20141222sheep |
Dhija
Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet: (1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991,2003,2015)
Foto: 刘必荣/东方IC
Të lindurit e kësaj shenje në 2015 do të përjetojnë një dashuri të madhe. Ata do të bëhen pjesë e thashethemeve gjatë gjithë vitit.
Shëndeti -Dhija duhet të kujdeset për shëndetin gjatë këtij viti. Do të ketë shumë presion në punë dhe kjo do të ndikojë shumë në problemet e sistemit tuaj nervor.
Karriera- Si pasojë e përpjekjeve tuaja për të ruajtur vendin e punës apo për të arritur një pozicion më të mire pune do të keni shumë pak kohë për familjen dhe miqtë. Rezultatet në karrierë arrihen vetëm me punë dhe sakrifica. Do të keni rast të punoni me persona me energji negative, mosbesues, shpirtvegjël. Përpiquni ti mbani sa më larg pa u konfliktuar me ta.
Paratë- Do të keni një periudhë të mire në realizimin e të ardhurave në mes të vitit, por kujdes me shpenzimet e tepërta për pushime ose shpenzime të paparashikuara. Duhet të përballoni vetë të gjitha sfidat financiare.
Dashuria-Shumë prej beqarëve të lindur në këtë shenjë në 2015 do të martohen, ndërsa ata që janë në një lidhje sentimentare do të përballen me disa diferenca me partnerin. Me besim dhe mirëkuptim të të dy palëve mund të kalohen divergjencat në çift.
Robert De Niro
Foto: Richard Shotwell / 东方IC
VIP-a të shenjës së Dhisë: Mark Twain, Robert De Niro, Bill Gates, Mel Gibson, Nichole Kidman, Julia Roberst dhe Jane Austen.
Tipare pozitive : Pasionantë, krijues, elegantë dhe me prirje artistike.
Tipare negative: Të ndrojtur, të turpshëm dhe pesimistë.
Partneritet me Kalin, Derrin dhe Lepurin.