PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Feng Shui dhe përdorimi i ngjyrave në banesën tonë
2013-05-16 20:00:00 CRI Komenti juaj Printoni

Feng Shui është një element i fuqishëm për të ndihmuar njerëzit që të marrin vendime për realizimin e dëshirave të tyre. Duhet të familjarizoheni më tepër me praktikën fizike më të njohur "Feng Shui" e cila mund të jetë një mjet i vërtetë i fuqishëm për arritjet që ju dëshironi të arrini në mënyrë pozitive.

Për këtë, duhet ta nisim që nga banesa ku jetojnë. Sa herë që dëshironi të ridekoroni shtëpinë apo ta rinovoni, ju paraqitet një mundësi e shkëlqyer për krijimin e një atmosfere që ju bën të ndiheni mirë.

Çfarë duhet të kemi parasysh kur arredojmë një banesë…

- Konsideroni mundësinë e vendosjes së luleve të ndryshme, një akuarium apo shatërvan, ose dhe qirinj. Këto elementë janë të rëndësishëm në çdo shtëpi.

- Konsideroni materialet që do përdorni; Qëndrojini larg materialeve që janë toksike. Në vend të kësaj mund të përdorni bimë natyrale, pambuk dru cilësorë etj. Qëndrojini larg përdorimit të materialeve plastike.

Rëndësia e ngjyrave në Feng Shui

Ngjyrat që përdorni për dekorimin e banesës suaj do të kenë një ndikim shumë të madh në energjinë chi, pasi çdo ngjyrë reflekton frekuenca të dritës. Këto frekuenca të dritës qarkullojnë rreth chi-së tonë dhe mund të ndikojnë tek ajo, pra tek mendimet dhe mënyra si ndihemi.

Ngjyrat Yin-Yang

Ngjyrat e ndezura, e kuqja, e verdha dhe portokallija na ndihmojnë të jemi më aktivë, më të stimuluar dhe yang, Ngjyrat e zbehta si blu e hapur dhe e gjelbër na japin një ndjenjë paqeje dhe qetësie, më shumë yin.

Vazot e mëdha të luleve që bllokojnë dritën janë më shumë yang.

Vijat e përkulura ose format e parregullta ndërpresin qarkullimin e energjisë chi, duke anuar më shumë nga yin.

Për përdorimin e duhur të ngjyrave ekziston një grafik, i cili shpjegon ngjyrat në 8 drejtimet e ndryshme; veri, verilindje, veriperëndim, jug, juglindje jugperëndim, lindje, perëndim.

Psh; nëse dëshironi të ndjeheni më të shoqërueshëm dhe të shprehni qartë ndjenjat tuaja, ju duhet më shumë energji chi nga jugu. Ngjyra që ndihmon në aktivizimin e kësaj energjie është vjollca e hapur.

Pra; edhe ngjyrat në shtëpi kanë vendin e tyre të duhur që duhen implementuar.

Megjithëse kjo gjë mbetet në preferencat e gjithësecilit, përpiquni të zbatoni disa rregulla praktike të ngjyrave sipas Feng Shui.

Psh, ju mund të vendosni që në jugun e banesës suaj të përdorni ngjyrën e bardhë, me disa përzierje të lehta të ngjyrës vjollcë.

Kur bëhet fjalë për ngjyrën e mureve të shtëpisë suaj kjo është shumë e rëndësishme. Për këtë, testojeni ngjyrën një ditë më parë. Vendosni në një pjesë muri ngjyrën që mendoni se është e duhura për ju dhe më pas qëndroni aty.

Vini re se si ndiheni me atë ngjyrë. Shumë prej nesh mund të pyesim "Cila është ngjyra më e mirë për këtë dhomë? "

Përgjigja është gjithmonë e njëjtë," Çdo ngjyrë që ndjeheni rehat dhe që ju bën të lumtur. Ngjyra është shumë subjektive dhe preferencat janë të ndikuara nga përvojat e mëparshme, prejardhja kulturore dhe një mori faktorësh të tjerë.

