PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Albumi "Dimri i Pekinit" i këngëtarit Lao Lang
2012-07-27 18:18:17 CRI Komenti juaj Printoni

Këngët e programit të sotëm janë shkëputur nga albumi "Dimri i Pekinit" i këngëtarit Lao Lang.

"Dimri i Pekinit" është albumi i tretë i Lao Lang. Kënga që po dëgjoni titullohet ashtu si edhe albumi dhe përcjell borën që bie në Pekin.

Kënga "Rrëmbim dashurie" që po dëgjoni është kënduar në origjinal nga Ye Pei në vitin 1998. Lao Lang sjell një version të përpunuar të këngës, duke shtuar stilin e tij.

Është çasti të dëgjojmë këngën "Nam Nam" të këngëtarit Lao Lang. Sot po prezantojmë këngët e albumit të tij "Dimri i Pekinit".

Në jetë këngëtarin Lao Lang e përshkruajnë si një njeri dembel, por që kur merret me muzikën ai shfaq anën më të mirë. Kënga në sfond titullohet "Stacioni i gabuar". Melodia e luajtur me fizarmonikë dhe kitarë tregon stilin perëndimor.

Në albumin "Dimri i Pekinit" çdo këngë flet për ndjenjat e sinqerta. Këndimi i Lao Langut është i ngrohtë e i këndshëm. Në fundin e programit, le ta dëgjojmë këngën "Fantazia e zogut" që tregon mendimet e njerëzve në kërkim të shpresës dhe lirisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China