PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Australianët zbulojnë ilaçin e leucemisë
2016-02-26 15:24:19 CRI Komenti juaj Printoni

Me të, qelizat e kancerit thjesht shkrihen", shkruan gazeta ruse, "Russia Today", për ilaçin e ri që studiuesit australianë e kanë gjetur pas shumë vitesh kërkime.

Pacientët me kancer tashmë do të jenë më të qetë. Hulumtuesit australianë kanë testuar një medikament që çon në përmirësim të kancerit dhe në shumicën e rasteve dhe në shërim të përgjithshëm.

"Medikamenti përmban një proteinë të veçantë që i ndihmon qelizat në sulmin kundër kancerit".

Ky ilaç është testuar në Melburn, Australi, për rreth 4 vite në 116 pacientë. Shkencëtarët thonë se ilaçi "Venetoclax" mund të zvogëlojë në një masë të madhe qelizat e kancerit në gjak.

Ndërkohë, në 79 për qind të rasteve, testi ka rezultuar pozitiv në pacientët që vuajnë nga leuçemia kronike.

Ky është një lajm historik, pasi më në fund pas gati 3 dekadash kërkime, studiuesit arrijnë të shpikin një medikament efektiv.

22 Shtatori Dita Ndërkombëtare e Sensibilizimit kundërleuçemisë kronike­(CML) Për herë të parë në 2011 ështëpropozuar që 22 shtatori të shpallet si DitaNdërkombëtare e Sensibilizimit kundër leuçemisëkronike. Është zgjedhur kjo datë sepse ndryshimetgenetike që shkaktojnë leuçeminë kronike ndodhinpikërisht në kromozomin 22 dhe 9 (22/9). Kjo ditë ka për qëllim të inkurajoi pacientët,punonjësit e kujdesit shëndetësor, qeveritë dhe gjithë komunitetin për të punuar sëbashku për të përmirësuar diagnozën, trajtimin dhe kujdesin për pacientët me leuçemi.

Sensibilizimi i gjithë komunitetit për rëndësinë e kapjes së hershme të leuçemisë, vetëmnëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku, është një nga objektivat e kësaj dite.

Çfarë është leucemia kronike?

Leucemia kronike është një sëmundje gjaku gjatë së cilës trupi i njeriut prodhon qelizatë bardha jonormale ose kanceroze të cilat janë të paafta të kryejnë funksionin e tyrenormal. Është një lloj kanceri i gjakut me zhvillim të ngadaltë i cili mund të vazhdojë nëdisa vite, por në disa raste mund të progresojë shumë më shpejt. Kjo zgjatje në kohë ijep mundësinë pacientët ta diagnostikojnë atë herët, të zgjasin jetën e tyre si dhe tëpërmirësojnë cilësinë e saj. Zbulimi i herët i saj bëhet vetëm nëpërmjet njëanalize të thjeshtë gjaku. Të dhënat mjekësore tregojnë se mjekimi i saj varet shumënga grada në të cilën zbulohet sëmundja.

Leucemia kronike është akoma një sëmundje e rrallë, pra nuk flitet për një epidemi,por në vitet në vazhdim çdo njeri nga ne do të njohi të paktën një person që do të ketëkëtë sëmundje. Vetëm në 2009 ishin më shumë se 5 mijë raste të reja të diagnostikuaranë të gjithë botën. Shumica janë duke patur një jetëgjatësi normale si pasojë endryshimit në mënyrën e trajtimit të këtij kanceri.

Bazuar në statistika, në Shqipëri rastet me LEUÇEMI kronike janë rreth 70, që pomjekohen aktualisht, ndërkohë bazuar në përllogaritjet, raste të reja për një vit(incidenca) janë 1­2 raste për 100 mijë banorë, pra duke patur parasysh numrin epopullsisë shqiptare, kjo do të thotë që ka akoma raste të padiagnostikuara, të cilatsigurisht do të paraqiten në faza të mëvonshme, më të avancuara.

Cila është mosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje?

Leuçemia kronike mund të prekë të gjitha moshat, por ajo zakonisht prek moshën e

mesme dhe të lartë. Rreth 2% e rasteve të diagnostikuara janë fëmijë.

Cilat janë shenjat?

Në fazat e hershme të leucemisë kronike, personat e prekur nuk kanë shenja. Gatigjysma e personave me leucemi kronike në kohën e diagnostikimit nuk kanë shenja.

