PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Efekti Nocebo: Mund të sëmureni vetëm duke menduar për sëmundjen
2016-03-04 16:16:31 CRI Komenti juaj Printoni

Komunikimi më i mirë është zgjidhja e problemit. Kardiologu i madh Bernard Lown tha dikur se fjalët janë mjeti më i fuqishëm që zotëron një mjek, ato mund të shërojnë, por mund edhe të përkeqësojnë situatën.

Placebo (lat. "dua të pëlqej") është një tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese dhe d.m.th për nga emërtimi nuk mund të ndikojë si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.

Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me anë të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve. Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll.

Efekti i placebos nuk është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike. Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo-efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin.

Disa teknika për të frenuar mendimet stresante

Ju mund ta dini se çfarë mendimesh ju stresojnë. Përpiqeni t'i ndryshoni, por më kot. Ato mbeten në trurin tuaj. Përsëriten e përsëriten vazhdimisht. Bashkë me to mbeten në trupin tuaj edhe ankthi, mërzia, zemërimi që i shoqëron. Nëse nuk mundeni t'i ndryshoni dot, ju të paktën, mund t'i kontrolloni ato. T'i ndaloni që të shprehen. T'i pakësoni, të minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t'i shmangni, të paktën për një farë kohe. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresante. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Shoqërojini mendimet stresante me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.

Përmbytja në fantazi

Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negativ, rrini me të. Rrini me të në mendjen tuaj. Përjetojeni e ripërjetojeni disa herë. Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa patur ndonjë përjetim negativ.

Fokusimi në një objekt

Sa herë që në mendjen tuaj të vërshojnë mendime negative, thoni "Stop" me mendjen tuaj. Fokusojeni vëmendjen tuaj në një objekt specifik. Vëzhgoni detajet e këtij objekti. Librin që jeni duke lexuar, filxhanin e kafesë, karrigen ku jeni ulur, vëzhgoni gjithçka që mund të vëzhgohet nga vendi ku jeni. Fokusojeni të gjithë vëmendjen tuaj në objektin që po vëzhgoni. Kur mendja juaj është e zënë me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vend për mendime negative.

Placebo (lat. "dua të pëlqej") është një tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese dhe d.m.th për nga emërtimi nuk mund të ndikojë si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.

Efekti placebo- nënkupton çdo trajtim që perceptohet si një trajtim real mjekësor, por që realisht nuk është. Ajo mund të përfshijë një injektim, një medikament apo çdo trajtim tjetër "jo real". Çfarë kanë të përbashkët të gjithë efektet placebo është fakti se ato nuk përmbajnë një substancë aktive e cila do te prekte shëndetin.

Si përdoren Placebot?

Shkencëtarët përdorin placebot gjatë studimeve për të ndihmuar në kuptimin e efekteve që një medikament i ri apo trajtim i ri mund të ketë për një gjendje shëndetësore të caktuar.

Për të kuptuar më mirë këtë efekt, disa personave gjatë një studimi mund t'u jepet një ilac i ri për të ulur kolesterolin, ndërkohë të tjerëve mund t'u ofrohet një placebo. Asnjë prej personave në studim nuk do të kuptojë nëse kanë marrë trajtimin e vërtetë ose placebon.

Në këtë formë studjuesit do të krahasojnë efektet e ilacit dhe palcebos për të anketuarit në studim. Kjo do të shërbejë si një formë për të përcaktuar efektshmërinë dhe efekteve anësore që mund të paraqesi ilaci i ri

Çfarë është efekti Placebo?

Në disa raste një person mund të shfaqë një përgjigje ndaj një placeboje. Përgjigja mund të jetë pozitive ose negative dhe për rrjedhojë simptomat që ai shfaq mund të përmirësohen. Ose personi mund të shfaqë efekte anësore si rezultat i trajtimit. Këto pergjigje njihen si "efekti placebo".

Studimet tregojne se placebo mund të ketë efekte të rëndësishme në gjendjen shëndetësore si:

Depresion

Dhimbje

Crregullime te gjumit

Menopauza

Në një studim, i cili përfshin studimet mbi astmën personave të prekur iu ofrua një inhalator placebo. Por, pas testimeve rezultoi se inhalatori nuk ofron asnjë permiresim në testet e frymëmarrjes krahasuar me medikamentet. Ajo që vlen të përmendet është perceptimi i pacineteve mbi mënyren se si ata ndihen. Inhalatori placebo sipas tyre u raportua shumë efektiv për lehtësimin e simptomave, njësoj si medikamenti.

Si funksionon efekti placebo?

Studimet mbi efektin placebo përqëndrohen në marëdhënien midis trupit dhe mendjes. Një prej teorive shpjeguese të këtij efekti shpreh se efekti placebo është në varësi të pritshmërisë së një personi. Nëse një person pret që një medikament i vetem te ndryshoj diçka, atëherë është e mundur që vetë ndërthurja kimike e trupit të njeriut të shkaktoj një efekt të ngjashëm me efektin që do të shkaktonte medikamenti.

Gjithashtu ekspertët thonë se ekziston një marëdhënie midis pritshmërive të një personi për rezultate të efektshme edhe nëse ato nuk ndodhin. Sa me e fortë te jetë kjo ndjesi, aq më i lartë është probabiliteti që ai të perjetojë efekte pozitive.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China