20160219ringrohja.m4a |
Sipas "Agjencisë së Standardeve të Ushqimit", ushqimet më mira janë ato që shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, raporton Mirror, kjo pasi mund të helmoheni nga ringrohja e tyre.
Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ringrohni ushqimin.
Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalën, pasi na mundëson ngrohjen e ushqimeve të lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të ringrohet.
"Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të prishin ushqimin. Kur orizi gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarre."
Ja ushqimet që nuk duhet t'i ringrohni
Pasi hani darka dhe ju ka tepruar ushqim, pjesën e mbetur e vini në frigorifer dhe të nesërmen e ngrohni në mikrovalë. Por, studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos nëse nuk ruhen si duhet.
Selino, spinaqi dhe panxhari – Nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.
Kërpudhat – Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohet menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.
Vezët – Nëse ringrohja vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.
Patatet – Patatet janë pak të ndërlikuara – nëse i mbani në një vend me temperaturë të ngrohtë, në vend që t'i fusni menjëherë në frigorifer, atëherë temperatura mund të shkaktojë rritjen e botulizmit, një baktere e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë të patateve në mikrovalë, prandaj është mirë që t'i mbani ato të freskëta, që mos të keni probleme kur t'i ngrohni sërish.
Vezët janë të mbushura me vitamina, sidomos me grupin e vitaminave B, si dhe vitaminë A e D. Në veçanti, e verdha e vezës është një burim i shkëlqyer i riboflavinës apo vitaminës B12. Veza na mbron nga humbja e kujtesës për shkak të moshimit. Përsa i përket mineraleve vezët janë të pasura me selen. Po ashtu ato përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, carotenoide që mbrojnë sytë nga degjenerimi makular po ashtu kanë dhe përfitime të tjera. Duhet të dini që pothuajse të gjithë elementët ushqyes tek veza ndodhen tek e verdha e saj.
Veza bën pjesë në listën e 10 superushqimeve dhe jo pa arsye! E verdha e vezës, por edhe e bardha e saj përmbajnë një sasi të lartë proteinash dhe kolinë duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara i fut vezët në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore
Pra vezët përmbanjnë një varietet të gjerë elementësh ushqyes si kolinë, vitaminë D, A, folate, hekur dhe zink. Nëse ju nuk konsumoni vezë humbisni pikërisht këto elemente.
Kolina: Ajo është një përbërës shumë i rëndësishëm që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës. Kolinën e siguroni edhe nga ushqime të tjera si gjel deti, mish derri, mish viçi, mish pulem salmon, qiqra, fasule, bizele etj
Seleni: Seleni është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides dhe e gjejmë kryesisht tek peshku dhe mishi. Ushqime të tjera që përmbajnë selen janë arrat braziliane, mishi i derrit, i qengjit, i pulës, peshku ton, farat e lulediellit salmon etj
Vitaminë D: Shumë pak ushqime kanë në përbërjen e tyre vitaminë D, megjithatë atë mund ta merrni nga dielli sidomos në orët e para të mëngjesit. Konsumoni më shumë peshk, kërpudha, lëng portokalli për të siguruar më shumë vitaminë D në dietën tuaj.
Folate: Acidi folik ose vitamina B9 është tepër e rëndësishme për rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit. Studimet kanë treguar se shumë njerëz sot në botë nuk marrin sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.
Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të acidit folik përfshijnë perimet me gjethe jeshile si spinaqi, brokoli dhe sallata jeshile, bamjet, shpargu, frutat si bananet, pjepri, dhe limonat, po ashtu fasulet, kërpudhat, mishi kryesisht mëlçia dhe veshkat), lëngu i portokallit dhe i domates.
Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet, prandaj këshillohet që të konsumi më shumë fruta dhe perime të gjalla.
Vitamin A: Vitamina e të parit, retinoli është shumë e rëndësishme për shikimin. E gjeni atë tek mëlcitë, patatet e ëmbla, karotat, spinaqi, kajsitë etj. Në bimë gjendet në formën e beta-karotinës, e cila më tutje në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Për këtë arsye beta-karotina quhet edhe provitaminë A.
Vitamina A është e nevojshme për disa procese në trupin e njeriut, pasi ndikon në zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës, për funksionimin e imunitetit, për shikimin në errësirë etj.
Vitamina A është një antioksidant. Antioksidantët janë substanca që mund të mbrojnë qelizat e njeriutnga radikalet e lira. Vitamina A
gjithashtu luan një rol të rëndësishëm tek shikimi, në rritjen e kockave, në riprodhim, në funksionimin eqelizave dhe në sistemin e imunitetit.
