PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hapet muzeu i ABBA-ve në Stokholm
2013-05-10 20:08:42 CRI Komenti juaj Printoni

Pas një përgatitjeje 5-vjeçare, u hap për publikun në Stokholm muzeu i grupit legjendar suedez ABBA, duke u dhënë një mundësi fansave nga e gjithë bota të provojnë një eksperiencë unike.

Korrespodenti i CRI Chen Xuefei mori pjesë në ceremoninë e hapjes së muzeut.

Rruga Djurgardenvagen 68 pritet të kthehet në një pikëtakim historik në kryeqytetin suedez Stokholm për grupin ABBA ashtu siç është Penny Lane në Liverpul për grupin Beatles.

Mattias Hansson është menaxheri i Muzeut të ABBA-ve.

"Nuk kam shumë gjëra për të thënë. Ne kemi këto këngë të mrekullueshme, trashëgiminë e tyre nga grupi ABBA, ato këngë që i prodhuan dhe performuan gjatë këtyre 10-vjetëve magjike. Ne kemi shtypur tekstin e këtyre këngëve dhe i kemi ekspozuar në të gjithë Muzeun ABBA, ku pas çdo kënge fshihet historia e një njeriu përgjatë këtyre viteve," thotë Hansson.

Bjorn Ulvaeus, një nga pjesëtarët e grupit ABBA tregon se si lindi ideja për të ndërtuar muze dhe si përfundoi i gjithë projekti.

"Mendoj se filloi rreth pesë vjet më parë, kur ne u pyetën nëse ishim dakord për hapjen e Muzeut ABBA në Stokholm, dhe ne kemi thënë jo që nga fillimi. Por për të qenë i sinqertë na u duk sikur qyteti i Stokholmit e donte atë. Anëtarët e këshillit të qytetit, bordi turistik dhe të tjerë, na bindën për të pranuar, dhe kështu duhet të ishte. Pra, ne e pranuam propozimin, por asgjë nuk ndodhi më pas. Ishte një ekspozitë që pas një turneu dyvjeçar u kthye në Stokholm. Dhe pasi u vendos për hapjen e muzeut, u duk se ky është do të ishte vendi ideal. Dhe saktësisht një vit më parë, unë u ndodha këtu, dhe e dija se do të ishte këtu në Djurgarden, një vend të cilin gjithmonë e kam vizituar. Sapo kalon rrugën është vendi ku Benny dhe unë krijuam muzikën, dhe unë shpresoj se do ta bëj këtë edhe në të ardhmen. Unë do të kaloj sërish në këto anë dhe kjo shtëpi do të më sjellë gjithmonë kujtime. Ndaj unë do të angazhohen në këtë projekt 100 për qind, ashtu siç jam angazhuar që një vit më parë, kur gjithçka filloi."

Ulvaeus shton se kjo është një histori e disa të rinjve që u mblodhën ashtu rastësisht së bashku dhe në fund formuan këtë grup dhe historia është treguar saktësisht siç ai do të donte.

Pra, muzeu është si një këngë apo një përrallë në lidhje me historinë e ABBA-ve. Ka muzikën, skenat, pyetësorë dhe veshje të pjesëtarëve të grupit ABBA.

Nga ana tjetër muzeu ka një karakter edukativ. Me peizazhet verore të Suedisë dhe një udhërrëfyes zanor dixhital, vizitorët mund të shohin instrumentet muzikore të përdorura nga grupi ABBA, veshjet e tyre, regjistrimet dhe histori nga jeta që prej vitit 1973 deri 1983, 10-vjeçari i artë i ABBA-ve.

I ndërthurur me teknologji të reja, Muzeu ABBA përfundon më një urë druri ku dielli në perëndim ndriçon një çift të dashuruar.

Për ta bërë vizitën më të vlefshme, Muzeu ABBA vjen në krah të Hollit Suedez të Muzikës dhe Famës, që tregon historinë e të gjithë muzikës suedeze që nga vitit 1920. Në këtë muze përmenden rreth 400 artistë suedezë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China