20130912infoplustajvan |
Opera Budai
Besoj se shumë prej jush kanë dëgjuar për Operën e Pekinit, ndërsa opera Budai është e re për ju. "Bu" do të thotë "leckë", kurse "Dai"- "thes". Po pse quhet kështu kjo opera? Kukullat prej lecke, të njohura ndryshe si "marioneta" janë simboli i kësaj opere. Në Tajvan, kjo opera quhet ndryshe "lojë me marioneta", dhe bazohet në traditën kineze.
Ajo i ka fillesat e saj në provincën Fujian. Figurat e operës Budai që dallohen nga opera e Peknit, janë Sheng, Dan, Jing, Mo, Chou. Opera Budai frymëzohet nga tregimet të lashta dhe gojëdhënat. Gjatë shfaqjes, artistët imitojnë zëra të ndryshëm, ndërsa me duar lëvizin kukullat, sipas pjesëve që interpretojnë.
Artistët që interpretojnë në këtë opera kanë fituar simpatinë e publikut.

Pozita gjeografike e Tajvanit
Tajvani është një provincë e përbërë nga ishujt e Kinës që ndodhet në juglindje të kufirit kontinental të saj. E gjithë provinca përbëhet nga ishulli Tajvan, arqipelagu përreth dhe arqipelagu Penghu me afro 80 ishuj.
Sipërfaqja e përgjithshme e provincës është rreth 36 mijë kilometra katrorë.
Në veri të Tajvanit është deti lindor, në verilindje është arqipelagu Liuqiu, në Lindje Oqeani Paqësor, ndërsa në jug lidhet me ngushticën Basë dhe është fqinje me Filipinet.
Në perëndim të ngushticës Tajvan është provinca Fujian e pjesës kontinentale, largësia më e vogël është l30 kilometra. Provinca ndodhet në qendër të Oqeanit Paqësor dhe ka një pozitë të rëndësishme strategjike.

Ngushtica e Tajvanit
Ngushtica e Tajvanit është 380 kilometra e gjatë nga jugu në veri, ndërsa gjerësia e saj mesatare nga lindja në perëndim është l90 kilometra. Nga Xinzhu në Tajvan deri në Pingtan në Fujien është një distancë prej l30 kilometrash. Kur koha është e mire dhe qielli I kthjellët, nga lartësia e bregdetit të Fujien-it mund të shihen malet e Tajvanit, madje edhe mali Jilong në veri të Tajvanit.
Relievi gjeografik
Sipërfaqja e ishullit Tajvan përbën 97% të sipërfaqes së përgjithshme të të gjithë provincës. Është ishulli i pare më i madh i Kinës. Sipërfaqja e maleve dhe zonave kodrinore përbën 2/3 e sipërfaqes së përgjithshme të ishullit, kurse zona fushore përbën më pak se 1/3 e sipërfaqes së përgjithshme. Vargmalet Qendrore, vargmalet Yushan, vargmalet Ali dhe vargmalet Tajdong janë 5 vargmalet e mëdha. Relievi i Tajvanit karakterizohet nga zona malore në qendër të tij, rrethuar në të dy anët nga ultësira, e cila ndahet nga vargmalet qëndrore që përshkojnë nga jugu në veri, duke zbritur në zonat bregdetare të Lindjes dhe Perëndimit. Maja kryesore e vargmaleve Yushan është maja më e lartë në Tajvan , prej 3997 metrash mbi nivelin e detit.

Klima dhe prodhimet
Këtu mbizotëron klima tropikale dhe subtropikale. Për shkak se është e rrethuar nga të katër anët me det, klima në këtë ishull është me dimër të butë dhe verë të freskët. Temperatura mesatare vjetore është rreth 22 gradë celsius. Gjatë dimrit ka dëborë vetëm në zonat me lartësi prej 3000 metra mbi nivelin e detit. Në Tajvan bien reshje të shumta shiu.
Sipërfaqja e mbuluar me pyje përbën mbi 50% të sipërfaqes së përgjithshme të provinces. Kjo sipërfaqe ja kalon Zvicrës që është e njohur si "vendi i pyjeve malore" në Europë. Si pasojë e ndryshimit të klimës, në Tajvan bimësia është shumë e pasur. Numërohen rreth katërmijë lloje pemësh të zonave tropikale, subtropikale etj. Kjo provincë është e njohur në Azi si kopshti natyror i bimëve. Sipërfaqja e pyjeve ekonomike të provincës përbën 4/5 e sipërfaqes së përgjithshme pyjore. Sasia e drurit të kamfurit në Tajvan zë vendin e pare në botë. Kamfuri dhe vaji i kamfurit janë prodhime karakteristike të Tajvanit që përbëjnë 70% të prodhimit të përgjithshëm botëror.

Tajvani është i rrethuar me det nga të gjitha anët. Në zonën ujore të ishullit numërohen rreth 500 lloje peshqish .
Gaoxiong, Jilong, Suao, Hualian, Xingang, Penhu etj, janë vende të njohura për peshkim. Përveç këtyre, edhe kripa e detit e Tajvanit është e famshme.


















