PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nata e xhazit
2012-11-16 19:44:41 CRI Komenti juaj Printoni

Mirë se erdhët në rubrikën tonë muzikore, e cila sot fokusohet te muzika xhaz. Do t'ju paraqes disa këngë xhaz, si edhe do t'ju përcjell disa nga informacionet më të fundit.

Kënga e parë titullohet "Don't know why" ("Nuk e di përse") nga këngëtarja Norah Jones.

Nga Çmimet Europiane për Muzikën (EMA) të MTV-së vjen së fundi një lajm i mirë për këngëtarin kinez Han Geng. Gjatë konkurrimit në Frankfurt me këngëtarët më të talentuar nga mbarë bota, ai fitoi çmimin për interpretimin më të mirë mbarëbotëror, duke u bërë i pari kinez që e fiton këtë çmim të veçantë.

Këngëtari i pashëm Han Geng, i cili ka qenë i suksesshëm në Azi e në rajonin e Azi-Paqësorit, më në fund u bë i njohur edhe në "kontinentin plakë", duke triumfuar në skenën e Çmimeve Europiane për Muzikën. Gjatë fjalës së tij pas marrjes së çmimit ai falënderoi veçanërisht fansët e vet, duke u shprehur se janë ata që e kanë ndihmuar për triumfin. "Ndiej krenari që jam kinez," deklaroi Han. 

Shumë urime Han Gengut! Le të dëgjojmë një nga këngët e tij, "My Logo" (Logoja ime).

Kënga me radhë do të jetë Jambalaya, nga Carpenters.

Më shumë informacione të mira tani. Më në fund dashuria 8-vjeçare e Jin Zhiwen-it, një konkurrent i "The voice of China" ("Zëri i Kinës"), për Jin Lanin do t'i jape frytet e saj. Sipas burimeve, ata pritet të martohen në fund të nëntorit në Sanya të ishullit Hainan në Kinën Jugore. Grupi i "The Voice of China" do të bëjë një dasmë të jashtëzakonshme për ta. Më 13 nëntor u publikuan fotografitë e tyre të martesës.

U trashëgofshin Jin Zhiwen dhe Jin Lan! Tani kënga "Love me tender" ("Duamë butë") për të gjithë të dashur në botë.

Për shkak të suksesit që ka pasur gjatë sezonit të parë, sezoni i dytë i konkursit muzikor "The Voice of China" rikthehet në fokus. Ditët e fundit, Liu Huan, këngëtari i njohur si "Pavaroti kinez", njëkohësisht edhe anëtar i jurisë në sezonin e parë të "The Voice of China", deklaroi se do të heqë dorë nga kjo detyrë. Lidhur me vendimin e vet ai shprehet:

"S'ka lidhje me paratë apo korrupsionin, por thjesht punët ishin tejet të ngjeshura. Përveç kësaj, emocionet e shumta më lodhin. Por më vjen keq për shikuesit."

Duket sikur fjalët që dëshiron të thotë z. Liu janë: "Nuk të dua, The Voice of China! "

Kënga që sapo dëgjuat quhet "Quizas, Quizas, Quizas", ose ndryshe "Ndoshta, ndoshta, ndoshta", nga Nat King Cole.

Në fund të programit të sotëm le të ndjekim këngën "Lost in paradise" ("Humbur në parajsë") nga këngëtarja kineze Wang Ruolin. Faleminderit për vëmendjen dhe mirudëgjofshim javën tjetër. (Yin Xiao/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China