Por kur shenjat shfaqen ato mund të jenë: Lodhje e vazhdueshme e cila nuk largohet,humbje të pashpjegueshme në peshë, ethe, vështirësi në frymëmarrje, djersë natën,rënie të oreksit, dhimbje barku, etj.

Përgjithësisht leucemia kronike kalon nëpër tre faza: faza kronike me mbi 10 vjetmbijetesë, faza e zhvillimit rreth 1 vit mbijetesë dhe faza e krizës me rreth 6 muajmbijetesë. Me mjekimet e sotme këto të dhëna kanë ndryshuar mjaft. Por nëse nukmjekohet LEUÇEMIA kronike përkeqësohet progresivisht dhe mbijetesa shkurtohetmjaft.

Si vendoset diagnoza?

Diagnoza është shumë e thjeshtë­Vetëm një analizë e thjeshtëgjaku mund të zbulojë në kohë një leucemi kronike. Të dhënat mjekësore tregojnë sekurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Sa më herët tëzbulohet sëmundja aq më shumë ka rezultate ka mjekimi, dhe e gjithë kjo ndikon nërritjen e mbijetesës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.

Kur ju ose dikush i afërm ka kancer, është normale të mendoni se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë sëmundje. Askush nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton leuceminë. Mjekët rrallë e dinë se pse një person preket nga leukemia dhe të tjerët jo. Megjithatë studimet kanë treguar disa faktorë të rrezikut të cilët shkaktojnë gjasat që një person të preket nga kjo sëmundje.

Faktorët e rrezikut mund të jenë të ndryshëm për lloje të ndryshme të leukemisë:

Rrezatimi: njerëzit e ekspozuar ndaj niveleve të larta të rrezatimit janë shumë më të prirë se të tjerët të preken nga leukemia akute mieloide, leukemia kronike mieloide dhe leukemia akute limfocitike.

Eksplodimet e bombave atomike: Nivelet e larta të rrezatimit janë shkaktuar nga eksplodimet e bombave atomike (si ato në Japoni gjatë Luftës së Parë Botërore). Njerëzit, veçanërisht fëmijët, të cilët i kanë mbijetuar eksplodimit kanë rrezik më të rritur për leukemi.

Terapia me rrezatim: Një burim tjetër i niveleve të larta të rrezatimit është trajtimi mjekësor për kancer dhe sëmundje të tjera. Terapia me rrezatim mund të shtojë rrezikun për paraqitjen e leukemisë.

Diagnostikimi me rreze-X: Rrezet X dentale ose për metoda tjera diagnostiko (si CT) i ekspozojnë njerëzit ndaj niveleve më të ulëta të rrezatimit. Nuk dihet ende nëse këto nivele të ulëta të rrezatimit te fëmijët dhe te të rriturit mund të ndikojnë në paraqitjen e leukemisë. Studiuesit janë duke analizuar nëse rrezatimet X mund të rritin rrezikun për këtë sëmundje. Ata po ashtu studiojnë nëse skanimet me CT në fëmijëri mund të ketë ndonjë ndikim në këtë drejtim.

Pirja e duhanit: Pirja e duhanit rrit rrezikun për leukemi akute mieloide.

Kimioterapia: Pacientët me kancer të cilët janë trajtuar me barna të caktuara anti-kanceroze, ndonjëherë më vonë preken nga leukemia akute mieloide ose akute limfocitike. Për shembull, nëse një person trajtohet me barnat e njohura si agjentë alkilues ose inhibitor të topoizomerazës, ka gjasa, edhe pse të vogla, më vonë të zhvillojë leukemi akute.

Sindroma e Down-it dhe sëmundje të caktuara trashëguese – po ashtu rritin rrezikun për paraqitje të leukemisë akute.

Virusi i qelizave T-leukemike 1 - është një sëmundje infektive që shton rrezikun për leukemi të njohur si leukemia e T-qelizave. Edhe pse vjen si pasojë e infektimit nga virusi, kjo sëmundje nuk është ngjitëse.

Histori familjare të leukemisë: Është e rrallë kur më shumë se një person në familje vuan nga leukemia. Kur kjo ndodh, gjasat janë më të mëdha për leukeminë kronike limfocitike. Megjithatë, vetëm disa njerëz me leukemi kronike limfocitike kanë babanë, nënën, motrën, vëllamë ose fëmijën që luan po sëmundja.

Duke pasur një ose më shumë faktorë të rrezikut nuk do të thotë se një person do të preket nga leukemia. Shumica njerëzve që kanë madje disa faktorë rreziku kurrë nuk preken nga sëmundja.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China