PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filma kinezë në Festivalin e Venecias
2013-09-06 15:17:11 CRI Komenti juaj Printoni

Në Venecia të Italisë ka nisur edicioni i 70-ë i festivalit ndërkombëtar të filmit.

Në garë për "Luanin e Artë" por dhe çmime të tjera prestigjioze janë disa prodhime kinematografike kineze.

Filmi "Jiaoyou" me regji të Tsai Ming-liang do të konkurrojë mes 20 filmave për çmimin më të madh të festivalit "Luani i Artë".


Filmi "Jiaoyou"

Filma të tjerë kinezë që garojnë në Festivalin e Venecias janë "Shuiyin Jie" nga Vivian Qu , "Tian Mimi" e regjisorit Peter Ho-Sun Chan si edhe "Yangguang Canlan de Rizi" me regji të Jiang Wen.

Kineastët kinezë janë nderuar me shumë trofe në Festivalin e Venecias, ndër ta regjizorët Ang Lee, Jia Zhang Yimou, Zhangke dhe Hou Hsiao-Hsien. (Eda Merepeza)


Jiang Wen

Së shpejti vjen albumi i ri i Michael Jackson

Producenti amerikan Timbaland, thotë se së shpejti publiku mund të mirëpresë një album të mbretit të muzikës pop Michaelf Jackson.

Timbaland tregon se ai është duke punuar mbi një këngë të titulluar Chicago, që përmbledh disa zërë të Jackson.

Producenti e njoftoi lajmin përmes një transmetimi në Youtube dhe e përshkroi bashkëpunimin për albumin e ri si bashkëpunimin e dy mbretërve.

Gjatë njoftimit, Timbaland tha se ai kishte folur në telefon me Jackson përpara se ai të ndërronte jetë katër vjet më parë.

Ky do të jetë albumi i dytë i Michael që publikohet pas vdekjes.

Disa zëra të Jackson rrodhën së fundi në internet në një bashkëpunim me Justin Bieber me titull 'Slave 2 the Rhythm'.

Eminem lajmëron albumin e ri

Në një fjalim të shkurt gjatë ceremonisë 'Video Music Aëards', reperi amerikan Eminem lajmëroi daljen e albumi të tij të ri të shumë pritur 'The Marshall Mathers LP 2'.

Ndërkohë sapo ka filluar të transmetohet nëpër radio kënga Berserk.


Eminem

Më herët këtë muaj, Eminem publikoi këngën Survival, e cila gjithashtu ishte dhe kolonë zanore e lojës Call of Duty.

Eminem këndoi në Festivalin 'Reading and Leeds' në Britani fundjavën e kaluar, ku atij iu bashkua edhe këngëtarja Dido për të sjellë duetin e vitit 2000, Stan.

Albumi i plotë i Eminem do të dalë në muajin nëntor.

Antologji e re e BBC-së për The Beatles

Adhuruesit e grupit Beatles janë gëzuar, pasi BBC ka njoftuar se do të nxjerrë një vëllim të dytë të antologjisë të 'The Beatles'.

Këtë vjeshtë, këngët e papublikuara ndonjëherë që nga mesi i viteve 1960 në Radion BBC, do të vihen në dispozicion të publikut.

Albumi i ri pason vëllimin e parë të vitit 1994, i cili përmbante 56 këngë dhe 13 dialogje të grupit gjatë shfaqjes në BBC.

BBC do të publikojë gjithashtu një libër me titull 'The Beatles: Arkiva 1962-1970' për të plotësuar albumin e ri.

Raportohet se nga shitjet e albumeve të 'The Beatles' vitin e kaluar u arkëtuan 43.5 milion dollarë amerikanë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China