20160325depresioni |
Në botën e atyre që vuajnë nga depresioni, "shoqërimi" është diçka tepër e çmuar, por edhe një kërkesë që nuk është e lehtë për t'u realizuar. Prandaj, miqtë apo të afërmit nuk i shoqërojnë më këto persona ose i lënë vetëm,ata mund të kryejnë vetvrasje.
Çfarë thonë familjarët e pacientëve me depresion
Në një familje kineze, djali u prek nga skizofrenia dhe depresioni në moshën e adoleshencës, po ashtu edhe e bija u prek nga depresioni pas diplomimit. Gjatë 20 viteve të fundit, nëna e tyre vuajti shumë. I biri shprehu vazhdimisht pakënaqësi ndaj nënës së tij: "përse ju nuk mund t'më shëroni? Ky është gabimi juaj.
Gjatë këtyre viteve ata kanë pasur shumë grindje me njëri-tjetrin. Në fillim, i biri refuzoi pirjen e ilaçeve, por më pas ai vendosi ti konsumonte
vetë ilaçet në orarin e përcaktuar. Çdo progres i tij u arrit me shumë përpjekje.
Nëna Bu Jinping pranoi se në fillim, ajo nuk dinte si të komunikonte me fëmijët. Të gjithë kishin çrregullim humori. Kur fëmijët vazhdonin ankimet dhe veprimet e paarsyeshme, Bu Jinping përpiqej për ndalimin e veprimeve të fëmijëve të saj, duke u zhytur shpesh në konflikt apo grindje të ashpër me ta. Në fund, ajo kuptoi shenjat e personave që vuanin nga depresioni dhe mësoi disa teknika për një komunikim më të mirë me ta. Si rezultat, u pakësuan fërkimet dhe situata e fëmijëve u stabilizua gradualisht.
Pacientëve me depresion u nevojiten më shumë vëmendje dhe durim. Djali i familjes Chen falenderoi shumë nënën e tij për dashurinë dhe përpjekjet e mëdha. Bu Jinping kombinoi 3 pika më të rëndësishme për pacientë të prekur nga depresioni: durimi, vëmendja dhe dashuria.
Përveç këtyre 3 pikave, elementi tjetër i rëndësishëm është besimi. Pavarësisht se gjendja shëndetësore e fëmijëve do të ndryshojë me kohën, nëna Bu Jinping gjithmonë i qëndroi mendimit se ato do të përmirësohen një ditë dhe ajo do t'u japë ndihmë dhe përkrahje. Por kishte raste kur Bu Jinping lodhej shumë dhe do mudnohej të qetësohej edhe vetë. Por, ajo asnjëherë nuk u dorëzua dhe me të gjitha përpjekjet dhe durimin e saj fëmijët dolën nga depresioni mbi 20-vjeçar.
Çfarë duhet të kemi parasysh për personat që vuajnë nga depresioni
Sinjalet e depresionit mund të zbulohen nga detaje të vogla në jetë. Për shembull: ndryshimi i papritur i ritmit të përditshëm, mospasja dëshirë e pjesëmarrjes në aktivitete shoqërore, ndryshimi i papritur i humorit, veprimet e çuditshme etj.
Gjatë procesit të shoqërimit të pacientëve, duhet të dëgjoni zërin e tyre dhe jo t'i sugjeroni. Kur e shoqëroni prapë dhe dëgjoni atë që ata thonë, ju i jepni mundësi atyre të shkarkohen nga humori negativ. Në fakt, të tjerët nuk mund të kuptojnë përvojat e vërteta të pacientëve. Për shkak të ankimeve të pandërprera të pacientëve, shumica e miqve apo të afërmve të tyre nuk durojnë dot dhe nuk qëndrojnë apo nuk i dëgjojnë ata.
Nëse zbuloni fenomenet e depresionit të familjarëve dhe miqve, si pagjumësia, humbja e interesimit për të gjitha aktivitetet, vetëmohimi etj., duhet t'i shoqëroni më shumë kohë dhe të diskutoni me ta apo të bëni aktivitete të ndryshme. Në shumicën e rasteve, është e mjaftueshme që të dëgjoni me qetësi fjalët e tyre. Mos ushtroni presion mbi ta. Përveç kësaj, mundohuni t'i inkurajoni që të shprehen sa më shumë.
Metodat konkrete për situata të veçanta:
1. Pyetjet e drejtpërdrejta: kjo është për t'i inkuruajuar të shprehin humorin e grumbulluar dhe të kërkojnë ndihmë nga jashtë.
2. Kur zbuloni se ai ka ndërmend të kryejë vetvrasje, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut psikiatër apo psikologut.
3. Duhet t'i inkurajoni ata të kërkojnë ndihmë profesionale. Në situata serioze, mund t'i nxitni dhe shoqëroni për konsultimet psikologjike ose marrjen e ilaçeve.
Pacientët e prekur nga depresioni mund të kenë vazhdimisht mendime për vetëvrasjes. Në fakt, familjarët ose miqtë e ngushtë të tyre luajnë rol të rëndësishme për parandalimin e këtij akti dhe ndërrimin e idesë së vetëvrasjes.
20160325depresioni |
Personat e prekur nga depresioni mund të shprehin idenë e vetëvrasjes tek personat e tyre më të ngushtë. Në fakt, ky është sinjali i tyre për kërkimin e ndihmës. Kur zbuloni se miku ose familjari juaj ka këtë ide, duhet të dëgjoni me hollësi planin ose fjalët për vetëvrasjen. Thjesht në atë moment dëgjojini dhe mos i kritikoni apo ndërprisni. Fjalët e papërshtatshme mund të prishin shumë punë.
Si të komunikojmë me ata që vuajnë nga depresioni
1. Gjatë komunikimit, përpiquni që të flisni me ta me fjalë të thjeshta dhe të qarta.
2. Nëse doni të shpjegoni diçka të komplikuar, mundohuni ta demostroni në letë ose me imazhe.
3. Gjatë komunikimit, mund t'i shihni drejtpërdrejt në sy për t'u transferuar vëmendjen, humorin pozitiv dhe forcën.
4. Mund t'i inkurajoni kur flasin.
5. Duhet ta vlerësoni, admironi dhe inkurajoni më shumë, por mos ta kritikoni ose urdhëroni për diçka.
6. Është e panevojshme që të bëni debat me ta. Por mund t'u tregoni si të bëhet vlerësimi dhe t'u jepni të drejtat e vetëzgjedhjes.
7. Pyetini shpesh "si mund t'ju ofrojmë ndihmë". Kjo është për t'i nxitur ata ta mendojnë vetë rrugëdaljen e depresionit.
8. Duhet të ruani qetësinë gjatë luhatjeve të papritura të humorit të pacientëve.
9. Duhet të kuptoni pengesat psikologjike të pacientëve në pranimin dhe shprehjen e informacioneve. Duhet të keni më shumë durim dhe dashuri.