Ekspertët e Feng Shui këshillojnë që muret e shtëpisë mos t'i lyejmë me ngjyra që nuk na pëlqejnë, pasi kjo mund të rrisë ndjenjat e depresionit, lodhjes e mund të shkaktojë nervozizëm. Pra, ata këshillojnë që të përdorim intuitën në këtë pjesë. Shumë njerëz përdorin ngjyra të çuditshme në pritje se ato do t'u ndryshojnë fatin. Ekspertët na orientojnë se tek cilat ngjyra të përqëndrohemi, pastaj ajo mbetet në dëshirën e gjithësecilit. Psh; disa prej nesh ndihen mirë kur dhoma është e lyer me ngjyra neutrale, të qeta dhe natyrale. Ngjyra kafe dhe blu mund të ndikojë në gjendjen e humorit tuaj. Muri ku mbizotëron e bardha mund të shkaktojë lodhje sysh, ndërsa ngjyrat e theksuara apo të ndezura duhen përdorur me kujdes. Ata këshillojnë gjithashtu mos të përdorim ngjyrën blu në kuzhinë, pasi nuk ka ushqime natyrale me këtë ngjyrë me përjashtim të boronicës.

Ndërkohë, ata që duan të bien nga pesha nuk duhet të përdorin ngjyrën e kuqe në kuzhinë pasi kjo shton oreksin. Në tualet nuk duhet të përdorim ngjyra blu, bojëqielli etj., pasi aty elementi ujë është i pranishëm, më mirë të përdorim ngjyra balancuese si nuancat e tokës, drurit etj.

E kuqja dhe portokallija në kuzhinë

Këto dy ngjyra stimulojnë oreksin dhe ju bëjnë të konsumoni më shumë ushqim. E keni vënë re pse shumë fast-food përdorin ngjyrat e ndezura të kuqe, portokalli ose të verdhë në logot e tyre dhe dekorin?

Kjo nuk është koincidencë, ata e njohin këtë truk dhe e zbatojnë atë me shpresën se klientët do të porosisin më shumë ushqime të shpejta.

Prandaj, mendojeni nëse doni ta lyeni kuzhinën me këto ngjyra.

Bluja në kuzhinë

Ngjyra blu shkakton efektet e kundërta me ato të ngjyrës së kuqe dhe portokalli. Bluja na bën të ndihemi më pak të uritur, pasi kjo ngjyrë rrallë shihet tek ushqimet. Nëse përdorni shumë të kuqe apo portokalli, ngjyra blu është balancuesja më e mirë. Megithatë, shumë ngjyrë blu në kuzhinë mund t'ju bëjë që të mos ta shijoni si duhet ushqimin dhe do t'ju pakësojë ndjenjën për të gatuar.

Ngjyra e zezë

E zeza nuk është ngjyrë e përshtatshme për t'u përdorur në kuzhinën e gatimit, pasi e zvogëlon hapësirën, nëse kuzhina juaj është e vogël. Nëse me të vërtetë u pëlqen kjo ngjyrë dhe doni ta përdorni atëherë mundohuni ta kombinoni me ngjyra toke, sesa me të bardhë. Tonet e tokës do balancojnë të zezën, duke e bërë kuzhinën tuaj një vend që ju jep ndjenjë rehatie dhe lumturie. Këto ngjyra inkurajojnë njerëzit të mblidhen me njëri-tjetrin dhe të shijojnë së bashku një drekë apo darkë.

E bardha

E bardha lidhet me pastërtinë, që shkon shumë në kuzhinë. Megjithatë një kuzhinë ku mbizotëron vetëm kjo ngjyrë mund të krijojë ndjenjë ftohtësie dhe jo miqësore. Nëse ju pëlqen e bardha në kuzhinë, jepini thekse të ngjyrave të ngrohta për ta balancuar.

Ngjyrat në Feng Shui

Ngjyra Kajsi – kjo ngjyrë jep efekt qetësues në botën tonë emocionale, duke krijuar një qëndrim pozitiv. Ajo na bën më miqësorë dhe kontribuon në harmonizimin e marrëdhënieve të ngushta me njerëzit. Kjo është ngjyra e ngrohtë dhe është e përkryer për t'u kombinuar me ngjyrat e errëta dhe mund të përdoret në pothuajse çdo dhomë.

