PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mongolia e Brendshme, jeta nomade, kuajt dhe shkretëtira
2013-09-03 15:23:53 CRI Komenti juaj Printoni

Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme ndodhet në veri të Kinës. Sipërfaqja e tij zë mbi 12% të sipërfaqes së përgjithshme të Kinës. Në këtë tokë të gjerë, ka pyje të dendura, kullota të pasura, toka të punueshme pjellore, hapësirë të gjerë ujore, bimë e kafshë të egra të shumëllojshme, si dhe burime mineralesh të pafund, por njëkohësisht këtu niveli i shkretëtirëzimit është i lartë.

Mongolia e Brendshme është Rajoni i parë Autonom i krijuar në Kinë. Nga të gjitha provincat dhe rajonet autonome të Kinës, Mongolia e Brendshme renditet e treta për nga madhësia pas Singjian-it dhe Tibetit.

Mongolia e Brendshme është e veçantë dhe interesante. Peizazhet, klima, shkretëtira, ushqimi dhe jeta e fiseve nomade atje kanë bërë kuriozë shumë turistë të huaj dhe vendës.

Klima

Në Mongolinë e Brendshme bashkëjetojnë të katër stinët. Netët janë të freskëta, dhe në dimër bën shumë ftohtë. E njohur ndryshe edhe si "Arktiku në Kinë," temperatura më e ulët që është regjistruar atje ka qenë -50° C. Pothuajse gjatë gjithë stinëve fryn erë, veçanërisht në pranverë ku stuhitë e rërës shtohen shumë.

Tempulli i Mongolisë së Brendshme

Kryeqendra e Mongolisë së Brendshme, Hohhot (qyteti i gjelbër), qëndron 1000 metra mbi nivelin e detit. I ka fillesat që nga Dinastia Ming, të paktën 400 vjet më parë. Feja tradicionale quhet Lamaism, një degë e budizmit. Tempulli Dazhao, tempulli më i vjetër, ka një ikonë të rrallë të Budës prej argjendi si dhe shumë instrumente muzikore. Turistët mund të udhëtojnë dhe të flenë në kamper në kullotat e veçanta, mund të udhëtojnë me deve, ose të provojnë edhe ushqimin e veçantë Mongolian. Ata gjithashtu mund të provojnë çaj me qumësht e gjalp ose shishqebabët me mish qengji e viçi, hot pot (poçen e nxehtë) etj, duke i lejuar turistët të shijojnë e të njihen më nga afër me stilin mongolian të jetesës. Kjo eksperiencë thellohet edhe më tej pas vizitës në Muzeun e Provincës. Folku mongolian dhe kërcimet e ndryshme janë një tjetër veçanti e këtij rajoni. Gjithashtu garat me kuaj reflektojnë ende jetën nomadike të mongolëve. Mongolia e Brendshme prodhon tekstilet e ndryshme, qilimat, çizmet tipike mongoleze dhe pajisje për kuaj.

Stepa Xilamuren

Ndër të parat stepa që mirëpresin turistët, është stepa Xilamuren, 87 km në veri të Hohhot-it dhe 1,700 metra mbi nivelin e detit. Ky është një vendpushim veror me ajër të pastër bar të gjelbër dhe shumë aktivitete të ndryshme. Turistët këtu mund të ngasin kuajt dhe gamilet, të vizitojnë banesat e banorë lokalë, të marrin pjesë aktivitete me muyikë dhe valle karakteristike etj. Ushqimi autentik i Mongolisë së Brendshme konsiston tek mishi i qengjit.

Banorët e Mongolisë së Brendshme janë një popull nomad i Azisë Qendrore. Jetojnë në tenda në formë konike dhe në bazë të organizimit të tyre social, kanë familjen dhe fiset. Kafshët që posedonin i kishin pronë private, ndërsa kullotat ishin pronë e kolektivit.

Emri "Mongol" u shfaq për herë të parë në një shënim të fiseve më të lashta në kohën e dinastisë kineze të quajtur "Tang".

Mongolia e Brendshme është një rajon autonom me shumë kombësi. Ka një popullsi mbi 24 milionë banorë dhe grupet etnike atje janë të kombësisë Hui, Manchus, Daurs, Ewenkis etj.

Shkretëtira Tengger

Me një sipërfaqje prej 36,700 kilometra katrorë, shkretëtira Tengger ndodhet në jugperëndim të Mongolisë së Brendshme, me malin Helan në lindje, Murin e Madh në jug dhe malin Yabulai në perëndim.

Kjo shkretëtirë qëndron 1,200 deri në 1,400 metra mbi nivelin e detit.

Shkretëtira Badain Jaran

Shkretëtira Badain Jaran është shkretëtira e katërt më e madhe në botë me një sipërfaqje mbi 49,000 kilometrash katrorë. Është vendi i dunave më të mëdha në botë, ku më e larta arrin në mbi 450 metra lartësi.

Shkretëtira Gobi

Gobi është shkretëtirë në Azinë Qendrore dhe shkretëtira më e madhe në territorin e Azisë. Shtrihet në Kinë dhe Mongoli. Ka një sipërfaqe prej 1 300 000 km2. Ka gjatësi 1309 km dhe gjerësi nga 500 deri në 1000 km. Pjesa më e madhe e sajë është e përbërë nga shkëmbinjtë dhe vetëm një pjesë e vogël është me rërë.

Shkretëtira e Gobit është hapësira e dytë më e thatë e planetit, pas Saharasë. Shkretëtira më e madhe aziatike shtrihet mes territoreve të Kinës dhe Mongolisë, duke zënë një hapësirë të madhe sa Evropa Perëndimore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China