PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xian-i
2012-05-03 19:23:33 CRI Komenti juaj Printoni

 

Përshkrimi: "Qyteti i lashtë kinez shfaqet me mrekullinë e re të krijimit të risive"

Xian-i është djepi i kombit kinez dhe vendlindja e qytetërimit kinez. Ai është një qytet historik e kulturor i njohur në botë. Nga pitekantropi i Lantian-it te njerëzit e neolitit të Banpo-së, nga dinastitë Qin e Han deri në dinastinë Tang, Xian-i që prej lashtësisë ka shfaqur zellin për krijimin e risive nga kombi kinez.

Burimet kulturore të Xian-it ofrojnë një platformë të mirë për zhvillimin e sektorit krijues. Xian-i është qyteti i katërt më i rëndësishëm i artit modern në Kinë dhe këtu ka shumë akademi filmi dhe arti. Në këtë qytet ndodhet libraria më e madhe në Kinën Perëndimore. Xian-i zë vendin e dytë sa u përket investimeve në industrinë e programeve kompjuterike dhe ndër vendet e para për numrin e qendrave të teknologjisë kompjuterike në Kinë. Tani Xian-i po bëhet një "kulturëmbajtës" i pjesës perëndimore të Kinës me zhvillimin e sektorit të shtypit e të botimeve, të prodhimit të filmave etj.

Rruga "Tangyan" në Xian ka qenë një rrugë e panjohur, por tani është zona ku është përqendruar sektori krijues. Këtu janë mbledhur shumë kompani të risive të njohura brenda e jashtë Kinës, si "Datang", ZET, "Huawei", "OurGame Folder", "Along", "Taiwan Magic Network" etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China