Ashtu siç parashikohej "12 Years a Slave" fitoi çmimin Oscar për Fotografinë më të Mirë. Filmi i regjisorit Steve McQueen u dedikohet të gjithë njerëzve që kanë vuajtur skllavërinë.
Për të njëjtin film aktorja nga Kenia Lupita Nyong'o fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse, që njëherësh është edhe çmimi i parë i saj në ekranin e madh, e ndërkohë filmi fitoi edhe çmimin Oscar për adoptimin e skenarit nga John Ridley.
I fituari më i madh doli Alfonso Cuaron për filmin Gravity, i cili mori shtatë statuja Oscars.
Filmi i cili mori pesë vjet kohë për t'u xhiruar për shkak të sfidave teknike, meritoi gjithashtu statujën e regjisorit më të mirë, përfshirë çmimin për kinematografinë, efektet grafike dhe muzikore.
Gjithashtu Cate Blanchett e kandiduar aktorja më e mirë për rolin në filmin "Blue Jasmine" të Woody Allen dhe Mattheë McConaughey fitoi çmimin për Aktroin më të Mirë për filim Dallas buyers club.
Nuk ishte një mbrëmje e mirë madje mund të quhet shokuese për filmin American Hustle i cili ishte kandiduar në dhjetë kategori, por që doli duarbosh.
Libri i humbur i muzikës antike kineze gjendet në Cambridge
Një libër që ruhej në Universitetin e Kembrixhit për më shumë se 200 vjet u zbulua të jetë një regjistër i rrallë i muzikës së hershme kineze.
Libri me titull, Xian Di Pipa Pu, u soll në Angli nga Kina në fillim të shekullit të 19-të, pasi i mbijetoi luftës detare të Napoleonit.
Libri përmban një hyrje për tri instrumentet kineze të ngjashme me lahutën, flautin dhe një regjistrues. Ka edhe 13 pjesë të shkruara muzike duke përdorur formën tradicionale të quajtur simbol Gongche.
Dijetar kinez, Yang De Jian, tha se zbulimi paraqet "mundësinë për të mësuar më shumë rreth kulturës dhe muzikë kineze, pas 2010 vjet heshtje."
Çmimi Oskar i Lupita Nyong'o-s frymëzon Kenian
Çmimi për Aktoren më të mirë mbështetëse që iu dha aktores keniane Lupita Nyong'o është kremtuar në të gjithë vendin e saj të origjinës.
Fitorja e aktores 31-vjeçare zuri të gjithë titujt e gazetave të Najrobit, e madje ajo u përgëzua edhe nga presidenti Uhuru Kenyatta, i cili e quajti atë "krenaria e Afrikës."
Karriera e saj filloi në Kenia, ku shumë njerëz mendojë se aktorja mund të frymëzojë shumë njerëz të tjerë të punojnë për të arritur suksesin e saj.