20141215kbbb |
Këngëtarja e muzikës soul Mary J. Blige sapo ka publikuar albumin e saj të ri 'The London Sessions'. Për kritikën ky album duket së është vazhdimi i punës së shkëlqyer i këngëtares, pas albumit me këngë për Krishtlindje.
Puna e saj e mëparshme, My Life II e vitit 2011, nuk e kapi çastin e lënë nga vepra origjinale e vitit 1994.
Shkuarja në Londër ishte një lëvizje e mençur, nënvizon në kritikën e saj revista muzikore The Rolling Stones, duke ndjekur hapat e artistëve të tjerë britanikë, nga Amy Winehouse, Adele e deri tek Sam Smith, të cilat së bashku janë përcaktuar si artistët më të mirë të muzikës soul të dekadës.
Iu deshën plot 30 ditë Mary J. Blige-it për të krijuar për të prodhuar disa tinguj elektrikë për albumin e saj të 13-të studio, 'The London Sessions.'
Udhëtimi i saj në Londër, shërbeu për të bashkëpunuar me artistë, tesktshkrues dhe producentë të rinj.
Rezultati është një album me 12 këngë tempo pop, soul klasik të gjitha të përpunuara në studiot RAK të Londrës.