PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Aerosmith anulojnë koncertet në Shangai dhe Taipei
2013-08-23 14:12:28 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi amerikan i muzikës rok Aerosmith kanë anuluar koncertet në Kinë, të programuara për në Shangai dhe Taipei.

Grupi nga Bostoni duhet të luante në stadiumin Hongkou të Shangait, por u tërhoqën pasi organizatorët nuk kishin përmbushur detyrimet.

Ndërkohë ata anuluan edhe shfaqjen e tyre në Taipei.

Më herët basisti i grupit, Tom Hamilton, tha se kishin pritur për një kohë të gjatë për të luajtur në Kinë.

Në një deklaratë grupi u kërkoi ndjesë fansave kinezë dhe thanë se shpresojnë të luajnë në Kinë së shpejti.

Wong Kar Wai publikon versionin e ri të "Mjeshtrit të Madh"

Regjisori nga Hong Kongu Wong Kar Wai prezantoi tralerin e ri të filmit The Grandmaster që do të shfaqet në Shtetet e Bashkura këtë fundjave dhe më pas në Britaninë e Madhe.

"Mjeshtri i Madh" është një film dramë dhe aksion nga Hong Kong-u që bazohet në historinë e disa mjeshtërve të kung fu-së në vitin 1940 në Kinë. Filmi drejtohet nga regjisori Wong Kar Wai me pjesëmarrjen e aktorëve protagonistë Tony Leung dhe Zhang Ziyi.

Filmi "Mjeshtri i Madh" është ndoshta filmi më i pritur por edhe më zhgënjyes që ka arritur në kinematë kineze me vonesë. Regjisori Wong Kar Wai tha se ka punuar tetë vjet me të, por rezultati nuk duket të jetë më i mirë se ai i një prodhimi të shpejtë.

Ylli botëror i muzikës rock Bumblefoot në Korçë

Në festën tradicionale të birrës, që zhvillohet çdo vit në qytetin e Korçës ishte i ftuar solisti i grupit të famshëm muzikor "Guns and Roses" Ron Thal Bumblefoot.

Ai performoi me kitarë këngë të njohura të muzikës rock, që u mirëpritën nga publiku.

Kitaristi me famë botërore u takua me kreun e Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi dhe vizitoi fabrikën e birrës "Korça.

Për mediat artisti i famshëm botëror deklaroi se ka mbetur i mahnitur nga mikpritja shqiptare dhe i entuziazmuar kur publiku këndonte këngët e grupit "Guns and roses"

Guns N' Roses është një grup muzikor hard rock nga Amerika, formuar në vitin 1985, në Los Angeles (Kalifornia).

Historia e grupit:

Anëtarët e grupit në kulm të karrierës ishin Axl Rose, Slash, Izzy Stradlin, Duff McKagan dhe Steven Adler. Rose, Stradlin dhe McKagan kanë qenë të grupit që kur ky u krijua, dhe Slash dhe Adler erdhën pak më vonë. Grupi u formua në Los Angeles të Kalifornisë. Ata u regjistruan në kompaninë muzikore Geffen Records. Në vitin 1987 hodhën në qarkullim albumin Appetite for Destruction.

Këngët më të famshme të grupit janë: Welcome to the Jungle, Paradise City, Sweet Child o' Mine, Patience, Live and Let Die, November Rain, Knockin' on Heaven's Door, Don't Cry, dhe Civil War.

Muzika që ata krijuan ishte ndryshe nga stili rok i viteve 80. Ata nuk luanin muzikë "Hair Metal". Por gjithashtu stili muzikor i ngjante rokut tradicional. Për këtë arsye shumë fanatikë të muzikës u interesuan për GnR. Grupi fillimet i pati në vitin 1985. Grupi i vjetër i vokalistit Axl Rose quhej Hollywood Rose ndërsa ai i kitaristit të vjetër Tracii Guns quhej L.A Guns. Ata bashkuan këto dy emra dhe e quajtën grupin Guns N' Roses.

Në 1985 GnR shkuan në Seattle për koncerte. Tracii Guns dhe Rob Gardiner nuk mundën të merrnin pjesë. Rose thirri Slash dhe bateristin Steven Adler, të cilët ishin miq të tij. Ata pranuan dhe prej asaj kohe u bënë pjesëtarë të përkohshëm. Kur grupi u kthye në LA, shkruajtën Welcome to the Jungle e cila u bë një ndër këngët e tyre më të famshme. Në vitin 1990 bateristi Steven Adler u pushua nga grupi, pasi ai filloi te abuzonte me drogën. Ai u zëvendësua nga Matt Sorum.

Albumi i fundit i GnR titullohet Chinese Democracy.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China