PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Albumi i ri i Pink Floyd do të jetë i fundit i karrierës
2014-10-13 15:32:27 CRI Komenti juaj Printoni

Albumi i ri i Pink Floyd do të jetë i fundit e karrierës

Kitaristi dhe këngëtari i grupit Pink Floyd, David Gilmour tha se ishte "shumë i sigurtë" se albumi i ri i grupit do të ishte edhe LP-ja e fundit e karrierës së tyre muzikore.

Duke folur për kanalin BBC6 ai tha: "Kjo është puna e fundit që do të realizojmë."

Regjistrimi i albumit, The Endless River, vjen si nderim për ish-anëtarin e grupit, Rick Wright, i cili u nda nga jeta në vitin 2008.

Gilmour tha se Wright ishte "nënvlerësuar nga publiku, nga media dhe nga ne në atë kohë dhe e urrej ta them".

Albumi do të dalë në nëntor dhe në të përfshihen materiale të regjistruar nga Wright para vdekjes në moshën 65 vjeçare.

"Jo gjithmonë unë i kam dhënë atij meritat që i takojnë. Njerëzit kanë qëndrime shumë të ndryshme për mënyrën se si ata punojnë dhe ne mund të bëhemi shumë paragjykues dhe të mendojmë se dikush nuk po tregon peshën e tij sa duhet, pa e kuptuar pesha është e ndryshme," tha Gilmour.

Shoku i grupit, bateristi Nick Mason shtoi: "Kjo është një mundësi e madhe për t'ia njohur, kujtuar dhe ndoshta për t'i dhënë disa merita edhe pse tepër vonë."

Grupi Pink Floyd u formua në Londër në vitin 1965 nga Syd Barrett, Nick Mason, Roger Waters dhe Richard Wright.

Gilmour u bashkua me grupin në vitin 1967, ndërsa Barrett, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor e la grupin një vit më vonë.

Albumet e tyre, të cilat përfshijnë 'The Dark Side of the Moon', 'The Wall' dhe 'Wish You Were Here', janë renditur në mesin e albumeve më me ndikim të muzikës rok të shekullit të 20-të.

Filmat kinezë shkëlqejnë në Festivalin e Filmit të Londrës

Dy filma kinezë pritet që të tërheqin më shumë vëmendje këtë vit gjatë Festivalit të Filmit të Londrës.

Filmi epik i Jacob Cheung-ut mbi artet marciale "The White Haired Witch of Lunar Kingdom" do të ketë premierën e tij të parë jashtë Kinës në festivalin e filmit.

Gjithashtu filmi "Dearest" mbi përdhunimin e fëmijëve, i regjisorit Peter Ho-Sun Chan është kandiduar në kategorinë e filmit më të mirë.

Të dy filmat si dhe disa të tjerë kineze do të shfaqen gjatë 12 ditëve të festivalit, ku në total do të shfaqen 248 filma nga e gjithë bota.

Festivali i Filmit i Londrës do të vazhdojë deri më 19 tetor.

Kylie Minogue fillon turneun botëror të koncerteve

Këngëtarja australiane Kylie Minogue ka filluar turneun e saj botëror të koncerteve për të prezantuar albumin e saj të ri 'Kiss me Once'.

Albumi i saj u publikua më herët në mars të këtij viti, ndërsa tani këngëtarja ka filluar turneun e koncerteve. Ajo ka pasur një prezantim të shkëlqyer në Birmingham të Britanisë së Madhe.

Kylie u shfaq komplet "e zjarrtë" me fustan, kapele dhe sandale të kuqe, madje ishte menduar edhe për mikrofonin, gjithashtu i kuq.

Këngëtarja doli para fansave të saj anglezë si pjesë e turneut botëror të koncerteve të cilin 46-vjeçarja e ka nisur prej disa javësh. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China