PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Get Lucky" shpallet kënga e vitit
2014-10-17 15:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

"Get Lucky" shpallet kënga e vitit

Kënga hit e grupit Daft Punk "Get Lucky" është shpallur kënga e vitit, si më e transmetuara nga radiot dhe televizionet në Shtetet e Bashkurara.

Kënga që mban si autor Nile Rodgers, Pharrell Williams dyshen e Daft Punk, u nderua me cmim nga Broadcast Music Inc (BMI).

Të tjerë artistë të nderuar ishin Sting, Ellie Goulding dhe DJ suedez Avicii.

Ceremonia u mbajt në Londër.

Taylor Swift kryeson klasifikimin e iTunes

Kënga e re e Taylor Swift "Out of the Woods" kryeson klasifikimin e iTunes vetëm disa orë pasi u publikua të hënën në mbrëmje.

Kjo është kënga e dytë e artistes që shkëputet nga albumi i saj i parë pop.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës i Pekinit nderon Richard Strauss-in

Festivali i përvitshëm ndërkombëtar muzikor i Pekinit që po zhvillohet në kryeqytetin kinez, kujton këtë vit kompozitorin gjerman Richard Strauss në 150 vjetorin e lindjes.

Artistë dhe orkestra nga Franca, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina do të luajnë pjesët më të njohura Strauss-it.

Do të ketë 19 shfaqje brenda 22 ditëve.

Dy opera nga Strauss-i, 'Ariadne auf Naxos" dhe "Elektra", do të bëjnë debutimin e tyre kinez gjatë festivalit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China