20140405kbb |
Ylli i Hollywood-it Johnny Depp ishte në Pekin për të promovuar filmin e tij të ri "Transcendence".
Filmi amerikan fantastiko shkencor sjell së bashku Depp, Morgan Freeman dhe Rebecca Hall.
Depp shpjegon se pavarësisht faktit që filmi është faktsastiko shkencor, ai përmban një histori të vërtetë dashurie:
"Çfarë do të bënit? Çfarë do të bënit ju të gjithë? Nëse personi që dashuroni ishte disa sekonda larg vdekjes. Në qoftë se do të kishit mundësi do ta ngarkonit vetëdijen e tij në një kompjuter, apo do ta linit të shkonte? Unë them se është një vendim i vështirë. Është një gjë interesante që duhet menduar, por unë mendoj se ne të gjithë e dimë se çfarë do të bënim. Ne do të bëjë çdo gjë për dashurinë," tha Depp.
Gjatë qëndrimit në Pekin, Depp, gjithashtu një muzikat u ftua të dëgjonte muzikë rok nga Kina.
Filmi "Transcendence" do të dalë në Kinema në Kinë më 18 prill.
Albumi i Michael Jackson 'Xscape' do të publikohet muajin tjetër
Albumi i fundit i papublikuar i Michael Jackson do të publikohet më 13 maj.
Shtëpia diskografike Epic Records do të publikojë "Xscape," , që përmban tetë këngë të padëgjuara më parë. Muika është përpunuar nga Timberland dhe Rodney Jerkins.
Orkestruesi ekzekutiv L.A. Reid është ngarkuar me detyrën e përditësimit të muzikës, përfshirë edhe përpunimin e zërit të Jackson.
Deri tani dihen shumë pak gjera për albumin e ri të prodhuar fillimisht nga Jackson dhe Jerkins.
Michael Jackson vdiq në qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçare.