PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vetëshërimi emocional, aftësi e brendshme tek njeriu
2016-03-11 14:29:32 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë persona bien në depresion të thellë për ngjarjet e papritura ose humbjen e familjarëve. Disa prej këtyre personave janë me fat kur kanë pranë vetes miq që i ngushëllojnë se koha do t'ua shërojë plagët dhe lëndimin shpirtëror dhe se do t'i harrojnë një ditë. Por, a është koha ilaçi i vërtetë i plagëve psikologjike?

Shumë persona që kanë përjetuar depresion apo pikëllim për një kohë të gjatë kanë afëtsi të vetëshërohen. Një nga autorët për shkrimet psikologjike Zeng Min është i mendimit se ky është procesi i përshtatjes. Çdo person ka aftësi të përshtatjes me mjedisin e jashtëm. Në këtë proces, rregullimet emocionale ruajnë rol kyç për vetëshërimin psikologjik, duke përballuar presionet e ndryshme të jashtme.

Përse përjetojmë humor negativ?

Njerëz të ndryshëm kanë humor dhe emocione të ndryshme që i përjetojnë në raste të caktuara. Humori negativ i tyre vjen nga stimulimet e jashtme negative. Kur pranojmë sinjale të ndryshme të jashtme, atëherë do të trajtojmë dhe përpunojmë këto sinjale në mënyrë të ndryshme brenda trurit, duke shkaktuar reagimet e ndryshme nervore dhe të humorit.

Në procesin e përpunimit të këtyre sinjaleve, mënyrat e njohjes personale ruajnë rol të madh për reagimet e mëtejshme të humorit. Kur jemi në gjendje të keqe emocionale, mund të shikojmë më shumë sinjale të jashtme në qëndrimet negative dhe përjetojmë humor negativ.

Si është procesi i vetëshërimit emocional?

Kur përjetojmë humor negativ, çdo reagim personal mund të quhet si "rregullim emocional". Shumë persona i konsiderojnë rregullimet tek drejtimi pozitiv si pjesa e vetëshërimit emocional. Por, vetëshërimi emocional përfshin jo vetëm rregullimin drejt pozitives, por edhe rregullimin e humorit negativ. Vetëshërimi emocional mbulon aktivitete shumë të gjera, duke përfshirë aktivitete fizike, shoqërore, veprime të vetëdijshme ose jo.

Eksperti i luhatjes së humorit Lazarus e ndan metodën e përgjigjes ndaj stimulimit të jashtëm në dy lloj: 1. Reagimet për zgjidhjen e problemeve; 2. Reagimi i humorit.

Reagimet për zgjidhjen e problemeve: ndërmarrja e veprimeve ndaj stimulimeve të drejtpërdrejta të jashtme. Kur personat përkatës mund të zgjidhin probleme nëpërmjet përpjekjeve të tyre, do të frenojnë reagimet dhe nuk do të kenë humor negativ. Por, nëse s'mund të zgjidhen këto probleme, atëherë do të nisë luhatja e humorit.

Reagimi i humorit: përpjekjet ose veprimet për të kontrolluar humorin. Prandaj, çdo reagim pas përjetimit të humorit negativ mund të përfshihet brenda "rregullimit të humorit".

Aktivitetet fizike: kur zhytemi në trishtim, personat që njohin teknika përkatëse do të rregullojnë ritmin e frymëmarrjes, duke lehtësuar tensionin.

Aktivitetet shoqërore: kur përballemi me dështime, refuzime ose sfida të tjera, do të përjetojmë humor negativ. Disa persona kërkojnë mbështetjet ndërpersonale, për shembull, diskutojnë me miqtë më të ngushtë, dalin për një drekë me miqtë apo argëtohen së bashku në forma të tjera për të larguar stresin.

Veprimet konkrete: për shembull, të qarit. Mund të qani në vetmi pa ju parë askush ose mudn të ngushëlloheni nga personi juaj i dashur, ose mund të shkoni tek një psikolog dhe të flisni me të për përjetimin tuaj e ndoshta mund të lehtësoni tek ai duke qarë. Pas qarjes, do ta shihni që do të ndjeheni më mirë e më të lehtësuar. Përveç kësaj, mund të shkoni në mal ose në një zonë tjetër dhe të bërtisni, kjo gjë do t'ju lehtësojë tensionin emocional.

Disa të tjerë venosin të qëndrojnë vetëm, refuzojnë të takimet dhe telofonatat, qëndrojnë në gjumë në dhomën e tyre, luajnë lojëra në internet apo vendosin të shohin filma. Pas këtyre veprime shumë persona do të ndihen më të lehtësuar dhe kështu ata vetërregullojnë humorin.

Teoria e terapisë kognitive: Ka persona të cilët edhe pse u ndodh një fatkeqësi, mundohen të shohin anët pozitive të ngjarjes si mësimi nga përvoja nga dështimet etj. Por, ka persona të cilët fokusohen vetë tek anët negative të kësaj ngjarjeje.

Shtrembërimi i kujtimeve: pas ndodhjes së aksidenteve të mëdha negative, disa persona do ta përjetojnë në mënyrë të pandërprerë procesin e këtij aksidenti në kujtimet e veta, duke shtrembëruar kujtimet tek ana pozitive ose negative. Në fakt, nuk ekzistojnë kujtime absolute, çdo person i shtrembëron disi ato në mënyrë të pandërgjegjshme në kujtimet e veta.

Mohimi: situata më tipike ndodhet në periudhën fillestare të humbjes së familjarëve të rëndësishëm ose të personave shumë të rëndësishëm në jetë. Shumë persona që pësojnë këto goditje mohojnë këtë fakt dhe nuk mund ta pranojnë këtë gjë. Ata besojnë se do të kthehen personat e çmuar të jetës së tyre në të ardhme.

Projektimi tek të tjerët: pas lindjes së humorit negative nga ngjarjet e papritura, shumë persona do të mendojnë se të tjerët kanë humor të ngjashëm negativ si dhe vetë ata.

Megjithëse këto janë veprime të çuditshme të pavetëdijes, ky është një proces i vetëshërimit psikologjik. Përveç kësaj, ekzistojnë disa veprime të vetëdijshme për rregullimin e humorit:

1. vetëkritika: ngarkohen me përgjegjësi të tepërta. Mendojnë se të gjitha ngjarje të keqe vijnë nga gabimet e tyre.

2. kritika ndaj të tjerëve: mendojnë se të tjerët duhet të ngarkohen me përgjegjësi për fatkeqësitë në jetën e tyre.

3. fokusimi tek planet: fokusimi i energjive për veprimet e mëtejshme, me qëllim të ndryshimit të situatës së keqe.

4. pranimi: pranimi i fakteve.

5. transferimi i vëmendjes: u kushton vëmendje më të madhe gjërave pozitive të tjera, për të pakësuar fokusimin tek negativiteti.

6. rivlerësimet pozitive: rivlerësoni këtë aksident nga këndvështrimi i rritjes dhe mësimeve personale.

7. Krahasimi me të tjerët që janë më keq: përpiqeni që të mendoni se ka edhe më keq ose krahasoni situatën më të keqe të tjerëve, duke theksuar anët pozitive në këtë krahasim.

Përse mund të vetëshërohemi natyrisht?

Në fakt, vetërregullimi i humoreve është një proces i përshtatjes dhe trajtimit të humoreve negative. Jeta jonë ka aftësi të lindur të vetëshërimit emocional. Por sistemi ynë nervor punon në mënyrë shumë të ndërlikuar për të eleminuar presionin, depresionin dhe humorin e keq. Disa veprime mund të njihen qartësisht nga vetë dhe disa veprimet e pandërgjegjshme janë shumë të vështirë të zbulohen. Në këto veprime të çuditshme, janë fshehur sekretet e jetës. Nëse kuptoni më shumë qëllimet e veprimeve përkatëse, mund të vetëshëroheni më shpejt nga ngjarjet e jashtme negative. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China