20160212ushqime |
Shijet origjinale të ushqimeve
Shumë ushqime kanë shije origjinale, për shembull, frutat e detit, kërpudha të ndryshme. Këto lloj ushqimesh nuk duhet të gatuhen tepër për të ruajtur shijen e tyre origjinale. Këto ushqime jo vetëm që na shijojnë, por na furnizojnë dhe me elemente ushqyese.
Në kuzhinën tonë përdorim shpesh disa erëza për të përmirësuar shijen e ushqimit. Ka raste kur esencat aromatizuese kanë shtesa kimike. Pas hedhjes së tyre, ushqimi bëhet më i shijshëm. Por dietologët nuk na këshillojnë që të mbështetemi shumë ke kjo formë e shijimit. Sipas studimeve shkencore, polisaharidet tek kërpudhat e algat mund të rrisin imunitetin e trupit. Shfrytëzimi i tyre plotëson jo vetëm kërkesën e shijes, por gjithashtu garanton nevojën e shëndetit.
Dëmet që sjellë kripa e tepërt
Kripë është kryesore kur bëhet fjalë për shijen e ushqimit. Sot, shumë njerëz pëlqejnë ushqime të kripura. Por dieta afatgjatë me shumë kripë shton rrezikun për hipertension, kancer stomaku dhe osteoporozë. Dietologët kinezë thonë se një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se 6 gramë kripë.
Gjatë gatimit, ju sugjerojmë që të përdorim ushqime si qepë, fasula etj., për të pasuruar shijen, duke pakësuar përdorimin e kripës. Nëse do gatuani fruta deti, është më mirë që të mos shtoni kripë ose erëza gjatë gatimit, meqenëse produktet e detit përfmbajnë sasi të lartë kripe.
Rreziku nga sheqeri i fshehur tek ushqimet
Tortat, karamelet, pijet e ëmbla dhe ushqimet e gatuara me shije të ëmbla preferohen shumë nga njerëzit. Shumë fëmijë duan të hanë kekë dhe torta, ndërsa të rinjtë nuk u ndahen pijeve të ëmbla, me ose pa gaz; ndërkohë që disa të rritur preferojnë ushqime të gatuar me shumë sheqer. Sipas studimeve psikologjike, shija e ëmbël mund të na ngrejë humorin. Por konsumi i tepërt i ushqimeve të ëmbla i bën keq organizmit dhe mund të manifestohen me disa sëmundje si mbipesha, kanceri dhe diabeti. Madje sot sheqeri cilësohet po aq i rrezikshëm sa dhe duhani për shëndetin.
Por si përmbushet dëshira e organizmit për shije të ëmbël pa dëmtuar shëndetin?
Së pari, duhet të kontrollohen sasia e përgjithshme e sheqerit; së dyti, gjatë gatimit të ushqimeve të ëmbla, mund të përdoren fruta natyrale, duke zëvendësuar sheqerin e rafinuar.
Shije e përshtatshme e thartë
Shija e thartë vjen kryesisht nga uthulla, limoni etj, të cilat mund të na hapin oreksin dhe të largojnë aromën e pakëndshme të mishit dhe peshkut. Megjithatë kini kujdes mos konsumoni shumë uthull pasi të ndikojë tek stomaku.
Përveç uthullës dhe limonit, mund të përdorni domate gjatë gatimit për të shtuar shijen. Domatja e freskët përmban elemente më të pasura ushqyese dhe nuk i bën keq stomakut.
Po shijet pikante?
Sot në internet shkruhet gjerësisht për përfitimet që u sjellin ushqimet pikante shëndetit si hapja e oreksit, nxitja e tretjes, sjellja e ngrohtësisë së stomakut dhe largimi i ftohtësisë, pakësimi i yndyrës, ulja e tensionit të gjakut, roli anti-kancerit etj. Këto pika të shëndetshme të specave djegës bazohen nga disa teori mjekësore.
Sipas terorisë tradicionale kineze, specat djegës largojnë lagështinë dhe ftohtësinë e brendshme të trupit, duke ulur rrezikun e reumatizmës. Shumë njerëz që jetojnë në lagështi dhe mjedis të ftohtë, pëlqejnë specat djegës, meqenëse shija pikante ndihmon në përmirësimin e shëndetit të tyre. Përveç kësaj, personat me karakteristika të ndryshme fizike pëlqejnë shije të ndryshme. Njerëzit që kanë lagështi të brendshme dhe energji të pamjaftueshme "Yang", mund të pëlqejnë ushqime pikante. Por në të kundërt, personat me zjarr të tepërt të brendshëm dhe ata shumë impulsivë nuk duhet të konsumojnë shumë ushqime pikante.
Në fakt, niveli i përshtatshëm i specave djegës varet nga reagimi i trupit tuaj. Pasi konsumoni shumë pikante nëse keni ndikime në stomak apo zorrë mirë është të reduktoni konsumin e tyre.
Përveç kësaj, personat me ulçer stomaku dhe goje nuk duhet të konsumojnë ushqime pikante. (Xu Guang)