PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse janë kaq interesantë binjakët
2016-03-11 14:41:14 CRI Komenti juaj Printoni

Binjakët janë një mrekulli e vërtetë e natyrës dhe për këtë arsye po ju sjellim disa fakte magjepsëse për ta

Si t'i dalloni binjakët

Edhe pse shumica pohojnë se nëna mund t'i dallojë binjakët në bazë të instinktit, ato mund t'i dalloni edhe përmes kërthizës. Kërthiza është një kthesë e vogël në vendin ku kordoni i kërthizës së foshnjës ka qenë i lidhur me placentën dhe kjo qëndron pas lindjes kështu që nuk ka fare të bëjë me gjenetikën. Një tjetër gjë që dallon tek binjaket monozigotë janë shenjat e gishtave. Edhe pse ndajnë AND të njejtë, shenjat e gishtave dallojnë pasi kanë evoluar në pjesë të ndryshme të mitrës gjë që ndikon në zhvillimin e prerjeve dhe shenjave të gishtave.

Binjakët mund të bëhen nga dy prindër të ndryshëm

Nëse një grua ka marrëdhënie seksuale me më shumë se një mashkull gjatë kohës së ovulacionit, është e mundur që nga një spermatozoid nga dy meshkuj të ndryshëm të fekondojnë një qelizë vezë. Edhe pse ky fenomen mund të ndodhë, është shumë i rrallë.

Shansi për të pasur binjakë është shumë më i lartë se 30 vite më parë. Që nga viti 1980, përqindja e lindjeve të binjakëve është rritur në 76%, dhe arsyeja për këtë, thonë ekspertët, është se femrat sot vendosin në moshë më të vjetër për të ngelur shtatzënë për herë të parë, dhe është vërtetuar se probabiliteti i lartë i shtatzënisë binjake është mes të tridhjetave se në të njëzetat.

Fetuset që ndajnë mitrën e nënës nuk janë domosdoshmërisht binjakë

Ka raste kur një grua ngel shtatzënë me një fëmijë, por normalisht vazhdon të ovulojë dhe të ketë cikël menstrual, kështu që ndodhë që embrioni i dytë të bëhet pak më vonë se i pari. Në shumicën e rasteve, të dy foshnjat lindin në të njejtën ditë por njëra në terminin e caktuar, ndërsa foshnja tjetër para kohe. Në raste të tilla, pavarsisht nga lindja në të njejtën ditë, foshnjet e tilla nuk llogariten binjake.

Binjakët flasin gjuhën e tyre

Ajo çka neve të rriturve zakonisht na tingëllon si psherëtimë e binjakëve, ajo është kriptofaza – gjuha e zhvilluar midis binjakëve e që vetëm ata mund ta kuptojnë. Studimet tregojnë se më shumë se 40% e binjakëve e zhvillojnë gjuhën e tyre të veçantë, dhe shumica prej tyre së bashku mësojnë të flasin.

Binjakët në Vietnam zbulojnë se kanë baballarë të ndryshëm pas testit të AND-së

Një çift nga vietnami zbuloi se binjakët e tyre kanë AND të ndryshme.

Sipas njoftimeve, njëri prej fëmijëve ka flokë të trashë dhe me onde, ndërsa tjetri flokë të hollë dhe te drejtë.

Megjithatë ky rast nuk është pare vetëm në Vietnam, pasi vjet një grua nga New Jersey raportoi për të njejtën histori.

Nga testet rezultojë se bashkëshorti i saj ishte babai, por i vetëm një binjaku.

Ndërkohë që është një gjë e rrallë, Dr. Keith Eddleman, shefi i Spitalit Mali Sinai në New York tha për CNN se kjo gjë ishte e mundur.

Veza e një gruaje ka një jetëgjatësi 12 deri në 48 orë dhe sperma është aktive për 7-10 ditë. Kjo gjë mundëson që dy vezë të fertilizohen nga sperma e dy meshkujve të ndryshëm gjatë periudhës së ovulimit.

Motra binjake me fëmijë binjakë

Dy motra binjake nuk mund ta mendonin se edhe fëmijët e tyre do të lindin sërish binjakë.

Michelle Cooke sapo është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë dy foshnja binjake, ajo shprehet e emocionuar për faktin që nuk e besonte që kromozonet mund të përsëriteshin sërish.

Ekspertët dhe mjekët thonë se është e pamundur që binjakët të ndodhin në dy breza madje pohojnë se ky fenomen është i padëgjaur më parë. Elsie dhe Marnie janë dy vajzat binjake ndërsa tezja e tyre ende pa fëmijë dëshiron që kromozoni për binjake të përsëritet edhe tek ajo.

Mjekët njoftojnë se binjakët identikë ndodhin rastësisht kur një vezë ndahet në dy kromozone.

Binjakë të ndryshëm bardhë-zi

Hanna Yarker nga Manchesteri ka lindur binjakë me ngjyra të ndryshme të lëkurë, gjë që, sipas mjekëve, ngjan njëherë në një milion raste

"Foshnjat kanë qenë identike kur kanë lindur, lëkura e tyre ishte rozë. Mirëpo, rreth javës së tretë kanë filluar të dallojnë gjithnjë e më shumë, duke përfshirë edhe ngjyrën e syve të tyre", ka thënë 20-vjeçarja Yarker.

"Anaya tash i ka sytë më të ndritshëm, deri sa Myla ka trashëguar genin e të atit Kyle Armstrong, i cili është me ngjyrë. Edhe ai, edhe unë kemi qenë të shokuar kur bebet nisën të dallojnë", ka shtuar ajo.

"Njerëzit gjithmonë befasohen kur i shohin dhe fillojnë të bëjnë pyetje të ndryshe si: 'A janë ato dyja vërtet motra' apo 'A janë të afërme'? Disa njerëz madje më pyesin se a janë fare fëmijët e mi", ka thënë Yarker

Ja disa personazhe Vip që kanë lindur binjakë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China