PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ben Affleck dëshmon para Kongresit gjendjen në Kongo
2014-03-02 19:23:13 CRI Komenti juaj Printoni

Aktroi i Hollywood-it Ben Affleck takoi sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry për të diskuar gjendjen në Kongo si dhe ish-senatorin Russ Feingold, i cili është i dërguari i posaçëm për rajonin.

Affleck i cili dëshmoi para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit tha se ka shpresa për ndryshime në rajonin e paqëndrueshëm të Afrikës.

"Është fakt se ky rajon ka pësuar dëme dhe trauma të mëdha, dhe kjo shpresë e re po lind me angazhimin e sekretarit, presidentit dhe kongresit. Ku të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin, dhe bashkëpunimi ynë aty mund të parandalojë rreziqet," tha Afflek.

Aktroi është themeluesi i Iniciativës për Kongon Lindore.

Louis Tomlinson i One Direction, luan futboll me Doncaster Rovers

Këngëtari i grupit One Direction Louis Tomlinson, është njohur për interpretimin jashtë skenave muzikore, por të mërkurën në mbrëmje ai ishte pjesë e skuadrës Doncaster Rovers të Britanisë, si rezervë.

Ai luajti në Yorkshire-in e Jugut kundër Rotherham-it.

Mbështetësit e tij udhëtuan nga mbarë vendi për të parë lojën e tij.

Zëdhënësi i klubit Shaun Lockwood tha se mbështetësit e këngëtarit e kalonin disa herë numrin e mbështetësve të klubit të futbollit.

"Ata nuk janë mbështetësit tanë tradicionalë. Sigurisht mes mbështetësve të klunit duhet të ketë admirues të One Direction, por zërat e tyre u mbytën nga zërat e vajzave."

Tomlinson iu bashkua skuadrës gushtin e kaluar me synim bamirësinë.

Prezantohet posteri i filmit të Barbara Wong, 'Close Friend'

Posterat e filmit të ri "Close Friend," të regjisores Barbara Wong u prezantuan këtë javë.

Filmi sjell aktorë si Fiona Sit, Ivy Chen, Zishan Yang, VanVess Wu, Shawn Wu dhe Wallace Chung.

"Close Friend" tregon historinë e tre miqve të ngushtë me uljet dhe ngritjet e jetës së tyre.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China