20141619stadium1-2-3 |
Brazili është një vend plot pasion, mirëpritës dhe frymëzues. Prandaj Kupa e Botës është gjithashtu një rast i përkryer për dashamirët e futbollit që të shkojnë aty për të parë e për të eksploruar peizazhet, kulturën dhe kuzhinën ekzotike të këtij vendi.
Në vijim po bëjmë një paraqitje të stadiumeve dhe të pikave të njohura turistike të qyteteve e zonave ku ndodhen ato.
1. Sao Paolo – "Arena" (65 807 vende)
Stadiumi "Arena" i qytetit Sao Paolo filloi të ndërtohet në vitin 2010 dhe është stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e hapjes së Kupës së Botës 2014 dhe një nga gjysmëfinalet. Në të ardhmen ky stadium do të shërbejë gjithashtu për zhvillimin e ndeshjeve të ekipit të Korinthiasit.
Një simbol i këtij qyteti të begatë është Avenida Paulista. Ky bulevard, një nga zonat më të mëdha të biznesit në qytet, pasqyron edhe kulturën të pasur dhe shumëngjyrëshe të Sao Paulos. Pothuajse gjithçka për të cilën ka nevojë një turist, mund të gjendet brenda dhe përqark këtij bulevardi. Ka dyqane, galeri arti, restorante, kinema, librari dhe kafene për të plotësuar të gjitha kërkesat e mysafirëve. Është gjithashtu më e sigurt të ecësh natën nëpër rrugët e kësaj qendre biznesi sesa në zona të tjera të Brazilit.
Arti është gjithashtu me shumicë në
Për ata që duan të marrin pjesë në veprimtari në natyrë, Sao Paola ka parqe argëtimi. Një prej tyre është "Ibirapuera". Me një hapësirë 1.5 milion metra katrorë, ky park është një nga më të vizituarit nga ata që shëtitin ose vrapojnë. Ai ka korsi për ecje dhe ngarje biçiklete, fusha sportive dhe liqene e zona të tjera çlodhjeje e argëtimi, që e bëjnë atë tërheqës si për turistët e huaj, ashtu edhe ata vendës. Mjedisi i tij i këndshëm sjell qetësi për mendjen dhe trupin e çdo vizitori a vizitoreje.
Nëse doni të jeni më pranë natyrës, parku për t'u vizituar në
2. Natal – "Estadio das Dunas" (Stadiumi i Dunave) (42 086 vende)
Dunat e rërës përbëjnë një ndër pamjet më tërheqëse natyrore në qytetin e Natalit, prandaj edhe "Estadio das Dunas" (Stadiumi i Dunës) në këtë qytet është ndërtuar në formë dune.
Natali
Në një vend të madh si Brazili nuk mund të rrish pa eksploruar bukuritë që të rrethojnë. Një vend i mirë për të ndërmarrë një udhëtim është Qyteti i Diellit, i quajtur Natal. Ai është kryeqendra e shtetit Rio Grande do Norte.
Natali, që ka marrë një famë shumë të mirë si kryeqendra më e qetë dhe më e sigurt për të udhëtuar në Brazil, ka qenë gjithmonë një joshë e shkëlqyer turistike. Njerëz nga e gjithë bota dynden në plazhet e bukura të këtij qyteti për t'u çlodhur dhe për të shijuar pushimet. Turistët që vijnë në Natal, janë kryesisht nga Europa dhe Amerika e Veriut, për shkak se ai është një nga vendet më të përshtatshme për të udhëtuar nga këto zona në qoftë se doni të udhëtoni në tokën braziliane. Por, nga cilido kënd i globit të vini, udhëtimi për në Natal ia vlen, sepse ai të pret krahëhapur me plazhet e bukura dhe njerëzit e mrekullueshëm.
Ngaqë Natali nuk është një qytet gjigant, nuk do ta keni të vështirë ta vizitoni anekënd dhe është gjithashtu e lehtë të përdorni hartën. Nëse shkoni në Natal nga toka, do ta mësoni që po hyni në qytet nëse ndodheni tashmë në Autostradën BR-101.
Shumica e njerëzve shkojnë në Natal për të parë plazhet e tij të mrekullueshme. Plazhi më i famshëm është Ponta Negra, që ka të njëjtin emër me fshatin ku ndodhet. Për të shkuar atje duhet vetëm të udhëtoni disa kilometra poshtë Autostradës BR-101, pastaj do të arrini në një urë e cila ju tregon se jeni duke arritur në Ponta Negra. Kthehuni djathtas derisa të gjeni Avenida Engenheiro Roberto Freire. Ecni në të derisa të mbërrini në ujërat e bukura të plazhit Ponta Negra.
Nuk duhet të shqetësoheni se ku do të qëndroni, sepse në këtë zonë ka shumë hotele. Do të gjeni aty gjithashtu supermarkete dhe qendra tregtare, të cilat do të përmbushin nevojat tuaja. Ka edhe shumë plazhe të tjera ku mund të shkoni, si Praia dos Artistas, Praia do Meio dhe Praia do Forte.
Pavarësisht përshtypjeve që do të donit të merrnit me vete në shtëpi nga udhëtimi në Natal, një gjë është e sigurt: aty do t'ia kaloni vërtet mirë dhe me siguri do të takoheni me miq të mirë.
3. Belo Horizonte – "Mineirao" (62 547 vende)
Stadiumi "Mineirao", një prej objekteve historike të futbollit në Brazil, është përuruar më 5 dhjetor 1965. Ai i përket qeverisë vendore të shtetit Minas Gerais dhe prandaj emri i tij zyrtar është "Estadio Governador Magalhaes Pinto" (Stadiumi i Guvernatorit Magalhaes Pinto). Në këtë stadium do të luhet ndër të tjera një prej ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Botës, si edhe një pjesë e garave të Lojërave Olimpike Verore 2016.
Kur shkoni në
Praça da Liberdade është një shesh i bukur, i veshur me pemë të harlisura palme. Ai qarkohet nga ndërtesa interesante të ndërtuara në shekullin e 19-të, duke përfshirë edhe selinë e Qeverisë së Shtetit, dhe një ngrehinë të lakuar të viteve '60 të shekullit të kaluar.
Një vend tjetër që duhet vizituar patjetër është Museu de Artes e Ofícios (Muzeu i Arteve dhe Mjeshtërive). Muzeu është vendosur në ndërtesat e shekullit të 19-të të ish-Stacionit Qendror të Trenit. Koleksionet tregojnë pasurinë e mjeshtërive dhe zejeve popullore në
Pampulha ia vlen ta vizitoni. Kjo lagje e viteve '40 të shekullit të kaluar thekson arkitekturën moderne të Brazilit, e cila përfshin edhe Kishën e São Francisco de Assis-it. Vetë struktura nuk është befasuese, derisa mëson se duhej të ishte një kishë. Nuk është habi që Kisha Katolike nuk pranoi ta shenjtëronte Kishën e São Francisco de Assis-it për më shumë se 10 vjet .
Parque Municipal është gjithashtu një ndër pikat më tërheqëse në