PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
'I fejuari im është dorështrënguar, më bleu një unazë të lirë. A më do me të vërtetë?
2016-04-17 20:53:16 CRI Komenti juaj Printoni

Eni sapo ka marrë një propozim për martesë....por papritur diçka e mërzit

"I fejuari më propozoi për martesë dhe këtë gjë e bëri në një mënyrë me të vërtetë romantike. Unaza ishte shumë e bukur dhe e pyeta ku e kishte blerë, më tha në internet. Menjëherë e kuptova se kishte diçka që nuk shkonte dhe nisa kërkimin, kur…..ç'të shihja... unaza kushtonte nën 100 euro. Edhe pse mendoj që më shumë vlen xhesti se paratë, përsëri kisha mbetur e hutuar..

Do ta kuptoja nëse ai nuk do të kishte të ardhura të mjaftueshme, por vlera e unazës është më e ulët se paga e tij ditore. Tani nuk dua ta vendos unazën pasi më duket sikur ai nuk më vlerësoi sa duhet. Për më tepër, ai nuk u ul në gjunjë kur më kërkoi të martohesha me të si dhe më bleu unazën më të lirë të mundshme? "Ç'të mendoj?"

Problemi qëndron se ne jemi të ndryshëm dhe mendojmë ndryshe. Disa njerëz madje vizualizojnë çdo detaj dhe planifikojnë çdo gjë, ndërkohë të tjerët kënaqen thjesht me idenë e propozimit për martesë, pavarësisht si bëhet ky propozim.

Por, nëse nuk diskutoni me partnerin për pritshmëritë apo ëndrrat tuaja lidhur me fejesën apo martesën do të ndiheni disi të zhgënjyer nëse nuk ndodh siç prisni.

Nga ana tjetër duhet të mendoni si "ai"

Ndoshta e pa unazën, e pëlqeu dhe mendoi se edhe ju do ta pëlqenit. Ndoshta, çmimi i unazës nuk ka rëndësi për të, mjafton që të jetë interesante, jo të gjithë i vlerësojnë gjërat nga çmimi.

Domethënia e fejesave dhe unazave po ndryshon. Ka njerëz që janë fejuar, por nuk kanë dëshirë të mbajnë unazë, por kanë bërë një tatuazh në gisht. Ka raste kur çifti vendos unaza, pra.... njerëz të ndryshëm kanë shije të ndryshme. Prandaj ajo që ju duket disave e drejtë, e bukur apo interesante, nuk do të thotë se i duket të gjithëve.

Koha kur meshkujt harxhonin dy apo trefishin e të ardhuave mujore për të blerë një unazë duket se ka përfunduar. Ka njerëz që mund ta përballojnë çmimin e shtrenjtë të një unaze të çmuar, por ka të tjerë që e shohin si shpërdorim parash, në krahasim me blerjen e një shtëpie ose përgatitjen për dasmën, ata mendojnë se në këto gjëra duhet të investohet më shumë.

Nëse nuk ju pëlqen unaza mund të gjeni një mënyrë për t'ia thënë dhe ndoshta dilni dhe zgjidheni bashkë unazën.

Sa të rëndësishme janë paratë për ju?

Ndoshta jeni rritur në një familje ku ju kanë thënë se unaza duhet të jetë me diamantë, apo propozimi duhet të jetë tradicional (mashkulli ulet në gjunjë). Kjo nuk do të thotë se dhe të tjerët janë rritur në këtë mënyrë. Jo çdo gjë duhet vlerësuar me para në lidhjet tuaja (përfshi martesën, fëmijët, puna apo shoqëria)

Ai ju propozoi dhe ju ishit shumë e lumtur, deri në momentin kur zbuluat që unaza ishte e lirë. Në këtë moment propozimi dhe çdo gjë tjetër nuk patën rëndësi, por e vetmja gjë që ju vajti në mendje ishte se ai nuk kujdeset për ju..

Nga ana tjetër, nëse dyshoni për dashurinë e tij ju duhet të shihni nëse ka apo jo këto shenja:

Nëse partneri humb papritur interesin ndaj jush dhe nuk investon kohë, apo është dorështrënguar për puthjet dhe ledhatimet. Nëse ai po largohet nga ju me pretekstin se kërkon më shumë hapësirë për vetveten. Nëse ai ju krahason me vajzat e tjera. Mashkulli kurrë nuk duhet t'i thotë diçka një femre që do ta bëjë atë të ndjehet më pak e dëshirueshme dhe e talentuar. Nëse ju krahason me femra të tjera, atëherë diçka është duke e frustruar shumë dhe është gjithnjë në largim e sipër nga ju.

Një shenjë tjetër është se ai i përgjigjet mesazeve tuaja me shumë vonesë. Kjo nuk është një shenjë e mirë. Ose kur e merrni në telefon ai gjen çdo lloj arsye të mundshme për të mos e zgjatur bisedën me ju.

I pëlqen të kalojë më shumë kojë me miqtë e tij, kur juve ju ka thënë se është i zënë, ose ndihet më mirë me ta sesa me ju. Ose dhe kur del me ju, gjithmonë janë të pranishëm edhe miqtë e tij.

Është bërë shumë egoist Kur njeriu fillon të humbas interesin për marrëdhënien, sjellja e tij shpesh merr një notë egoiste. Nëse nuk ju pyet ende për mendimin tuaj, duke menduar vetëm për planet e tij në të cilat nuk ka asnjë vend për ju, si dhe nevojat e tij seksuale, është koha për të diskutuar me të. Do ta shihni se edhe nëse ju keni të drejtë për ndonjë gjë, prapë ai do ta refuzoj mendimin tuaj dhe do të veprojë ashtu siç dëshiron ai.

Nuk ju bën më komplimente si dhe nuk ju shpreh më dashurinë. Ju keni kohë që nuk e dëgjoni më një "të dua".

Kur keni një problem, ai nuk është më i pranishëm, aty për ju. Asnjë mashkull nuk mund të quhet një partner i mirë në qoftë se nuk e vëren se ju jeni duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.

Zemërohet pa asnjë arsye, ka luhatje humori dhe ju kthehet me zemërim.

Ka humbur interesin ndaj jush në çdo aspekt.

Të gjitha këto janë shenja që tregojnë se ai nuk ju do me të vertetë, dhe jo blerja e një unaze të lirë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China