PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Romanca dhe dashuria mbushin albumin e ri të John Legend, 'Love In The Future'
2013-09-13 16:03:24 CRI Komenti juaj Printoni

Fitues disa herë i çmimeve Grammy, këngëtari John Legend kthehet me albumin e pestë studio me titull 'Love In The Future', pesë vjet pasi publikoi albumin e tij të fundit solo, Evolver. Legend publikoi gjithashtu albumin 'Wake Up!', në bashkëpunim me grupin amerikan të muzikës hip-hop 'The Roots' në vitin 2010.

Albumi hapet me një pjesë të shkurt por shumë domethënëse, 'Love In The Future'. Pjesa dyzet sekonda tregon një fillim të ri për dashurinë. Ajo ndihet më pas nga kënga 'The Beginning…' dhe kështu vazhdon me temën e dashurinsë.

Vargjet e këngës tingëllojnë si shërim për dashurinë dhe shprehin ndenjën që njeriu përjeton kur gjen njeriun special.

Wacky Kimbra nga Zelanda e Re, sjell vokalin e saj në këngën 'Made To Love' duke i dhënë kohës një rritëm më të shpejtë. Zëri i Kimbra-s shërben si zë mbështetës.


John Legend

Një tjetër këngë e vlerësuar e albumit është 'Who Do We Think We Are' në bashkëpunim me reperin amerikan Rick Ross Zëri i pa ngatërrueshëm i Legend mbështet në këtë këngë nga reperi Rick Ross.

Një nga këngët më përfaqësuese të albumit është 'All Of Me', një baladë me piano ku zëri i Legend futet thellë në zëmrën e dëgjuesve. Pjesa romantike e bën Legend të ngrejë peshë zemrën dhe shpirtin e tij, dhe e bën të deklarojë dashurinë e tij të pafundme, "cause all of me loves all of you … all your perfect imperfections," këndon Legend.

Album është i mbushur me këngë të bukura dashurie dhe romancë të mban në kureshtje nga fillimi në fund. Edhe pjesët e shkurtra 'What If I Told You?' dhe 'Angel', do të tërheqin vëmendjen tuaj me këndimin mahnitës të Legend.

Klasifikimi Muzikor i Kinës

No.10 "Hill" by Jonathan Lee, Li Zongsheng

山丘–李宗盛

No.9 "Being Happy is not Difficult" by Serene Koong, Gong Zhiyi

幸福不难–龚芝怡

No. 8 "Broken Guitar" by Chang Csun Yuk, Zhang Zhenyue

破吉他–张震岳

No. 7 "Nonsense" by Liu Meilin

胡说-刘美麟

No. 6 "Me in Your Eyes" by Claire, Guo Jing

你眼中的我-郭静

No. 5 "Not Brave" by Wincci Soo-Su Yingzhi

不应该勇敢-苏盈之

No. 4 "The Place I Have Never Been" by Cyndi Wang, Wang Xinling

从未到过的地方-王心凌

Vetëm një këngë e re ka hyrë këtë javë në klasifikimin kinez. Kënga renditet në vendin e nëntë: "Being Happy is not Difficult" nga Serene Koong, Gong Zhiyi.

Serene Koong është një këngëtare dhe shkurese vargjesh nga Singapori. Ajo u nderua në vitin 2010 me çmimin "Artistja më e suksesshme e re", në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 'Singapore Hit". Albumi i saj debutues u emërua në katër kategori.

Kënga e saj "Being Happy is not Difficult", të cilat e ka shkruar, prodhuar dhe kënduar vetë, është zgjedhur si kolonë zanore për serialin televiziv "The Dream Makers". Kënga pati një sukses të pamenduar kur seria u transmetua për herë të parë. Shihet qartë se ajo është një talent në shumë drejtime

Shumë këngëtarë nga Singapori kanë arritur sukses të konsiderueshëm në Kinë, të tillë si JJ Lin, Lin Junjie, Stefanie Sun, Sun Yanzi, Tanya, Cai Jianya.

Kënga që dua të rekomandoj këtë javë është "Not Brave" nga Wincci Soo, Su Yingzhi.

Këngëtarja maleziane Wincci Soo përfaqësoi vendin e saj në vitin në konkursin e bukurisë Miss Bota të vitit 2008. Në vitin 2009, ajo albumin e shkruar nga vetë ajo. "Not Brave" është në kinezisht nga albumi i saj i fundit "Happiness". Kënga është gjithashtu edhe kolonë zanore e filmit tajvanez "A Hint of You".


Sodagreen

No. 3 "I Really Miss You" by Sodagreen, Sudalv

我好想你–苏打绿

No. 2 "Angel Wings" by Rainie Yang, Yang Chenglin.

天使之翼-杨丞琳

No. 1 "The Song Never Stops" by Aska Yang, Yang Zongwei

歌未央-杨宗纬


Yang Zongwei

Kënga që kryeson klasifikimin kinez për këtë javë është "The Song Never Stops" nga Yang Zongwei. Surprizon kënga "I Really Miss You" e grupit tajvanez Sodagreen, Sudalv, që shkoi direkt në tre vendet e para.

Kënga e Sudagreen qëndroi në tre vendet e para të klasifikimit këtu në pjesën kontinentale të Kinës për rreth një muaj. Rrikthimi i këngës me shumë mundësi i atribuohet filmit "Tiny Times", që ka për kolonë zanore këngën "I Really Miss You".

Kënga shpreh keqardhje për humbjen e dashurisë dhe rinisë njëkohësisht.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China