20131122zumu |
Zumulaiti
Njëra nga solistet e Trupës së artistëve kinezë me aftësi të kufizuara është dhe Zumulaiti. Ajo vjen nga Rajoni Autonom i Singjian Ujgurit. Ajo ka interpretuar në koncertet e trupës këngën "Kodi i jetës". Vargjet e këngës janë një mesazh që kjo shtresë e shoqërisë përcjell tek të gjithë ne. Të duam jetën, ta vlerësojme çdo cast të saj. Një surprizë të veçantë do t'u bëjë këngëtarja Zumulaiti spektatorëve shqiptarë të koncertit, pasi ne skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë ajo do të këndojë "Valsin e lumturisë", një nga perlat e muzikës shqiptare e interpretuar nga "Artistja e Popullit" Vaçe Zela. Fjalët e këngës, Zumulaiti i mësoi me ndihmën e ekipit të CRI shqip, në radion tonë. Me shumë emocion ajo pret udhëtimin drejt Shqipërisë dhe koncertin për publikun kryeqytetas.
Zumulaiti