PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xuzhou, nyjë e transportit
2014-08-18 09:50:38 CRI Komenti juaj Printoni

Xuzhou është një tjetër qytet i provincës Jinagu, të cilin e vizitova të premte për herë të parë. Është nga ata qytete për të cilët të huajt që jetojnë në metropolet e Kinës nuk dinë gjë. Padyshim është ndryshe nga Pekini apo Shangai. Ma la përshtypjen e një vendi të qetë dhe me jo shumë njerëz, të paktën jo sa në Pekin.

Erdha këtu për të parë nga afër stacionin hekurudhor lindor dhe portin e ndërtuar mbi kanalin Pekin – Hanzhou.

Shërbimi ndaj udhëtarëve dhe transporti i mallrave janë është i rëndësishëm për Xuzhou-n, pasi ai ndodhet si një nyjë lidhëse për hekurudhën e shpejtësisës së lartë Pekin – Shanghai, por gjithashtu ndodhet midis zonës ekonomike të lumit Yance dhe detit Bohai.

 

Së pari sot vizitova stacionin e autobusit të Xuzhou-t. Ai është një stacion i mirë integruar. Lidhet me rrjetin e metrosë dhe njëherësh me stacionin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë. Udhëtarët nuk kanë nevojë të dalin nga stacioni, ata thjesht mund të transferohen nga një platformë në tjetrën.

Në katin e tretë të nëndheshëm të stacionit është duke u ndërtuar platforma e metrosë. Në pak kohë udhëtarët do të lëvizin më thjeshtë. Ky stacion autobusi shërben edhe si nyjë lidhëse për aeroportin vendor.

Stacioni hekurudhor i shpejtësisë së lartë, është një nga më të rëndësishmit e linjës Pekin – Shanghai – Longhai. Ai renditet në mesin e stacioneve moderne hekurudhore, që sot përbëjnë një nga krenaritë e Kinës. Jo vetëm kaq, por edhe një nga mallrat dhe shërbimet e eksportit me markën 'Designed in China'.

Një tjetër pikë e rëndësishme që vizitova sot është porti i kanalit. Ai shërben për përpunimin e mallrave që vijnë kryesisht nga provinca Shandong.

Kanali Pekin – Hanzhou mësova se është ndërtuar rreth 600 vjet më parë, në kohën e dinastive Sui dhe Tang. Ai u ndërtua me qëllim transportimin e drithërave nga jugu në veri të Kinës. Sot është e kundërta, kryesisht materialet e ndërtimit kalojnë nga veriu në jug.

 

Në kanal sot zhvilluam dhe një shëtitje, dhe pashë nga afër jetën e shumë familjeve që jetojnë në kanal, pasi merren me biznesin e transportimit të mallrave.

Sot ishte një ditë e rëndësishme edhe për mua personalisht, pasi u ktheva në rolin e gazetarit televiziv. Ishte një emocion i veçantë, pasi prej katër vjetësh i jam rikthyer radios së dashur.

Kronikën që do të përgatis në vazhdim, do të keni mundësi ta shikoni në faqen e internetit dhe në mediet tona sociale.

Ishte një ditë e këndshme e "Rrugëtimit kulturor të Transportit". Një rrugëtim i cili kalon nëpër gjurmën antike të Rrugës së Mëndafshit, për të treguar se ajo vazhdon të jetojë sot në epokën moderne, duke i afruar më mirë njerëzit dhe kombet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China