PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yinchuan-i
2012-05-03 19:42:16 CRI Komenti juaj Printoni

 

Përshkrimi: "Mali Helan madhështor, Yinchuan-i shumëngjyrësh"

Qysh nga koha e lashtë, qyteti Yinchuan është cilësuar si perla në zonat kufitare të Kinës. Pas lindjes së Kinës së Re, Yinchuan-i u caktua kryeqendër e Rajonit Autonom Ningxia-Hui, duke u bërë nyjë e krahinave veriperëndimore të Kinës. Nga "qyteti i filmave" në qytezën Zhenbeipu deri në Zonën Krijuese 801, duket se ky qytet i Kinës Perëndimore gjithmonë shoqërohet nga risitë. Në vitin 2011 bashkia e Yinchuan-it organizoi me sukses veprimtarinë me temë "Yinchuan-i krijues 2011". Tani krijueshmëria është bërë një simbol i këtij qyteti dhe ka hyrë thellë në dejet e tij.

Qyteza Zhenbeipu, që ndodhet në distriktin Xixia të qytetit Yinchuan, ka qenë kështjellë kufitare në dinastitë Ming dhe Qing. Deri tani këtu janë xhiruar mbi 60 filma dhe telenovela. Ndër qytetet e filmave në Kinë, Zhenbeipu njihet për karakterin e thjeshtë, origjinal, të egër e të veçuar dhe është një magji unike në fushën e krijueshmërisë në qytetin Yinchuan.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China