Ka dy lloje vitaminash A. Lloji i parë i vitaminës A gjendet tek mishi dhe lloji i dytë i vitaminës A, provitamina gjendet tek frutat, zarzavatet dhe produktet e tjera me bazë bimore. Lloji më i përhapur i provitaminës
A në ushqime ndërsa ne vitamina është në formen e beta-karotenit.
Sasia e vitaminës A, që çdo njeri ka nevojë, varet nga mosha dhe statusi i riprodhimit. Vegjeterianët, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që pine alkool mund të kenë nevojë për një sasi më të lartë të vitaminës A.
Njerëzit që hanë konsumojnë ushqime që përmbajnë beta-karoten mund të kenë më pak rrezik për disalloje kanceri, si p. sh. kancerin e mushkërive ose kancerin e prostatës.
Duhet të keni kujdes pasi, studimet kanë treguar se njerëzit që pinë duhan dhe që marrindoza të larta të beta-karotenit kanë më shumë rrezik të preken nga kanceri i mushkërive.
Marrja me shumicë e disa llojeve të vitaminës A mund të jetë e dëmshme, zakonisht nga vitaminat tableta apo ilaçet mund të shkaktojëmarrje mendsh, të përzjera, dhimbje koke. Nëse grateshtatzëna marrin shumë vitaminë A fëmija i tyre do të ketë defekte në lindje.
Nëse keni mungesë të kësaj vitamine në organizëm atëherë mund të keni problem me oreksin, lëkura juaj është e thatë, dobësim të shikimit në errësirë, ndërsa tek fëmijët ç´rregullime në zhvillim.
Hekuri: Hekuri transporton oksigjenin drejt organeve dhe muskujve. Hekurin e gjejmë tek mishi, spinaqi, farat e susamit, fasulet, kakao etj. Hekuri mban të shëndetshme qelizat e kuqe të gjakut dhe është bazë për formimin e hemoglobinës. Hekuri transporton oksigjenin nga një qelizë tek tjetra si dhe ofron oksigjen për muskujt tanë. Hekuri rrit gjithashtu funksionin e trurit. Hekuri sjell dhe përfitime të tjera për organizmin tonë si rregullimi i temperaturës së trupit dhe shtimin e energjisë.
Zink: Ai është një tjetër përbërës i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave. Burime të mira të zinkut i gjejmë mishi i viçit, farat e susamit, farat e kungullit, kikirikët, stikat e pishës etj.
Siç e shihni, veza është shumë e rëndësishme për ju, por edhe nëse nuk keni mundësi ta konsumoni atëherë zëvendësojeni atë me ushqimet që përmbajnë vlerat e saj.
Orizi – Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, "orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë… Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.
Orizi preferohet shumë jo vetëm në vendet aziatike por edhe në shumë vende të tjera të botës. Në vendet europiane dhe ato amerikane ku buka është një ushqim tradicional, sot nutristët po sugjerojnë zëvendësimin e saj me oriz për të kontrolluar peshën.
Në SHBA, orizi është konsideruar si një nga ushqimet më të mira dietike. Një mjek amerikan, përdori orizin për të trajtuar obezitetin tek pacientët e tij. Një tjetër nutrist amerikan thotë se orizi i errët është një ushqim anti-kanceroz.
Në fakt, në shumë libra të vjetër të Mjekësisë Kineze orizi është përdorur si ilaç. Në librin mjekësor nga Li Shizhen thuhet se orizi përmban energji "chi" neutrale, duke mbështetur shëndetin e stomakut.
Orizi është gjithashtu i mirë për shëndetin e shpretkës dhe mushkrive. Tradicionalisht, mjekët kinezë e kanë përdorur orizin për problemet me diarrenë dhe stomakun.
Studimet kanë treguar se orizi përmban aminoacide dhe grupin e vitaminave B, si dhe sasi të kalciumit, fosforit, magnezit, hekurit etj, të gjithë këta elementë shumë të domosdoshëm për trupin. Nga ana tjetër, orizi ka pak kalori dhe yndyrna, përmban karbohidrate që të japin ndjesinë e ngopjes, që mund të kurojë obezitetin.
Pula – Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë. Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, prandaj, nëse do ta ngrohni për herë të dytë mishin e pulës, apo çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohuni që është gatuar mirë.