PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pet Shop Boys "Go East"
2013-06-11 19:44:59 CRI Komenti juaj Printoni

Dyshja britanike e muzikës pop elektronike, Pet Shop Boys sapo kanë konfirmuar zyrtarisht koncertin e tyre të parë në Pekin gjatë verës. Neil Tenant dhe Chris Lowe do të luajnë në Qendrën MasterCard Center më 22 gusht.

Zëra për një koncert të Pet Shop Boys në Pekin kanë qarkulluar prej kohësh, por vetëm tani është mundur të konfirmohet zyrtarisht për të parën herë.

Lajmi, ndjek konfirmimin e një tjetër koncerti, atë të grupit Metallica, të cilët do të perfromojnë në Shangait.

Pet Shop Boys është një dyshe britanike e muzikës pop elektronike, i përbërë nga Neil Tennant dhe Chris Lowe.

Pet Shop Boys kanë shitur më shumë se 50 milionë albume në të gjithë botën. Që nga viti 1986, ata kanë pasur 39 hite në 'Top 30' dhe 22 hite në 'Top 20' në Britani të Madhe, duke përfshirë katër vende të para: "West End Girls", "It's a Sin", "Always on My Mind", dhe "Heart".

Gjithacka fillon 19 gushtin e vitit 1981, kur në një dyqan disqesh të muzikës elektronike të Londrës, Neil Tennant, atëherë redaktor i revistës muzikore "Smash Hits", takon studentin e arkitekturës Chris Lowe. Të dy ndajë pasionin për David Bowie, por më tej, historia tyre është krejt e ndryshme nga njëri tjeteri.

Nju Jorku do të bëhet qyteti kryesor për zhvillimin e karrierës së dysh britanike, ku në gusht të 1983-s, së bashku me producentin Bobby Orlando, fillojnë regjistrimin e hiteve klasike të tyre, "West End Girls", "Opportunities" dhe "It's A Sin".

Midis viteve 1987 dhe 1989 Tennant dhe Lowe përjetojnë një periudhë të ngjeshur krijimtarie. Tannat do ta konsiderojë këtë çast "periudha perandorake", që mbizotërohet nga tre këngë që shkojnë në vendin e parë të klasifikimeve britanike: "It's A Sin", "Always On My Mind" dhe "Heart".

Më tej një sukses i vërtetë tregtar bëhet kënga "Go West", një përpunim i versionit të grupit Village People, ku Tennant i shton vargje që përshkruajnë festimet e komunitetit gay të San Franciskos dhe shkon deri tek refleksionet për Rusinë post komuniste.

Ndër punët e tyre të fundit dua t'ju kujtoj albumin "Yes" të vitit 2009 dhe "Elysium" të vitit 2012.

Sot, 30 vjet pas eksperimenteve të para muzikore, Pet Shop Boys mbeten ende të dëshiruar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China