Ngjyra e bardhë është universale dhe mund të përdoret në shumë vende. Në shumë kultura e bardha është simboli i drejtësisë, pastërtisë, perfeksionit dhe paqes.

E kaltra turkeze, e cila simpbolizon ngjyrën e një guri të çmuar, mund të konsiderohet si ngjyra e pasurisë, si simbol i diçkaje të bukur. Sipas teorisë së Feng Shui, kjo ngjyrë mund të përmirësojë fushën elektromagnetikë të trupit të njeriut. E kaltra turkeze forcon sistemmin imunitar, stimulon aktivitetin e trurit, largon lodhjen dhe nervozizmin.

Ngjyra blu – kjo ngjyrë ka aftësinë për të qetësuar dhe balancuar emocionet e ndezura. Kjo ngjyrë ndihmon në kthjellimin dhe përqendrimin. Nuancat e blusë nxisin një ndjesi për punë, kjo është dhe arsyeja pse bluja preferohet në ambjentet që janë të destinuara për takime zyrtare dhe pune.

E verdha – Kjo është ngjyra e diellit dhe lidhet me humorin e mirë. E verdha është simbol i paqes. Në sistemin e Feng Shui e verdha është simbol i lumturisë, gëzimit dhe harmonisë tonë të brendshme. Kjo ngjyrë është e lidhur me aktivitet mendore të njeriut dhe është thelbësore për zbatimin e procesit të mendimit dhe suksesin në fushën intelektuale. Për më tepër, ajo ka aftësinë të frymëzojë optimizmin tek njerëzit. Në disa raste kjo ngjyrë mund të ndihmojë në problemet me shëndetin, pasi ajo ka aftësinë të rigjallërojë gjendrat e sistemit endokrin.

Ngjyra e gjelbër simbolizon natyrën dhe vetë jetën. Ajo preferohet zakonisht nga personat që janë krenarë dhe ambiciozë. Kjo ngjyrë është simboi i shërimit. Ajo ka efekt qetësues, krijon ekuilibër fizik dhe mendor, rrit konfidencën dhe aftësinë tek ne.

Ngjyra kafe ka efekte të ndryshme tek një individ, kjo varet nga nuancat e saj. Zakonisht kafja e hapur preferohet më shumë se ajo e errëta, pasi ajo krijon një ndjenjë ngrohtësie dhe qetësie. Ekspertët këshillojnë që kjo ngjyrë të përdoret vecanërisht tek mobiljet. Nuancat e errëta të kësaj ngjyre mund të kenë efekte negative tek njerëzit. Pasi shtypin emocionet pozitive, mendimet dhe dëshirat.

E kuqja – simboli i pasionit, personikfikimi i kurajës, fuqisë, bukurisë dhe shkëlqimit. Në Feng Shui ajo është ngjyra e gëzimit, kënaqësisë, lumturisë dhe e veprimeve aktive. Ka aftësinë të rrisë qarkullimin dhe tensionin e gjakut.

Ngjyra e limonit lidhet me freskinë dhe pastërtinë. Ajo ka aftësinë të forcojë rezistencën e organizmit si dhe përmirëson sistemin limfatik dhe sistemin qarkullues. Ngjyra e limonit çliron stresin psikologjik dhe kontibuon në përmirësimin e komunikimit ndërmjet njerëzve.

Ngjyra portokalli –sipas disa interpretimeve kjo është ngjyra e hipokrizisë. Por, kjo është ngjyra e kënaqësisë dhe argëtimit. Ka ftësinë të shtojë energjinë tek një person, të përmirësojë humorin dhe të shërojë depresionin dhe pesimizmin. Ashtu si dhe e kuqja, kjo ngjyrë shton oreksin.

Ngjyra e purpurt. Në lashtësi kjo konsiderohet si simboli i pushtetit, autoritetit dhe fuqisë. Ajo ka aftësinë të uli temperaturën dhe tensionin e gjakut, si dhe ndihmon për të luftuar pagjumësinë. Megjithatë duhet treguar kujdes me nuancat e saj në dhomën e gjumit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China