20141223snake |
Gjarpëri
Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet: (1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001,2013)
Foto: 刘必荣/东方IC
Vit i ekuilibruar parashikohet 2015 për Gjarpërin. Personat e kësaj shenje do të kenë ngritje në detyrë. Këshillohen të lindurit e shenjës së gjarpërit të shfrytëzojnë me kujdes shancet që do ju jepen për një jetë më të mire, por kujdes me financat.
Do të keni një vit të mbarë për jetën familjare dhe miqësore. Për veprimtari shoqërore ju këshillojmë ti ndërmerrni në periudhën korrik-nëntor. Gjatë verës do të keni lajme të mira për karrierën tuaj. Miqtë dhe kolegët do të jenë një mbështetje e rëndësishme për ju. Rezultatet e mira nuk do të mungojnë.
Shëndeti - Ki kujdes shëndetin, sidomos ata që kanë kaluar sëmundje. Shmangni veprimet e rënda fizike dhe përpiquni të mos bini pre e stresit dhe depresionit.
Karriera - Personat e lindur në këtë shenjë do të kenë fat në karrierë ndaj ata mund të planifikojnë ndryshime të vendit të punës. Ata që merren me biznes do ta ndjejnë të forte konkurrencën. Vepro me kujdes dhe ngadalë, si një gjarpër.
Paratë - Gjendja juaj financiare këtë vit do të shënojë përmirësim por duhet ta mbani në kontroll. Për ata që merren me biznes kujdes ortakët që ju ofrohen. Do të ishte mire të veproni vetëm pavarësisht vështirësive.
Dashuria –Do të jeni mjaft tërheqës për të tjerët, ndaj dhe shancet për lidhje sentimentale rriten këtë vit. Dëgjoni zemrën dhe ecni pa frikë drejt dashurisë. Të martuarit e kësaj shenje duhet të jenë të kujdesshëm me lidhjet jashtëmartesore.
Pierce Brosnan
Foto: 张培坚 / 东方IC
VIP-a të shenjës së Gjarpërit: Pierce Brosnan, Casanova, Mahatma Gandhi, Tony Blair, Fyodor Dostoevsky dhe Gong Li.
Tipare pozitive : Romantik, i vendosur, mendimtar dhe i zgjuar.
Tipare negative: Dorështrënguar, i pasigurtë dhe dinak
Partneritet me : Gjelin dhe Demin.