VIP-a të shenjës së Gjelit : Hayden Christensen, Britney Spears, Catherine Zeta Jones, Craig David, Enrico Caruso dhe Faye Wong.
Tipare pozitive: Guximtar, i thellë në mendime, punëdashës .
Tipare negative: Arrogant, egoist dhe jotolerant.
Partneritet me: Gjarpëri, Dragoi dhe Kau.