PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjithçka mbi shëndetin e stomakut
2016-03-25 15:03:45 CRI Komenti juaj Printoni

1. Ngrënia pa orar: stomaku është një organ që zbaton rreptësisht orarin e tretjes. Brenda një dite, stomaku nis sekretimin e lëngjeve tretëse në sasi të ndryshme. Pas tretjes prodhohet një sasi më e lartë me qëllim tretjen e ushqimeve në kohë. Nëse nuk zbatojmë orarin e ngrënies, aciditeti i lartë mund të dëmtojnë mukozën e stomakut.

2. Ngrënia tepër e shpejtë e ushqimit: gëlltitja e ushqimit pa e përtypur mirë më parë bën që të shtohet puna e stomakut, duke lodhur të gjithë organizimin. Përtypja jo e mirë e ushqimit do të sjellë edhe probleme në sistemin e aparatit tretës.

3. Mbingopja: Ngopja e tepërt jo vetëm që shkakton mbingarkesën e stomakut, keqtretjen, por edhe mund të sjellë sëmundje akute të stomakut si gastriti, ulcera etj. Mbingopja sidomos gjatë vaktit të darkës do të shkaktojë pasoja për stomakun, i cili do të sekretojë më tepër lëngje për tretjen gjatë natës, duke çuar në shfaqjen e ulcerës etj. Ky zakon dëmton jo vetëm shëndetin e stomakut, por edhe cilësinë e gjumit.

Ngrënia duke lexuar ose duke parë televizor: Shumë prej nesh na pëlqen të hamë duke lexuar gazetën, apo duke parë një film. Si rezultat, aktivitetet e leximit dhe argëtimit shkaktojnë furnizimin e trurit me shumë gjak, duke shkaktuar një mungesë të gjakut në aparatin tretës. Kjo do të ndikojë sekretimin e lëngjeve të tretjes, që mund të shkatojë sëmundje kronike të stomakut.

5. Konsumimi i tepërt i mezeve: Ky zakon do të shkatërrojë rregullat e zakonshme të stomakut për sekretimin e lëngjeve të tretjes. Stomaku do të nisë punën duke qenë i papërgatitur. Si rezultat, stomaku nuk ka kohën e mjaftueshme të pushimit dhe mund të preket nga sëmundje të ndryshme për shkak të lodhjes.

6. I ftohti dhe konsumi i ushqimeve të ftohta: Kur trupi ftohet stomaku ynë do të jetë i pari që do të reagojë nëpërmjet fenomeneve të tilla si dhimbje, gazra të përziera, diarre etj. Disa persona që pëlqejnë të konsumojnë ushqime të ftohta, veçanërisht gjatë stinës së verës, do të preken nga problemet e uljes së rezistencës së stomakut kundër sëmundjeve të ndryshme.

7. Konsumi i ushqimeve tepër pikante: Ushqimet pikante do të stimulojnë mukozën e stomakut. Konsumimi i shpeshtë i këtyre ushqimeve do të shkaktojë gastrit kronik.

8. Konsumi i tepërt i duhanit dhe i pijeve alkoolike: pirja e duhanit mund të shtojë incidencën e ulcerës dhe kancerit në stomak. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike mund të dëmtojë drejtpërdrejt mukozën e stomakut, duke shkaktuar gastritin, ulcerën dhe gjakderdhjen në stomak. Personat që konsumojnë shumë pije alkoolike kanë edhe probleme me rënien e oreksit.

9. Lodhja e tepërt: lodhja e tepërt shkakton jo vetëm uljen e rezistencës së trupit, por edhe dobësimin e mukozës së stomakut në rolin e mbrojtjes, si dhe furnizimin e paplotë të stomakut me gjak etj.

Zakonet e mira që favorizojnë shëndetin e stomakut

1. Ruajtja e gjendjes së mirë shpirtërore:

Elementet shpirtërore kanë tepër ndikim për oreksin, tretjen dhe thithjen e materialeve ushqyese në stomak. Emocionet negative mund të shkaktojnë uljen e oreksit, gazra të stomakut, keqtretjen etj. Por gjendja e mirë shpirtërore favorizon aktivitete normale të tretjes në stomak. Prandaj, mbajtja e emocioneve pozitive dhe gjendjes së mirë shpirtërore është një metodë shumë e vlefshme për shëndetin e stomakut.

2. Dieta e shëndetshme:

Ngrënia duhet të kryhet sipas orarit të rregullt. Në çdo vakt, sasia e ushqimeve të konsumuara duhet të jetë e qëndrueshme. Duhet të shmanget ngrënia e tepërt. Është një metodë e shëndetshme që të konsumohet mishi së bashku me perimet. Kosi është një ushqim i mirë që mund të ndihmojë tretjen e ushqimeve dhe metabolizmin në stomak dhe zorrë. Përveç kësaj, ushqimet si drithërat, patatet dhe fasulet që përfshijnë fibra dietike, mund të nxitin tretjen në stomak dhe të pakësojnë aktivitetin e baktereve të këqija.

3. Ruajtja e ngrohtësisë së trupit: pacientët që vuajnë nga sëmundjet e stomakut duhet t'u kushtojnë vëmendje të madhe masave për të ruajtur nxehtësinë e trupit, duke shmangur prekjen nga ftohtësia. Në të njëjtën kohë, duhet të pakësohet ngrënia e ushqimeve të ftohta. Nëse keni ftohje të stomakut, mund të përdoret çaji i xhenxhefilit.

4. Pjesëmarrja në aktivitete të përshtatshme sportive:

Aktivitetet e përshtatshme sportive mund të nxitin funksionet e tretjes në stomak dhe në zorrë, si dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organizëm. Këtu theksojmë disa parime mbi aktivitetet sportive për shëndetin e stomakut. Është më e këshillueshme që aktivitetet sportive të zhvillohen para ngrënies. Pasi hamë drekë apo darkë mirë është të pushojmë për 1 deri 2 orë e më pas mund të bëjmë fiskulturë. Në librat e mjkësisë tradicionale kineze, është prezentuar një lloj masazhi i thjeshtë rrethor në bark, sipas kahut orar. Kjo ndihmon për të nxitur aktivitetin e tretjes dhe për të reduktuar dhimbjet e barkut.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China