PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të qetë, në timon
2016-02-26 15:25:29 CRI Komenti juaj Printoni

Me rritjen e nivelit të jetesës në Kinë, çdo familje ka një makinë private dhe shumë individë e kalojnë ditën në timon. Për pasojë qarkullimi rrugor ngarkohet dhe stresi në timon shtohet. Në rast kur një automjet parakalon tjetrin gjithmonë krijohet një situatë e papëlqyeshme. Shoferi që dëshiron të parakalojë i bie borisë i nxehur dhe pret reagimin e shoferit tjetër. Ju, si ndjeheni në situata të tilla të jetës së përditëshme?

Pjesa më e madhe e njerëzve kur janë në timon e kanë të vështirë të shmangin stresin dhe kjo është diçka e përditëshme edhe për shoferët kinezë. Madje përdoret shprehja " stresi i makinës".

Shkaqet psikologjike të "stresit të makinës "

Gjatë udhëtimit me makinë, disa shoferë gjaknxehtë shpesh ndjehen të nervozuar me shoferët e tjerë apo kalimtarët. Në autostradë shpesh shoferët garojnë në shpejtësi dhe bëhen të rrezikshëm për të tjerët. Duke përballur me provokime të tilla apo mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, disa individë ndjejnë nervozizëm të madh dhe në disa raste mund të humbin arsyen.

Shkaqet e stresit në timon janë nga më të ndryshmet. Nëse një shofer e nget mjetin qetësisht, sipas rregullave dhe ndodhet në një mjedis të këndshëm natyror ai nuk do të ketë stres, përkundrazi do të shijojë udhëtimin. Por humori i shoferit prishet në rastet e mosrespektimit të rregullave dhe kjo lidhet ngushtë me veprimtarinë psikologjike. Ndaj individë të ndryshëm e përjetojnë në forma të ndryshme stresin në timon.

Çfarë ndikon në stresin e shoferit?

Së pari, kur ka paracaktuar kohën e mbërritjes. Nëse shoferit i përsëritet se duhet të arrijë në orar kjo e nervozon, pasi trafiku mund të jetë i ngarkuar dhe ai nuk arrin dot në destinacion në kohë. Për pasojë gjatë gjithë udhëtimit shoferi do të përjetojë një gjendje stresi.

Së dyti, gara e shpejtësisë në trafik. Disa shoferë janë të paduruar dhe e pëlqejnë shpejtësinë, ndaj tentojnë të parakalojnë. Shoferët me këto karakteristika ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, të shoqëruar nga stresi emocional.

Së treti, vetëkënaqësia për ngarjen e shkëlqyer të makinës. Shumë shoferë, kryesisht të rinjtë dëshirojnë të parakalojnë sa më shumë makina për të treguar se sa të zotët janë në timon. Kjo mënyrë të sjelluri i shton adrenalinën dhe ata ndjehen vërtet të lumtur. Por në rast se të tjerë shoferë i parakalojnë kjo shërben si shkak për mërzitje dhe ata nervozohen. Madje shumë prej tyre e konsiderojnë parakalimin provokim. Shoferët me këto karakteristika kanë luhatje të humorit dhe mund të shkaktojnë aksidente në rrugë.

Së katërti, udhëtimi me automjet nuk mund të parashikohet. Në disa raste shoferët parashikojnë të udhëtojnë në një rrugë të mirë, me trafik të organizuar, pa mundësi aksidentesh. Por kur kjo nuk ndodh realisht ata stresohen dhe kjo gjë shkakton dhe nervozitëm kur janë në timon.

Së pesti, temperamenti i paqëndrueshëm. Shoferët që nuk kanë vetëkontroll shpesh vuajnë nga gjendja e keqe e humorit dhe stresi i shoqëron gjatë udhëtimit.

Rreziqet e stresit gjatë udhëtimit me makinë

Humori i keq i shoferit mund të shkaktojë rreziqe për aksidente. Rastet e pritjes në rradhë në trafik, fërkimet e paqëllimshme të automjeteve apo edhe ndonjë parakalim shkaktojnë shpërthimin e zemërimit të shoferëve. Madje ekziston mendimi se një shofer i stresuar dhe i nervozuar është më i rrezikshëm se sa një shofer që ka konsumuar alkool. Sipas të dhënave, afro 40% e aksidenteve rrugore i kryejnë shoferët me gjendje të paqëndrueshme humori.

Si të ruhet gjakftohtësia gjatë udhëtimit

Nervozizmi është një reagim i natyrshëm tek njeriu. Tek njerëzit që ngasin makinën situatat e papritura në trafik shkaktojnë zemërim. Ruajtja e gjakftohtësisë dhe kontrollimi i humorit është shumë i rëndësishëm për shoferët.

Ja disa mënyra për ruajtjen e gjakftohtësisë në timon

-Shoferët gjatë kohës së lirë duhet të përpiqen të largojnë stresin dhe të nxisin energjinë pozitive, pa harruar të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor kur janë në timon. Një shofer i qetë dhe me vetëkontroll nuk mund të provokojë nervozizmin e të tjerëve.

-Personat me temparament të paqëndrueshëm duhet të bëjnë ushtrime të vetëkontrollit subjektiv. Të mendojnë herë pas here se humori negativ sjell rreziqe gjatë udhëtimit me makinë.

-Para nisjes së udhëtimit me makinë shoferi mund të informohet për gjendjen e trafikut. Rëndësi ka dhe sigurimi i një kohe të mjaftueshme për të arritur në destinacion. Të gjitha këto ndikojnë në uljen e sstresit te shoferët.

-Kur një shofer para udhëtimit ndjen stres, është me humor të keq, është i lodhur fizikisht apo është nën efektin e ilaçeve nuk duhet të ngasë makinën. Në rast të kundërt gjatë udhëtimit ai mund të shkaktojë aksidente, apo qoftë dhe stres të shtuar për veten.

-Duket si qesharake, por shoferët problematikë me sjelljen në timon mund të vendosin brenda makinës fletushka ku shkruhet "Ruaj gjakftohtësinë", "Stresi dëmton shëndetin". Një tjetër këshillë është që shoferi gjaknxehtë të shoqërohet kur ka mundësi në makinë me një person që mund të ndikojë në ruajtjen e qetësisë dhe të vetëkontrollit.

-Ndikon në qetësimin e shoferit dhe muzika e radios.

-Kur një shofer gjatë udhëtimit ndjen stres të madh dhe nuk mund të përqëndrohet këshillohet që ai të pushojë, duke e parkuar makinën. Pas një pushimi aktiv ai mund të ulë stresin dhe të rinisë udhëtimin.

Test mbi nivelin e stresit

Këshillohet që shoferi para se të nisë makinën të pyesë veten

- A jam i qetë për të ngarë makinën?

-E përballoj dot trafikun e rënduar ?

-Nëse nuk arrij në kohë, a mund të shfajësohem me të tjerët?

-A jam në gjendje të mos konfliktohem me të tjerët në trafik?

Mbi të gjitha ju këshillojmë "Të qetë, në timon!" (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China