PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rio-de-Zhanejro dhe Brazilia(2)
2014-06-26 16:01:49 CRI Komenti juaj Printoni

Marakana (76 804 vende)

Në "Marakana", i ndërtuar në vitin 1950, do të zhvillohen gjithsej shtatë ndeshje të Kupës së Botës, përfshirë edhe finalen më 13 korrik. Ky stadium historik ka qenë dikur më i madhi në botë, me një kapacitet prej 200 000 shikuesish. Ndonëse kapaciteti i "Marakanës" është ulur, ai vijon të jetë stadiumi më i madh i Brazilit.

Rio-de-Zhanejro

Një nga vendet më të mrekullueshme në tokë është qyteti i Rio-de-Zhanejros. Njerëzit që vijnë dhe shkojnë në këtë qytet, nuk kanë të ngopur me të. Një pamje e bukur e të gjithë metropolit mund të shihet duke iu ngjitur malit Pao de Acucar. Aty do të mrekulloheni me panoramën fantastike 360 gradë të Rios dhe gjirit Guanabara. Ura Rio-Niteroi mund të shihet nga ky gji. Cariocas-it (një emër për banorët rrënjës të Rios) këshillojnë një mënyrë tjetër për të parë panoramën e Rios dhe kjo është nëpërmjet "Cristo Redentor" ("Krisht Shëlbuesit"). "Cristo" vlerësohet si një nga "7 mrekullitë e reja të botës" dhe një nga monumentet e famshme të Rios. Porti i Rios është aq natyror, saqë ka male të larta me gjelbërim të harlisur, të cilat takohen me detin në plazhet e njohura botërisht Copacabana dhe Ipanema

Nga maja e malit Corcovado mund ta shohësh nga një lartësi më e madhe të gjithë qytetin. Në mal mund të ngjiteni nëpërmjet një tramvaji. Sigurohuni që të jeni në anën e djathtë të tramvajit për një pamje ideale. Nga lart do të vëreni se një vargmal e ndan Rion në katër zona, të cilat janë Centro (qendra e qytetit), Zona Norte (Zona e Veriut), Zona Oeste (Zona Lindore) dhe Zona Sul (Zona e Jugut).

Secila nga të katër zona ka vendet e veta me të cilat krenohet. Shumica e pikave tërheqëse të Rios, si Pão de Açúcardhe shumë nga plazhet më të famshme gjenden në Zona Sul. Stadiumi shumë i famshëm "Marakana" është në Zona Norte, ndërsa shumica e qendrave kulturore dhe historike janë në Centro. Stadiumi "Marakana" është një vend që duhet vizituar patjetër nga ithtarët e futbollit. Vizitorët mund t'i vënë këmbët e tyre në gjurmët e lëna nga Pele i madh dhe shumë legjenda të tjera të futbollit. Zona Oeste është e ngjashme me Majamin për qendrat tregtare e plazhet dhe Barra da Tijuca e Recreio dos Bandeirantes.

Njerëzit janë pasuria më e madhe e Rios. Ky qytet ka rreth 6 milionë banorë me besime, ngjyra dhe raca të ndryshme. Nuk ka ndonjë grup që të mbizotërojë në Brazil, pra të gjithë janë të mirëpritur në këtë pjesë të botës. Cariocas-it janë të njohur si njerëz të dashur dhe të qejfit.

Brazilianët kuptojnë dhe flasin spanjisht, por ajo nuk është gjuha e tyre amtare, ndaj do të ishte mirë të mësonit ca portugalisht për të ndërvepruar me vendësit. Por shumica e tyre do të bënin të pamundurën për të ndihmuar një turist në qytet.

Brazilia

Brazilia është kryeqyteti i Brazilit. Ky qytet kryekëput i planifikuar është themeluar në vitin 1960 në rrafshnaltën qendrore të vendit. Ai ndodhet në zemër të Brazilit dhe ka arkitekturë moderniste dhe shumë pika të tjera që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Përveç kësaj, Brazilia është gjithashtu një qendër e madhe e transportit brenda vendit.

Struktura bazë e Brazilias përfundoi së ndërtuari në vetëm katër vjet (1956-1960) me moton "50 vjet përparim në 5", nën udhëheqjen e presidentit të atëhershëm Juscelino Kubitschek. Brazilia zëvendësoi Rio- de-Zhanejron si kryeqytet i Brazilit.

Gjysmë shekulli më vonë, Brazilia është një nga qytetet më të gjalla, më të pasura dhe më të bukura në Amerikën e Jugut. Ndërsa shumë brazilianë mendojnë se Rio-de-Zhanejro mbetet zemra e vendit, nuk mund të mohohet se kryeqyteti është qenda moderne e Brazilit. Disa madje pohojnë se Brazilia është pranë të qenit një parajsë urbane.

Çdo gjë në Brazilia është e rregullt dhe e pastër. Ndryshe nga shumë qytete të tjera të mëdha, në këtë qytet bllokimet e trafikut pothuajse nuk njihen dhe ndotja nuk është dhe aq një problem. Edhe restorantet e dyqanet janë gjithashtu të shkëlqyera, ndërsa jeta e natës është e gjallë. Përveç kësaj, ky qytet i bukur ndodhet në një pozitë gjeografike mjaft të mirë: ai kufizohet me liqenin Paranoa dhe ndodhet në majë të rrafshnaltës Planalto.

Ajo që e spikat me të vërtetë Brazilian është fakti që është një vend i planifikuar në mënyrë të shkëlqyer. Thuhet se struktura arkitektonike e qytetit ka si model zogun në fluturim. Që nga lagjet e banimit e zonat administrative deri te urat dhe rrugët, çdo hollësi fare e imët është planifikuar me mençuri për një jetesë të përsosur urbane. Ju do të gjeni në Brazilia rrugën më të gjerë në botë, Boshtin Monumental.

Kryeqyteti brazilian është vendi i vetëm urban i shekullit të njëzetë i përfshirë në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s. Ky qytet i mrekullueshëm është një fotografi e arkitekturës moderne dhe miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit. Brazilia është përplot monumente dhe ndërtesa mbresëlënëse; shumë vizitorë mund të dëshmojnë se Brazilia është si një muze i madh i hapur.

Me një arkitekturë të jashtëzakonshme që përmban 16 shtylla të ngjashme, Katedralja e Brazilias është ndoshta kurora e lavdisë e qytetit. Kjo ndërtesë madhështore është një kryevepër e Oscar Niemeyer-it. Pranë Katedrales së Brazilias është Santuario Dom Bosco. Ajo është një çudi arkitektonike e krijuar përafërsisht me 7 400 copa prej qelqi Muranoje.

Stadiumi Kombëtar (68 009 vende)

Stadiumi Kombëtar i Brazilias është ndërtuar në vitin 1974 dhe në atë kohë u quajt Stadiumi Kombëtar "Mane Garrinecha". Stadiumi u rivonua para tre vjetësh për të përmbushur kushtet për zhvillimin e Kupës së Botës 2014.

Me fasadën e re dhe mbulesën prej metali, ky objekt i ri ku mund të shkohet nëpërmjet publik jep mesazhin që Brazilia është një qytet që mbron mjedisin dhe i përparuar në planifikimin e vazhdueshëm urban, duke krijuar një trashëgimi të vyer për sektorët e tjerë të ekonomisë vendore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China