PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festivali i Kanës, polemika mbi filmin "Grace of Monaco"
2014-05-19 15:05:43 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali i Kanës, polemika mbi filmin "Grace of Monaco"

"Mirëmbrëma, është një nder ta deklaroi të hapur edicionin e 67 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Kanës."

Në ceremoninë e hapjes është shfaqur premiera e filmit "Grace of Monaco".

Regjisori Olivier Dahan, kishte zgjedhur aktoren Nicole Kidman për të portretizuar Grace Kelly-in, e cila u bë Princesha e Monakos pasi u martua me Princin Rainieri.

Kelly vdiq në një aksident rrugor në principatë, jo shumë larg Kanës, ku mbahet dhe festivali i filmit.

Familja mbretërore e Monakos e ka kritikuar filmin dhe e ka quajtur atë një "farsë', duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Filmi sjell në vëmendje vështirësitë e Grace Kelly-it në jetën mbretërore.

Aktorja Nicole Kidman thotë se qëllimi i filmit nuk është trillimi mbi jetën e familjes mbretërore të Monakos.

"Natyrisht unë ndjehem e trishtuar, pasi mendoj se filmi nuk ka keqdashje ndaj familjes apo veçanërisht ndaj Grace-it apo Rainier. Sigurisht që është ndërtuar një histori për filmin. Ne e kemi thënë këtë. Ka ngjyrime të së vërtetës," tha Kidman.

Këtë vit juria drejtohet nga regjisori nga Zelanda e Re, Jane Campion, e cila fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Kanës në vitin 1993. NW konferencën e hapjes së festivalit, ajo gjeti kohë për të përshkruar ndjenjat e saj mbi seksizmin në industrinë kinematografike.

"Më falni zotërinj, por më duke se meshkujt po e marrin të gjithë copën e kekut. Dhe nuk është se unë kam ndonjë gjë me filmbërësit meshkuj, unë i dua të gjithë, por ka diçka që gratë janë duke menduar të bëjnë por nuk dinë mjaftueshëm. Dhe kjo është gjithmonë një surprizë për botën, kur del një regjisore dhe ju merrni një vizion më shumë femëror."

Në mesin e filave që do të shfaqen është edhe ai kinez "Gui Lai", ose Duke u kthyer në shtëpi. Vetë filmi nuk është në garë.

Por, regjisori kinez Jia Zhangke konkurron këtë vit për Palën e Artë.

"Unë mendoj se është një nder i madh që filmi të luhet në Festivalin e Kanës, pavarësisht përgjdhjes. Unë besoj se ne duhet të duartrokasim për Zhang Yi Mou."

Këtë vit festivali i Kanës do të zhvillohet deri më 25 maj.

Fituesi i 'Palme d'Or' do të shpallet më 24 maj.

Pop China

Jonathan Lee – Hills 山丘 - 李宗盛(Jonathan Lee)


G.E.M

G.E.M – Paomo (泡沫 - 邓紫棋)

Escape plan - The brightest star in the night sky

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China