20160226endrrapj1.m4a |
Që nga aromat te tingujt, nga lënia e duhanit dhe filmat e frikshëm, këto janë disa nga shkaqet se pse shihni shumë ëndrra kohët e fundit.
Mësoni si të shmangni makthet e panevojshme dhe të nxisni ëndrrat pozitive.
Do t'ju duket e pabesueshme kur të zbuloni se këta faktorë që në pamje të parë nuk janë të rëndësishëm ndikojnë në ëndrrat tuaja për mirë ose për keq.
Aromat
A çojnë aromat e ëmbla në ëndrra të ëmbla? Një studim zbuloi se nuhatja e luleve në një pikë të ciklit të gjumit shkaktonte më shumë ëndrra pozitive, ndërsa një aromë jo e këndshme sillte ëndrra negative. Kështu kërkuesit thonë se ju mund të ndikoni në cilësinë e ëndrrave tuaja, duke u kujdesur për aromat që mban dhoma e gjumit.
Tingujt
Zgjoheni pasi keni ëndërruar se keni ngecur në një ndërtesë që po digjet dhe zbuloni se ai alarm i zjarrit që dëgjuat është në fakt alarmi i zgjimit. Si ndodh kjo? Ka një hapësirë të ngushtë në trurin tuaj gjatë gjumit që lejon futjen e tingujve. Mjafton që tingujt të jenë mjaftueshëm të ulët sa për të mos ju zgjuar, po të lartë aq sa të mund t'i dëgjoni. Nëse lini ndezur tingujt e dallgëve të oqeanit teksa flini, do të ëndërroni për një pushim në plazh ose do të ndiheni të relaksuar.
Ushqimet pikante
Është e thjeshtë: gjithçka që mund t'ju shkaktojë mostretje ju bën të lëvizni më shumë në shtrat, që do të thotë se keni shanse më të larta për ta mbajtur mend makthin. Ju duhet të zgjoheni brenda pesë minutave pasi e keni parë ëndrrën në mënyrë që ta mbani mend. Sigurohuni që t'i konsumoni vaktet të paktën dy orë përpara gjumit dhe të mos konsumoni kafe pas orës dy të drekës.
Fjetja me bark
Keni ëndrra 'pikante'? Epo, kjo mund t'ju vijë për shkak të pozicionit të gjumit. Një studim i ri i publikuar në revistën Ëndrra zbuloi se shtrirja me bark në krevat lidhet me ëndrrat seksuale. Kërkuesit kanë hedhur hipotezën se kjo mund të lidhet me mënyrën e frymëmarrjes që sjell ky pozicion. Për t'u dhënë fund këtyre ëndrrave, ndryshoni pozicionin e gjumit.
Vitamina B6
Ndërsa nuk ka studime që provojnë se marrja ose jo e B6 sjell ëndrra më të kthjellta, interneti është i mbushur me tregime që bëjnë kuptim në aspektin biologjik. Vitamina B6 është bashkëfaktori që trupi ynë e përdor për të kthyer aminoacidet që ne hamë në neurotransmetues që ndikojnë ëndrrat. Nëse doni t'i ndaloni këto ëndrra, mos përdorni vitaminën B6.
Anti-depresantët
Po, këto ilaçe që supozohet t'ju qetësojnë mund të kenë ndikim në makthet tuaja. Kërkimet pohojnë se shpërthimet e REM janë më intensive te këta persona që i marrin. REM është lëvizja e shpejtë e syve gjatë fazës së gjumit kur ne ëndërrojmë. Nëse ndjeni po të njëjtën gjë, duhet të këshilloheni me mjekun për të ndryshuar mjekim.
Lënia e duhanit
Ëndrrat që nuk i ndani dot nga realiteti kanë treguar se janë një shenjë e kujtdo që po përpiqet të lërë vesin e duhanit. Një studim zbuloi se 63 për qind e duhanpirësve ende ëndërronin rreth duhanpirjes edhe pse e kishin lënë cigaren një vit më parë. Nikotina ndikon në aktivitetin e trurit tuaj në atë mënyrë që ëndërroni për vendimin tuaj për ta lënë duhanin. Ekspertët sugjerojnë t'i rezistoni kësaj periudhe dhe të siguroheni që me kalimin e kohës, mushkritë tuaja të jenë më të shëndetshme.
Televizori bardhezi
Duket diçka e çuditshme, por është e mundur: nëse jeni rritur përpara se televizorët me ngjyra të ishin kaq të përhapur ka mundësi t'i rikujtoni ëndrrat tuaja në bardhezi sesa me ngjyra. Këtë e ka provuar një kërkim britanik dhe i ndodh kujtdo që është ekspozuar ndaj këtyre ëndrrave nga mosha 3 deri në 10 vjeç.
Fjetja i/e uritur
Teksa përpiqeni ta mbani veten në formë dhe në dietë, kjo mund të ndikojë tek ëndrrat tuaja. Sheqeri i ulët në gjak mund t'ju pengojë disi gjumin e thellë, që do të thotë se keni më shumë gjasa t'i mbani mend ëndrrat. Nuk është çudi që në këto ëndrra të shihni ushqim. Mos u ndjeni në faj, një vakt në ëndërr nuk do t'ju shtojë asnjë kalori.
Filmat e frikshëm
E keni dëgjuar këtë që në fëmijëri. Filmat e frikshëm ju shkaktojnë makthe. Por e vërteta është se ndjekja e këtyre filmave duhet të jetë e fundit gjë që bëni përpara gjumit. Gjithçka që bëni në çastet e fundit përpara se të flini do t'ju ndikojë tek ëndrrat. Krijoni një mjedis komod rreth vetes përpara se të flini.
Shtatzënia dhe periudha pas lindjes
Shihni ëndrra sikur i vogli juaj ka humbur dhe ju po e kërkoni me ngulm? A është ky makth tipik për një grua shtatzënë apo ankthi i një nëne të re? Është shumë e zakonshme që të shihni ëndrra të tilla gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, kjo për shkak të përzierjes së emocioneve, mungesës së gjumit dhe hormoneve.