PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
The Rolling Stones japin koncert në Shangai
2014-03-16 15:23:34 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi britanik i rokut 'The Rolling Stones' luajtën në një koncert në Mercedes-Benz Arena të Shangait të mërkurën në mbrëmje si pjesë e turneut të tyre të 14, ON FIRE Tour.

Rokerët e moshuar britanikë, përfshirë Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood, performuan në skenë me në sfond stmapën e tyre klasike, një gjuhë të nxjerrë mbi buzë.

Grupi e filloi karrierën në vitet 1960 së bashku me Beatles, për t'u shndërruar në një nga grupet me të suksesshme të rokut me këngë hit si "You Can't Alëays Get What You Want" dhe "Satisfaction," të cilat përmbyllën koncertin e Shangait me qindra fishekzjarrë.

Mijëra tifozë të grupit brohorisnin për heronjtë e tyre.

Një tifoze nga Kazakistani, Airman Tazabek, që tani studion në Shanghai, tha se ishte i impresionuar nga shpirti i mahnitshëm i grupit.

"Ata kanë qenë për mbi 51 vjet në skenë dhe janë mbi 70 vjeç. E di që nuk do të kem një mundësi tjetër për të parë koncertin e tyre. Kështu që unë jam shumë e lumtur dhe i jam mirënjohëse Shangait që më dha këtë mundësi. Ishte një ndjenjë e shkëlqyer. Kam kënduan dhe kërcyer gjatë gjithë koncertit. Ishte e mahnitshme dhe unë jam shumë e lumtur që kam ardhur me shokun tim këtu. Ju jam shumë mirënjohëse që më dhatë këtë mundësi," shtoi ajo.

Një tjetër tifoz nga Kina, Archer Zhai, tha se the Rolling Stones ishin heronjtë e tij dhe se koncerti i Shangait ishte çasti më i bukur i jetës së tij.

"Për ne, këngët e The Rolling Stones' janë rok i vërtetë me të cilat ne jemi rritur. Fjalët e tyre na kanë mbushur me energji për dekada të tëra. Udhëtimi për të parë këtë koncert ia vlejti, ndiej vetëm që koha është shumë e shkurtët," tha ai.

The Rolling Stones ishin pararojë të pushtimit britanik të grupeve muzikore, që u bënë të njohur në ShBA në 1964-1965. Në fillim ranë në sy flokët e tyre të gjatë sesa muzika e tyre, kështu grupi u identifikua me të rinjtë rebelë të viteve 1960.

Muzika e tyre u bazua në rrymën 'blues' dhe 'rock and roll', me ritme më të thjeshta të padëgjuara për kohën. Kjo tregon për të rritjen e shpejtë të popullaritetit të tyre. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China