PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dashuria e humbur dhe depresioni
2016-03-04 16:45:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kush pëson zhgënjim në dashuri, mund të bjerë në depresion. Disa mjekë i konsiderojnë këto vuajtje "sindromat e zemrës së thyer". Psikologu Li Yinghui nga Spitali Zhongda tregon se rreth 30% e personave që kërkojnë ndihmë psikologjike kanë dështuar në lidhjet dashurore.

Depresioni, pasojë e dashurisë së humbur

Psikologu Li Yinghui flet për rastin e një studenteje e cila sapo ishte ndarë nga i dashuri. Gjatë bisedës me mjekun ajo i tregonte se miqtë e të afërmit kishin një qëndrim jo dashamirës ndaj saj. Ajo shfaqte simptoma të manisë së persekutimit nga ish i dashuri, përjetonte ankthin e ndjekjes së tij. Dalëngadalë vajza e re ra në depresion dhe u vetizolua. Sipas psikologut Li, vajza duhet ti nënshtrohej ndihmës mjekësore dhe në të vërtetë pas trajtimit ajo iu rikthye normalisht jetës së mëparshme.

Simptomat e depresionit, pas dështimit në dashuri

-Simptoma të ngjashme me lënien e duhanit, alkoolit apo drogës

Personat që lenë duhanin, alkoolin apo drogën ndjejnë pështjellim fizik që shfaqet me të vjella, këputje e deri në halucinacione. Por edhe ata që e vuajnë shumë humbjen e një lidhjeje dashurie vuajnë nga simptoma të ngjashme. Kjo ndodh te personat që kanë krijuar varësi ndaj lidhjes së dashurisë, ashtu si ata që krijojnë varësi nga duhani, alkooli apo droga.

Psikologu thotë se shumë persona që dështojnë në dashuri e përballojnë me vështirësi të madhe këtë ngjarje të jetës së tyre, që për ta ngjan me një plagë emocionale.

-Ankthe dhe pagjumësi

Tek disa njerëz dështimi në dashuri përjetohet si humbja e një të afërmi, apo miku. Personi që vuan nuk e pranon realitetin dhe ndjehet i trishtuar, përfshihet nga gjendja e akthit, vetëkritikës, pagjumësisë dhe humori negativ.

Sipas psikologut të gjitha këto gjendje i përkasin " sindromës së zemrës së thyer". Ai thotë se femrat e prekura nga kjo sindromë reflektojnë humor negativ dhe kanë nevojë për shoqërinë e familjarëve apo të miqve të afrët. Por ato gjithashtu kanë nevojë dhe për ndihmë psikologjike profesionale për të kaluar sa më lehtë këtë gjendje.

-Dhimbjet e trupit

Vuajtjet e forta emocionale pas dështimit të dashurisë mund të stimulojnë sistemin nervor dhe për pasojë të shkaktojnë dhimbje trupi. Sipas mjekut këto dhimbje ndodhin kur personi kujton ngjarje nga e kaluara që lidhen me marrëdhënien e dashurisë. Pikërisht në këto momente truri i tyre lëshon sinjale që shkaktojnë dhimbje trupore.

-Sëmundjet e zemrës

Në shumë raste ata që vuajnë dështimin e dashurisë kanë rrahje të shpeshta të zemrës, të cilat shkaktohen nga sekretimi hormonal dhe adrenalina. Sipas të dhënave në përgjithësi femrat që e përjetojnë rëndë emocionalisht humbjen e dashurisë preken nga sëmundje të hipertensionit dhe të zemrës.

-Mungesa e oreksit dhe shqetësimet në tretje

Mjekët thonë se disa javë pas humbjes së dashurisë te disa njerëz sekretohen një lloj hormoni që shkakton mungesën e oreksit. Por disa psikologë thonë se në disa njerëz për shkak të depresionit pas dështimit në dashuri mund të ndodhë e kundërta. Ata konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh duke arritur mbipeshë. Të gjitha këto çojnë në çrregullimin e sistemit të tretjes.

Si të shmangim pasojat e dashurisë së humbur

-Personi që vuan për shkak të humbjes së dashurisë duhet të diskutojë për eksperiencën e tij me miqtë e ngushtë, apo me familjarët dhe sigurisht nëse është nevoja me mjekë psikologë. Nëse ai nuk dëshiron të ndajë me të tjerët eksperiencën e tij mund të shkruajë një ditar. Psikologu këshillon që personi i trishtuar nga dështimi në dashuri nuk ka pse të frenojë të qarët. Përkundrazi, duke qarë ai largon humorin negativ.

-Analizoni shkaqet e dështimit të dashurisë. Pas një përvoje të dhimbshme mund të nxirrni mësime prej saj. Duhet të keni guxim të përballeni me problemet e një dështimi në dashuri, për të përmirësuar një lidhje të ardhshme.

-Fokusoni energjinë tuaj në punë, në hobet tuaja për të zhvendosur vëmendjen nga trishtimi apo humori negativ që ju ka shkaktuar humbja e dashurisë. Konsiderojeni këtë si një sfidë afatshkurtër e cila do t ju forcojë besimin në vetvete dhe do të largojë kujtimet e trishtuara të dashurisë së dështuar.

-Në një periudhë të shkurtë ndërroni mjedisin. Mund të bëni një udhëtim, të shkoni diku si turist. Sipas studimeve psikologjike, ndryshimi i mjedisit lehtëson gjendjen psikologjike.

-Bëni sa më shumë veprimtari sportive. Sporti është një mjet i shkëlqyer për largimin e stresit, ankthit dhe pasojave të tjera, nga të cilat vuajnë ata që kanë dështuar në dashuri. Ushtrimet e frymëmarrjes, shpejtimi i rrahjeve të zemrës mund të nxitin sekretimin e hormonit të gëzimit, duke pakësuar ndjenjat negative. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China