PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi kinez në botë
2013-09-12 09:39:53 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë javës që kaloi janë zhvilluar veprimtari të shumta kulturore dhe artistike në Kinë, Shqipëri dhe botë. Në hapësirën tonë kulturore ju njohim me disa prej tyre.

Festivali i Venecias, gara ndërkombëtare e filmit, përfundoi javën e kaluar edicionin e 70-të.Në Bienale u shfaqën realizimet e fundit kinematografike, 20 filma në garë për çmimin prestigjioz "Luani i artë". Luan i Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Venecias e fiton filmi "Sacro Gra" (Rrethrrotullimi i shenjtë) i regjisorit, Gianfranco Rosi.Kina pati një përfaqësim dinjitoz në këtë jubile të Festivalit të Venecias. Filmi "Jiaoyou" (Stray Dogs) me regji të tajvanezit Tsai Ming-Liang, ngjalli një interes të veçantë në Festival, ku konkuroi për çmimin "Luanin e artë".


Filmi "Jiaoyou"

Filma të tjerë kinezë në seksione të ndryshme te Festivalit ishin "Shuiyin Jie" nga Vivian Qu ," Tian Mimi " e regjisorit Peter Ho-Sun Chan si edhe" Yangguang Canlan de Rizi "me regji të Jiang Wen. Në jurinë e edicionit të 70-të të garës botërore të filmit, të kryesuar nga regjizori i njohur Bertoluçi, mori pjesë dhe regjizori kinez Wen Jiang. Kineastët kinezë kanë korrur shumë trofe në Festivalin e Venecias ndër vite, ndër ta regjizorët Ang Lee, Jia Zhang Yimou, Zhangke dhe Hou Hsiao-Hsien janë nderuar me "Luanin e artë".Drejtori I festivalit të Venecias Alberto Barbera në konferencën për shtyp në çelje të kësaj veprimtarie ndërkombëtare të filmit ka deklaruar se " kinemaja kineze me kryeveprat e saj ka shënuar një rritje impresionuese vitet e fundit,duke tejkaluar atë amerikane. Ndërkohë në festivalin e sivjetëm të Venecias Shqipëria nuk u përfaqësua, por Kosova garoi me filmin "Ballkoni" të regjisores Lendita Zeqiraj.

-Festivali i filmit kinez në Rusi, këtë vit startoi në 4 shtator në Shën Peterburg. Aktorët e njohur kinezë Zhang Ziyi dhe Jacky Chen ishin ambasadorët e Kinës në këtë eveniment të madh të filmit. Në këtë veprimtari u shfaqën 10 filma të njohur të kinematografisë kineze, ndër të cilët "Zodiaku kinez", "American dreams in China" dhe të tjerë.Në ceremoninë e hapjes së festivalit, Jacky Chen ka shprehur dëshirën që filmat kinezë kungfu të shfaqen në mbarë botën.

- Regjizori I njohur amerikan Steven Spielberg, që ka realizuar një version 3D të Jurassic Park, I shfaqur në Kinë më 20 gusht ka shprehur dëshirën për të bërë një film për Kinën me regjizorin kinez Zhang Yimou. Ai e deklaroi këtë në një intervistë telefonike për "China daily".Regjizori kinez Zhang, autor I ceremonisë hapëse të Lojrave Olimpike në Pekin si dhe I filmave "Të jetosh" dhe "Ngrini llampën e kuqe", në maj të këtij viti u takua në Los Angeles me Spielbergun dhe diskutuan për realizimin e një filmi të përbashkët. Kina ka një histori dhe një kulturë shumë të pasur që frymëzon kineastët perëndimorë, ka theksuar Spielberg. Pas realizimit në Shangai në vitin 1980 të filmit "Perandoria e Diellit", Spielberg dëshiron të rikthehet në Kinë.

Kung Fu Panda 3

-Filmi "Kung Fu Panda 3" do të realizohet në Kinë.Këtë e deklaroi regjizorja Jennifer Yuh Nelson. Ndërsa "Kung Fu Panda 2," I shfaqur në vitin 2011,pati një fitim prej 660 milion dollarësh, regjizorja Nelson thotë se "Kung Fu Panda 3," do të shfaqet në ekranin e madh në 23 dhjetor 2015.Filmi do të realizohet në Kinë si një bashkëprodhim mes Dreamworks animation të Hollivudit dhe Oriental dreamworks me qendër në Shangai. Pjesa e tretë e filmit do të realizohet me një investim prej 20 bilion yuan (3.1 billion dollare amerikanë). Sipas regjizores Nelson, Kina ka shumë talente në fushën e filmit. Ajo ka vlerësuar historinë e mrekullueshme të Kinës dhe kulturën unike të saj.

- Fituesi I edicionit të 14-të të Konkursit të këngëtarëve të rinj në Kinë Li Ao ka marrë çmimin e parë në Konkursin botëror të Operas në Verona të Italisë. Baritoni 25 vjeçar Li Ao ishte I vetmi këngëtar kinez në finalen e konkursit. Bashkë me sopranon ruse Aida Garifullina ata u vlerësuan me një çmim me vlerë 30 mijë dollarë. Konkursi botëror I Operas është themeluar nga tenori I mirënjohur Placido Domingo në vitin 1993. Baritoni I ri kinez Li Ao aktualisht po bashkëpunon dhe me Operan e San Franciskos.

-Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë nga Kosova, Rita Ora i ka bërë homazh gjyshit të saj, regjisorit të njohur, Besim Sahatçiu. Nëpërmjet rrjetit Instagram, Rita ka postuar disa fotografi të tij, duke ia dedikuar arritjet e saj në muzikë, pikërisht atij, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo.Gjyshi i këngëtares me famë botërore është një regjizor i njohur në Kosovë autor i 20 filmave artistikë dhe dokumentarë.

-Me rastin e veprimtarisë ndërkombëtare " Java e dizajnit në Pekin" që nisi më 6 shtator dhe do të zgjasë deri në 26 tetor, në Parkun e Ekspozitave u vendos rosa gjigande prej gome,vepër e artistit holandez Florentij Hofman. Organizatorët thanë për agjencinë Xinhua se rosa gjigande mbërriti në Pekin pas një turneu në 10 vendeve të botës.Kjo vepër dizajni mund të vizitohet dhe në Pallatin Veror të Pekinit nga 26 shtatori deri në 26 tetor.Rosa prej gome ka një gjatësi prej 18 metrash dhe është një dhuratë nga Amsterdami për Javën e dizajnit në Pekin.


Elvana Gjata

-Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka njoftuar në rrjetet sociale se po pergatit një klip të ri muzikor për fansat e saj të shumtë. Ajo i është përkushtuar fuqishëm karrierës muzikore ku nuk kanë munguar projekte interesante.Në rrjetet sociale Elvana ka publikuar foto gjatë xhirimeve të klipit por duke e lënë gjithçka surprizë për fansat e saj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China