PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Histori dashurie në Pekin"
2014-02-20 18:15:40 CRI Komenti juaj Printoni

Regjizori kinez Chen Sicheng shfaqi në kryeqytet premierën e filmit të tij "Histori dashurie në Pekin". Në rolet kryesore interpretojnë Carina Lau dhe Tony Leung. Filmi tregon historinë e 5 çifteve të dashuruar në periudha të ndryshme të jetës së tyre.

5 çiftet, pavarësisht zhvillimit të ngjarjeve në kohë dhe vende të ndryshme kanë lidhje mes tyre. Motivi i filmit është nuk ka dashuri të përkryer.

" Histori dashurie në Pekin" u shfaq premierë në 13 shkurt për të vazhduar më pas shfaqjen për publikun e kryeqytetit, fansat e shumtë të ekranit të madh.

7 kollona të mermerta kthehen në Pekin

Një muze norvegjez do ti kthejë Kinës 7 kollona prej mermeri të marra 150 vjet më pare nga Pallati veror perandorak i Pekinit. Vendimi u mor pas një marrëveshje tripalëshe mes muzeut norvegjez, manjatit të "Beijing Zhongkun Investment Group" dhe Universitetit të Pekinit.

Pritet që 7 kolonat të kthehen në Kinë në shtator dhe më pas të paraqiten për publikun në ambjentet e jashtme të Universitetit të Pekinit, pas restaurimit. Manjati Huang do të paguajë shumën prej 1.63 milion dollarë amerikanë për muzeun norvegjez. Ai ka deklaruar për "China Daily" se e kryen këtë donacion thjesht për patriotizëm.

Nga ana e tij drejtori i muzeut "Kode Art Muzeum" në qytetin norvegjez Bergen,Karin Hindsbo, ka thënë se " donacioni do të përdoret për kërkime akademike si dhe për përkujdesje ndaj kolelsionit të artit kinez, që ndodhet në muze".

Gjatë sundimit të dinastisë kineze Qing në periudhën 1644-1911, forca të ekspeditave britanike dhe franceze pushtuan pallatin perandorak në 1860, ku dogjën pjesën më të madhe të koleksionit perandorak. Oficeri norvegjez i kavalerisë Johan Munthe, i dhuroi muzeut në Bergen 2500 vepra arti kineze në fillim të shekullit të kaluar, të blera nga pale të treta.

Nxënësit kinezë luajnë "Pinokun" në Londër

Ditët e fundit 60 nxënës nga një shkollë e Pekinit performuan në "Mermaid Conference& Events Center" të Londrës veprën e italianit Collodi "Pinoku". Drejtori i shkollës pekinase Yue Shunli,tha për mediet britanike se kombinimi i veprës klasike perëndimore me artin tradicional kinez, i drejton nxënësit tek vlerat e traditës. Përralla e njohur në mbarë botën "Pinoku" është interpretuar nga nxënësit kinezë sipas Operas së Pekinit. Shfaqja u ndoq me interes kryesisht nga fëmijë anglezë të shoqëruar nga prindërit.

Vlerësime të shumta morën nxënësit kinezë që interpretuan pjesën jo vetëm nga publiku, por dhe nga përfaqësues të kulturës dhe artit në Britaninë e Madhe.

Sam Mackover, zëvendës-kryebashkiak i Kensingtonit dhe Chelsea, i befasuar nga interpretimi i fëmijëve kinezë tha se kjo shfaqje i ka shtuar dëshirën për të vizituar Kinën.

40 piktura me kuaj në një ekspozitë

Jemi në vitin e Kalit, sipas zodiakut kinez, ndaj me këtë kafshë kaq të pëlqyer lidhet dhe informacioni ynë, por tashmë në plan artistik. Në veprat e një pjese të madhe piktorësh të rrymave dhe kohëve të ndryshme kali është i pranishëm.

Më shumë se 40 piktura të njohura, në qendër të të cilave janë kuajt, që nga koha e dinastisë Tang e deri në kohët moderne, do të ekspozohen për publikun për herë të parë. 17 prej këtyre veprave në pikturë janë të panjohura për amatorët e saj, ndonëse krijime të piktorëve të mirënjohur kinezë.

Kuajt do të jenë në fokus të ekspozitës së pikturës që do të hapet në 9 mars për nder të vitit të kalit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China