PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Regjisori Ang Lee do të drejtojë jurinë e "Kalit të Artë"
2013-09-06 16:23:38 CRI Komenti juaj Printoni

Regjisori nga Tajvani Ang Lee ka njoftuar se do të kryesojë jurinë e ceremonisë së 50-vjetorit të Çmimit të Kalit të Artë.

Lee, i cili ka drejtuar filma si Life of Pi, Brokeback Mountain dhe Crouching Tiger Hidden Dragon, është nderuar deri tani me dy herë me çmime Oscar.

Regjisori tre herë fitues i çmimit të Kalit të Artë Johnnie To, do të jetë gjithashtu pjesë e panelit.


Ang Lee

Festivali do të çelet me filmin Stray Dogs, të regjisorit Tsai Ming-Liang, i cili gjithashtu garon për Luanin e Artë në Festivalin e Venecias.

Festivali i Filmit Kali i Artë që do të zhvillohet në Taipei do të fillojë nga 8 nëntori me Ceremoninë e Çmimeve.

Këngëtari Prince publikon këngën e re

Këngëtari legjendar amerikan i rokut, Prince sapo ka publikuar këngën e tij të fundit on line.

Kënga e titulluar Breakfast Can Wait është shkëputur nga albumi i ardhshëm i këngëtarit me titull 'Plectrum Electrum'.

Pavarësisht se kënga kishte rrjedhur më herët në internet, ajo u publikua zyrtarisht këtë javë.


Prince

Albumi i ri pritet të dalë i plotë së shpejti dhe deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Klasifikimi muzikor i Kinës

No.10 "Nonsense" by Liu Meilin

胡说-刘美麟

No.9 "You Deserve Better" by Alex To, Du Dewei

你值得-杜德伟

No.8 "The Place I Have Never Been" by Cyndi Wang, Wang Xinling

从未到过的地方-王心凌

No.7 " Pi" by Yen-j, Yan Jue

π–严爵

No.6 "Me in Your Eyes" by Claire, Guo Jing

你眼中的我-郭静

No.5 "Not Brave" by Wincci Soo-Su Yingzhi

不应该勇敢-苏盈之

No.4 "Hill" by Jonathan Li, Li Zongsheng

山丘-李宗盛

Tre këngët e kësaj jave: "Nonsense" nga Liu Meilin, "You Deserve Better" nga Alex To dhe "The Place I Have Never Been" nga Cyndi Wang.

Alex To është një aktor dhe këngëtar i njohur nga Hong Kongu, i cili është shfaqur në disa filma të suksesshëm të viteve '80 dhe '90. Por sot ai njihet për talentin e tij për të kënduar këngë dashurie. "You Deserve Better" vjen nga albumi i tij i fundit me titull, "We Are Young," i sapo publikuar javën e kaluar. Kënga ofron një rritëm të butë, gati gati duhet si këshilla ndaj një miku që sapo është ndarë nga një lidhje dashurie.

Këngëtarja nga Tajvani Cyndi Wang vjen këtë javë në klasifikimin kinez me këngën "The Place I Have Never Been" që është dhe kolona zanore e serialit televiziv "A Second Life".

Tre vendet e para

No.3 "The Song Never Stops" by Aska Yang, Yang Zongwei

歌未央-杨宗纬

No.2 "Used Guitar" by Zhang Zhenyue

破吉他-张震岳

No.1 "Angel Wings" by Rainie Yang, Yang Chenglin.

天使之翼-杨丞琳

Në fund të programit le të luajmë këngën "Ai Yo Wei Ya" albumi i Ayal Komod që mban për titull vetë emrin e këngëtarit. Ayal, njihet ndryshe edhe si Zhang Zhenyue.

Amis janë një grup aborigjinal nga Tajvani dhe si pjesë e tij, këngëtari Zhang Zhenyue ndërthur rrënjët e tij kulturore në këtë album.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China