PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e parë në Lianyungang
2014-08-15 10:32:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kjo është hera ime e parë që si gazetar i huaj vizitoj qytetin port të Lianyung-ut, por edhe hera e parë që dëgjoj për të. Këtu mbërrita me një ekip të Radios së Jashtme të Kinës për të parë infrastrukturën e zhvilluar të një qyteti që e fokuson zhvillimin ekonomik tek transporti.

Porti i këtij qyteti është pikënisje e Rrugës Moderne të Mëndafshit. Është e paimagjinueshme se si dhe sa shpejt ka ndryshuar transporti dhe mënyra e realizimit të tij.

Nga porti i Lianyungang-ut mallrat shpërndahen në pjesët e brendshme të Kinës. Por ky por është dhe një nyjë e rëndësishme hyrjeje e mallrave në drejtim të vendeve të Azisë Qendrore apo vendeve të Euroazisë.

Si pjesë e një prej provincave me nivelin më të lartë të jetesës, asaj Jiangsu, ishte e lehtë për mua të kuptoja se pas transformimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të qytetit Lianyungang, ishte një ekonomi e fortë. E në fakt provinca Jiangsu është një lider botëror i eksportit të pajisjeve elektronike, titull që me sa shikoj personalisht këtu nuk mund ta mbajë pa pasur një transport kaq të zhvilluar.

Kur flas për transport, dua të them një zinxhir të plotë që fillon për shembull me ndërtimin e porteve moderne dhe vazhdon deri me dërgimin e mallrave në treg.

Në mënyrë simbolike sot një grup kamionësh nisën një garë nëpër gjurmën e Rrugës Antike të Mëndafshit, që fillon nga porti i këtij qyteti dhe mbaron në Urumqi, kryeqendrën e Rajonit Autonon të Xinjiang Uygur-it. Ky është një udhëtim kulturor i këtyre kamionëve, pasi e tillë ishte dhe është Rruga e Mëndafshit. Nyjë e shkëmbime ekonomike dhe kulturore.

Përveç simbolikës, kjo garë që filloi sot është një demonstrim i përparimit të teknologjisë dhe mjeteve moderne të transportit.

 

Qyteti bregdetar Lianyungang ndryshe nga shumë të tjerë të zhvilluar të Kinës Lindore, nuk ka një rrjet metroje të nëndheshme. Këtu autoritetet kanë ndërtuar një rrjet autobusësh ekspres me shtrirje të vazhdueshme në të gjithë qytetin.

Ashtu si dhe në Pekin, çmimi i biletës për një drejtim është vetëm 2 juan, nga më të lirët në të gjithë Kinën.

Çka që e bën edhe më komod këtë shërbim janë koristë e dedikuara, që mundësojnë lëvizjen në orar të autobusëve.

Sa mirë sikur edhe në Shqipëri të kishim një rrjet të tillë të transportit qytetas.

Ky rrjet autobusësh komandohet nga një sallë veprimi moderne, ku me kamera të instaluara në çdo stacion dhe në çdo autobus mund të mbikëqyrin çdo lëvizje.

Siguria, ishte e vetmja ndiejnë që përjetova kur vizitova sallën e kontrollit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China