20140111kulbeat |
Robbie Williams – Swings Both Ways

Albumi i dytë i ri i Robbie Williams 'Swings Both Ways' përmbledh disa këngë të reja dhe disa këngë të ripërpunuara, ndryshe nga publikimi i vitit 2001, 'Swing When You're Winning in' që kishte vetëm një këngë të re.
Kënga kryesore e albumit është 'Go Gentle', për të cilën Robbie tregoi se ia dedikon vajzës. Pjesa vjen e ëmbël dhe e ndjerë. Teksti i ndjerë më zemër i 39-vjeçarit thotë: "If they try and hurt you, just let your daddy know." (Nëse ata të lëndojë, ti vetëm thuaja babit)
Kishte shumë pritshmëri në këngën 'Soda Pop', që vjen në duet me këngëtarin Michael Bublé. Pavarësisht të ndërthurjes së dy vokaleve të fuqishëm, këngës i mungon flirtimi të cilin që të dy këngëtarët e përdorin aq shumë në muzikën që bëjnë.
Robbie ka bashkëpunuar me dy këngëtarë britanikë, Olly Murs dhe Lily Allen për të risjellë këngët 'I Wan'na Be Like You', e transmetuar për herë të parë në vitin 1967 në filmin e Disney, 'The Jungle Book' (Libri i Xhunglës), dhe këngën 'Dream A Little Dream'.
Një tjetër, duet, ai i Robbie me Kelly Clarkson për këngën 'Little Green Apples', që sjell një harmoni të ndjerë më parë nga bashkëpunimi i këngëtarit me aktoren Nicole Kidman në këngën 'Somethin' Stupid', por këtë herë vokali femëror është shumë më i fortë. Kënga e vlerësuar me çmimin Grammy, si 'Kënga e vitit' 1969, është në fakt dueti më i mirë i albumit.
'No One Likes A Fat Pop Star' është një kolonë zanore që përmban një varg të çuditshëm dhe një refren koral që mesiguri i përket ndonjë muzikali nga Broadway; e ngjashme me këngën 'Where There's Muck'.
Swing Both Ways e sjell Robbie-n edhe një herë fokusohet tek elementet e mëdha dhe zëri i tij.
Këngët e rekomandua: 'I Wan'na Be Like You', 'Little Green Apples'.
Eurythmics do të nderojnë Beatles në ndarjen e çmimeve Grammy

Dyshja britanike e muzikës Eurythmics do të bashkohen për një natë për të nderuar karrierën e grupit Beatles, gjatë ndarjes së cmimeve Grammy.
Annie Lennox dhe Dave Stewart do të dalin në skenë së bashku më 9 shkurt, pikërisht 50 vjet pas daljes së grupit në spektaklin 'Ed Sullivan Show'.
Nga Beatles do të jenë të pranishëm Paul MCCartney dhe Ringo Starr.
Deri tani nuk dihet programi muzikor i Eurythmics.
Super Junior, njëri nga prindërit dhe gjyshërit gjendjen pajetë

Një lajm tronditës nga Koreja e Jugut.
Babai dhe gjyshërit e njërit prej anëtarëve të grupit Super Junior janë gjetur të pajetë.
Gjyshërit Lee Teuk u gjetën të pajetë në shtrat ndërsa i ati i tij i vetëvarur. Sipas policisë, i ati kishte lënë një letër pata vetëvrasjes, duke thënë se i kishte vrarë prindërit pasi ata vuanin nga rregullime mendore.
Këngëtari Lee Teuk, i cili ndodhej në shërbim ushtarak që prej viti 2012, është pajisur me një leje urgjence për të qëndruar pranë familjes.
Grupi Super Junior është nga më të famshmit në Korenë e Jugut, e në mbarë Azinë.


















