20131116muzik |

Festivali i filmit i Romës po shfaq disa filma aziatikë, mes tyre filmin kinez "The White Storm", që do të mbyllë aktivitetin kulturor.
Këtë vit aktiviteti dominohet nga filmat amerikanë dhe italianë.
Megjithatë, festivali i filmit do të mbyllet me një film aksioni kinez: "The White Storm", me aktorë kryesorë Louis Koo, Sean Lau dhe Nick Cheung.
Drejtori i Festivalit Marco Muller, thotë se filmi kinez përbën një risi, pasi është hera e parë që në një film shfaqen agjentë policie që veprojnë në një çështje ndërkombëtare.
Muller shton se filmi kinez do të krijojë diversitet në festival.
Festivali i Filmit do të shfaqë 12 premiera botërore, nga 18 filma gjithsej që janë zgjedhur për të konkuruar.
Scarlett Johansson, Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara do të shfaqen në tapetin e kuq për të prezantuar filmin e fundit të Spike Jonze, "Her".
Filmi tregon historinë e një buri që shtiret si femër me zërin e tij gjatë bisedave në kompjuter.
Festivali u hap me filmin "The Last Wagon Wheel" nga regjisori italian Giovanni Veronesi.
Përveç filmave në garë, gjatë ditëve të festivalit do të shfaqen edhe 16 filma të tjera, duke e çuar në 30 numrin e vendeve pjesëmarrëse.
Grupi tajvanez MayDay do të zhvillojë një turne europian

Grupi i njohur tajvanez May Day po përgatiten për turneun e tyre të parë europian.
Gjithsej grupi do të japë 71 shfaqje në 40 qytete.
E para shfaqje do të jepet në Wembly Arena të Londrës më 21 shkurt.
Basisiti i grupit Masa, thotë se publiku do të përballet me një shfaqje spektakolare, ndërsa shton se grupi po përgatitet për të tejkaluar pengesat gjuhësore.
"Herën e parë koncertit ishte i thjeshtë, ne ishim pesë djem në skenë duke iu rënë instrumenteve. Por këtë herë është vendosur një ekran i madh LED, si dhe mjaft efekte me drita. Ndaj ne jemi vërtet shumë të eksituar për tua prezantuar ketë koncert miqve europianë," thotë Massa.
"Ne i përkthyem në anglisht të gjitha tekstet nga kinezishtja," thotë Stone një tjetër pjesëtar i grupit.
Musikal për legjendën kineze "Mbreti Majmun" do të shfaqet në Pekin

Historia e famshme kineze "Udhëtim drejt Perëndimit", do të kthehet në një muzikal.
Tekst shkruesi Louis St Louis dhe James Racheff janë kujdesur për të shoqëruar aventurat fantastike të Mbretit Majmun.
Roli kryesor i është besuar aktorit, këngëtarit dhe kërcimtarit afroamerikan Apollo Levine.
Producenti Tony Stimac tha se ai do ta ngrejë historinë në një nivel të përshtatshëm për publikun ndërkombëtar, duke u zotuar të heqë barrierat kulturore.
Me ndërthurjen e muzikës Hip Hop dhe baladave të shumta, Stimac thotë se ka gjetur çelësin e suksesit për këtë interpretim ndërkulturor.
Muzikali do të shfaqet gjithashtu pas Pekinit, në Australi dhe Shtetet e Bashkuara.
Klasifikimi Muzikor
No.10 "Name for Tears" by Kay Tse, Xie Anqi
眼泪的名字-谢安琪
No.9 "To Remember is the Best Way to Forget" by Zhang Zhicheng
记得是最好的遗忘-张智成
No.8 "Reflux" by Landy Wen, Wen Lan
逆流的泪 – 温岚
No.7 "Being Brave" By Rainie Yang, Yang Chenglin
勇敢很好 – 杨丞琳
No.6 "Angel vs Devil" by Tanya Chua, Cai Jianya
天使与魔鬼的对话 – 蔡健雅
No.5 "All Because of Love" by Anthony Neely, Ni Andong
一切都是因为爱
No.4 "Meet Again" by Soda Green, Sudalv
再遇见-苏打绿
Këtë javë ka sërish dy këngë të reja në rënditje. Wshtë kënga hit e vendit të No 8 hit "Reflux" nga Landy Wen, Wen Lan dhe ajo e vendit të No.6 "Angel VS Devil" nga Tanya, Cai Jianya.

Kënga e parë që do të rekomandoj sot është "Reflux" nga Landy Wen, Wen Lan. Ajo shkëputet nga albumi i fundit i vetë titulluar "Landy", që është dhe albumi i dhjetë i këngëtares. Kjo është hera e parë që ajo punon si producente e albumit, duke u kujdesur për çdo detaj të albumit. Këngëtarja përpiqet të shfaqet e ndryshme përpara publikut me një ndjesi vjeshte në album.
Ajo ka kompozuar shumë këngë të albumit, e një prej tyre le ta dëgjojmë tani – "Reflux".
Kënga e dytë që do të rekomandoj për sot është "Angel VS Devil" nga Tanya Chua, Cai Jianya.

"Angle VS Devil" vjen nga albumi me të njëjtin titull. Kënga tjetër "Song of Unrequited Love" qëndroi në klasifikim për gjashtë javë. Por këtë javë në renditje paraqitet një këngë e re. Le të dëgjojmë tani këngëtare dhe poeten e talentuar, Tanya me këngën "Angle VS Devil".
No.3 "Walk into the Trap Because of Love" by Show Lo, Luo Zhixiang
爱投罗网-罗志祥
No.2 "Journey" by Jolin Cai, Cai Yilin
旅程-蔡依林
No.1 "Love Ocean" by Wanting Qu, Qu Wanting
爱的海洋-曲婉婷

Këtë javë Show Lo, Luo Zhixiang me këngën "Walk into the Trap Because of Love" hyri në tre vendet e para të renditjes, ku Journey nga Jolin Cai dhe Love Ocean nga Wanting Qu have kanë ruajtur qëndrimin në këtë zonë, por kënga Love Ocean është renditur e para.

Këtë javë dua të rekomandoj këngëtare e vendit të parë Wanting Qu. Jo me këngën e renditjes "Love Ocean", por me një këngë të re, "Us under the Sunshine". Një këngë që shpreh optimizmin e Wanting për jetën.


















